"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
Emocionuese! Gruaja gjen pas 51 vitesh familjen, përqafime e lot gëzimi (FOTO)
Prindërit e Highsmith u ribashkuan me të për herë të parë të shtunën dhe bënë testim zyrtar dhe ligjor të ADN-së.
30 Nëntor 2022, 11:34Nga a.l
Familja në Teksas
SHBA- Një familje në Fort Worth, Teksas, është ribashkuar me vajzën e tyre e cila u rrëmbye kur ajo ishte foshnjë më shumë se pesë dekada më parë. Melissa Highsmith ishte vetëm 22 muajshe në vitin 1971 kur u rrëmbye nga një grua që ishte punësuar për t'u kujdesur për të.
Highsmith, e rritur me emrin Melanie, ka jetuar në Fort Worth për pjesën më të madhe të jetës së saj, duke mos e ditur kurrë se ajo ishte e zhdukur. Ajo nuk e kishte idenë se familja e saj po e kërkonte derisa e kontaktuan përmes Facebook-ut. Në fillim, ajo mendoi se mesazhi mund të ishte një mashtrim, shkruan CNN.
“Babai im më dërgoi mesazhe në messenger dhe më tha, ‘E di, unë kam qenë duke kërkuar vajzën time për 51 vjet,”-tregoi ajo.
Prindërit e Highsmith u ribashkuan me të për herë të parë të shtunën dhe bënë testim zyrtar dhe ligjor të ADN-së. Testi i ADN-së dhe testet e tjera konfirmuan identitetin e Melissa-s dhe familja mundi t'a përqafonte sërish pas 51 vitesh shumë të gjata.
“Edhe pse në momentin që pamë fotot e saj, morëm vesh për shenjën e saj të lindjes dhe kuptuam se ‘ditëlindja’ e saj është kaq afër Melisës sonë, NE DITËM pa asnjë dyshim se kjo ishte VAJZJA JONË,” shtoi familja në një Facebook, postim që bën të ditur lajmin.
Një profil i rastit të Highsmith nga Sistemi Kombëtar i Personave të Zhdukur dhe të Paidentifikuar vë në dukje se foshnja e zhdukur kishte një shenjë lindjeje në pjesën e sipërme të shpinës. Raporti përfshin gjithashtu një skicë të dados së supozuar dhe fotot me fazat e rritjes së Melissa-s./ Dosja.al