LIVE UPDATES
Bota

Escobar lëshon ULTIMATUMIN: Të lirohen menjëherë tre policët dhe Kosova të hapë kufirin

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kërkojë lirimin e policëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi. Ndonëse tha se hetimet ende po vazhdojnë për këtë çështje, ai shtoi edhe sikur ata të kenë kaluar kufirin, kjo padyshim është bërë pa qëllim.

16 Qershor 2023, 17:47 Nga k.m.
Escobar lëshon ULTIMATUMIN: Të lirohen menjëherë tre
Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha sot se ende po punohet në planin tre pikësh evropian për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, e cila sipas tij po krijon kushte të vështira për tërë rajonin. Escobar tha se asnjë vend ose udhëheqës nuk mund të përcaktojë kursin e stabilitetit rajonal dhe se ndaj atyre që refuzojnë partneritetin do të ketë pasoja. Zyrtari amerikan gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës që po mbahen të paraburgosur në Serbi, por tha se hetimet se ku u kapën ata ende po vazhdojnë.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kërkojë lirimin e policëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi. Ndonëse tha se hetimet ende po vazhdojnë për këtë çështje, ai shtoi edhe sikur ata të kenë kaluar kufirin, kjo padyshim është bërë pa qëllim.

“Ne nuk po bëjmë një deklaratë të plotë derisa të kemi të gjitha faktet, megjithëse për momentin ka dy skenarë të mundshëm. Njëra është se ose janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe janë dërguar në Serbi, ose kanë kaluar pa dashje kufirin dhe janë gjetur brenda territorit serb. Në të dyja rastet, është shumë e qartë se këta policë nuk kanë pasur qëllim të hyjnë në Serbi dhe ata duhet të lirohen”, tha Escobar gjatë konferencës telefonike me gazetarë.

Ai tha se tensionet nuk janë duke rënduar vetëm situatën në Kosovë dhe Serbi, por tërë rajonin, ndërsa kundërshtoi vendimin e qeverisë së Kosovës për, siç tha ai, mbylljen e kufirit dhe pengimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë. Escobar tha se përpjekjet për shtensionimin e situatës janë duke u bërë në kuadër të planit tre pikësh të Bashkimit Evropian

“Ne besojmë se policia speciale duhet të tërhiqet nga ndërtesat e komunave dhe kryetarët të punojnë nga vende të tjera. Ne besojmë se protestuesit duhet të largohen nga rrugët. Ne besojmë se kushdo që ka kryer veprime të dhunshme kundër KFOR-it apo policisë së Kosovës duhet të mbajë përgjegjësi. Ne besojmë se zgjedhjet e parakohshme me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve duhet të zhvillohen sa më shpejt”, tha Escobar.

I pyetur nëse do të ketë sanksione të tjera ndaj palëve për t’i detyruar ato të plotësojnë kërkesat e Brukselit dhe Uashingtonit, z. Escobar tha se po, por nuk pranoi ti quajë ato sanksione por masa ndëshkuese.

Asnjë vend dhe asnjë udhëheqës nuk do të përcaktojë kursin e stabilitetit rajonal dhe evropian. Pra, ndaj atyre që refuzojnë partneritetin do të ketë pasoja”, sqaroi më tej Escobar.

Ai nuk e përmendi me emër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por diplomatët amerikanë ditët e fundit kanë ngritur pikëpyetje nëse Kurti është patner i Shteteve të Bashkuara.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor u pyet disa herë nga gazetarët nëse qëndrimet e Uashingtonit janë më të ashpra ndaj Prishtinës se sa Beogradit, duke marrë parasysh përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të penguar njohjen e Kosovës, zyrtari amerikan fajësoi Prishtiunën për acarimet e fundit.

“Ndërsa është shumë e vërtetë që një pjesë e çështjes është se Serbia nuk ka përparuar deri në atë pikë sa ne dëshirojmë në rrugën e saj drejt një marrëdhënie paqësore, normale me Kosovën, do të thoja se shumë nga ato që po ndodhin duke filluar nga nëntori kanë qenë për shkak të veprimeve të njëanshme të qeverisë së Kosovës për të imponuar zgjidhje që nuk janë të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare”.

Ai e pranoi që në të dyja vendet shihen përpjekje për të mbajtur nivelin e lartë të tensionit pasi sipas tij ushqehen nga kriza. Por, ai hodhi poshtë pretendimet se Uashingtoni së fundmi po ndihmon më shumë Serbinë se sa Kosovën duke përmendur një mori kërkesash që ai thotë ia kanë refuzuar Serbisë. Ai tha se perëndimi përkrahu Kosovën për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe e njohu rezultatin e tyre megjithë pjesëmarrjen e ulët të votuesve. Escobar tha gjithashtu se nuk u pranua as kërkesa e Beogradit që të mos përkrahet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Në asnjë rast gjatë 90 ditëve të fundit, dhe i sfidoj të gjithë që të gjejnë ndonjë gjë që ne kemi bërë që nuk ka shkuar në favor të Kosovës. Tani, e vetmja gjë që kishim, e kishim paralajmëruar Kosovën në lidhje me përdorimin e ndërtesave në veri. Përdorimi i godinave ishte një përshkallëzim i panevojshëm në një kohë kur emocionet ishin të larta”, tha ai.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor sërish përmendi themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një detyrim të Kosovës, para së gjithash, me komunitetin ndërkombëtar./VOA

gabriel escobar tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje