Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vendimi u shqiptua nga gjykatësi Andrei Mineyev, pasi prokurorët kërkuan 15 vjet burgim për Karelinan, e cila po ashtu njihet edhe me mbiemrin e saj të martesës, Khavana.
RUSIA- Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetasen amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtore për tradhti. Ajo u gjet fajtore për transferimin e 51 dollarëve amerikanë te një shoqatë ukrainase të bamirësisë në fillim të vitit 2022. Vendimi u shqiptua nga gjykatësi Andrei Mineyev, pasi prokurorët kërkuan 15 vjet burgim për Karelinan, e cila po ashtu njihet edhe me mbiemrin e saj të martesës, Khavana.
Avokati i Karelinas, Mikhail Mushailov, tha se ajo e ka pranuar se e ka bërë këtë donacion, por ekipi ligjor planifikon që ta apelojë vendimin. Vendimi u shqiptua një ditë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi me 15 vjet burgim një shtetas amerikan të identifikuar si Joseph Tater. Ai u gjet fajtor për huliganizëm.
Karelina, 33-vjeçare, ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara më 2015, ishte martuar me një shtetas amerikan dhe kishte marrë shtetësinë amerikane më 2021. Ajo u arrestua në Jekaterinburg në janar, nën dyshimet për huliganizëm.
Megjithatë, më 7 shkurt ndaj saj u ngrit akuza për tradhti, pasi hetuesit mësuan se në ditën e dytë të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ajo kishte transferuar 51 dollarë te Razom, një grup ukrainas i ndihmës që ndihmon civilët e prekur nga lufta.
Avokati Mushailov tha se prokurorët i gjetën dëshmitë për këtë donacion në telefonin e klientes së tij. Në shkurt, bashkëthemeluesja e Razom, Dora Chomiak, i bëri thirrje Qeverisë amerikane “të vazhdojë të bëjë gjithçka për të kërkuar nga [presidenti rus, Vladimir] Putin që të lirojë të gjithë të arrestuarit padrejtësisht në Rusi”.
Mineyev tha se në rastin e Karelinas ishte gjykatësi i njëjtë që në korrik dënoi gazetarin amerikan, Evan Gershkovich, me 16 vjet burgim nën akuzat për spiunazh. Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u përfshi në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, kur u lirua edhe nga gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, dhe disa disidentë të burgosur rusë.
Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, pothuajse 900 rusë janë dënuar nën akuza për tradhti, spiunazh apo bashkëpunim me qeveri të huaja që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës./ REL
Ivica Daçiç SERBIA- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, njoftoi se Beogradi kërkon...
fotot ilustruese KATANIA- Etna, vullkani më aktiv në Evropën kontinentale, shpërtheu gjatë natës duke shkaktuar mbylljen e ae...
fotot ilustruese BRUKSE- Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të fusë në agjendën e dialogut çështjen e ha...
fotot ilustruese SHBA- Guvernatori i Minesotës, Tim Walsh dhe senatori i Ohajos, James David Vance, kanë rënë dakord p&e...
foto ilustruese PERU- Një grup arkeologësh dhe studentësh të arkeologjisë ne Peru zbuluan një vend varrimi që vlerë...
fotot ilustruese TAJVAN- Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të enjte qarkun Yila...
Foto ilustruese KOSOVA- Bashkëpunimi gjyqësor ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm...
fotot ilustruese KIEV- Ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë operacionin sulmues më në thellësi të Rusisë, po lindin pyet...
fotot ilustruese GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 13-vjeçar ka goditur me thikë një t...
Joe Biden dhe Kamala Harris SHBA- Presidenti Joe Biden është ende i zemëruar nga fakti se u detyrua të braktisë fushatën e ti...