LIVE UPDATES
Bota

Emigrantët e pastrehë në rrugët e Parisit

Mesatarisht, rreth pesëdhjetë familje emigrante me fëmijë të vegjël nga tre muaj deri në 10 vjeç, mblidhen çdo mbrëmje para bashkisë së Parisit.

26 Dhjetor 2023, 19:39 Nga I.A
Emigrantët e pastrehë në rrugët e Parisit
Paris

FRANCË- Në këtë sezon festash në oborrin e bashkisë së Parisit organizohen aktivitete të ndryshme, përfshirë një treg Krishtlindjesh. Aty bien në sy edhe simbolet e Lojërave Olimpike të vitit 2024. Por, kjo pjesë e kryeqytetit francez nuk tërheq vetëm vizitorë. Zona është shndërruar në një qendër të dhjetëra familjeve emigrante që në mungesë të strehimit detyrohen të flenë në rrugë.

Mesatarisht, rreth pesëdhjetë familje emigrante me fëmijë të vegjël nga tre muaj deri në 10 vjeç, mblidhen çdo mbrëmje para bashkisë së Parisit. Në këtë periudhë festash numri është i njëjtë. Ata vijnë çdo natë rreth orës 18:00 për t’u takuar me anëtarët e organizatës joqeveritare “Utopia 56,” të cilët përpiqen të gjejnë zgjidhje për familjet që nuk kanë një vend për të fjetur.

Grupi përpiqet t’u sigurojë strehim për një ose dy netë, në mënyrë që emigrantët e pastrehë të mos flenë në rrugë. Disa nga këta njerëz kanë ngritur tenda pranë oborrit të bashkisë. Shumica janë gra me fëmijë shumë të vegjël, nga vende si Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Senegali dhe Mali.

“Jemi të mbingarkuar. Po mundohemi të ofrojmë zgjidhje për strehimin e tyre. Mesatarisht arrijmë të akomodojmë rreth 20 deri 40 për qind të njerëzve, që në fakt është shumë pak. Shumë njerëz përfundojnë në rrugë”, thotë Zoe Lafargoutte, anëtare e organizatës “Utopia 56”.

20 vjeçarja Aicha, e cila kërkon të ruajë identitetin, erdhi në Paris nga Mali në vitin 2020. Dy vite më vonë ajo lindi një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Ismael. Aicha, si shumë të tjerë, ndonjëherë duhet të flejë në kushte të rënda, kur nuk mund të gjejë një vend të ngrohtë për të fjetur.

“Flemë jashtë ose në metro, por nuk ka siguri sepse ka banditë. Është e vështirë, duhet të negociojmë me ta, nuk kemi zgjidhje. Por nuk jam vetëm unë, ka shumë familje që flenë përjashta. Është shumë e vështirë”, thotë ajo.

Një anëtare tjetër e shoqatës “Utopia 56”, Perine Rident, shpreson se Lojërat e ardhshme Olimpike që do të organizohen në kryeqytetin franez më 2024, do të tërheqin vëmendjen ndaj situatës.

“Nëse do ta shikosh anën e mirë të medaljes në gjithë këtë situatë, të paktën njerëzit po flasin për emigrantët dhe njerëzit e pastrehë”, thotë zonja Riden.

Por ajo shpreh shqetësimin se për shkak të Lojërave Olimpike autoritetet do t’i largojnë me forcë ata që kërkojnë strehim, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën.

Marrë nga VOA

france

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale