All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Nga java e ardhshme qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE

Më 19 prill në Parlamentin Evropian u nënshkrua akti ligjor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që shënoi edhe hapin e fundit të procesit të liberalizimit të vizave.

26 Dhjetor 2023, 18:53 Nga r.ll
Nga java e ardhshme qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Deri vonë, pamjet para dyerve të ambasadave të vendeve perëndimore në Kosovë ishin të mbushura me qytetarë. Ata që donin të udhëtonin jashtë vendit detyroheshin të prisnin në radhë të gjata dhe të kalonin në një proces të gjatë e të mundimshëm për të siguruar një vizë për në vendet e zonës Shëngen.

Tani situata është ndryshe. Nga një janari i vitit të ardhshëm Kosova bëhet pjesë e regjimit të udhëtimit pa viza, e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më 19 prill në Parlamentin Evropian u nënshkrua akti ligjor për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që shënoi edhe hapin e fundit të procesit të liberalizimit të vizave. Qytetarët më të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thonë se liberalizimi do të jetë i dobishëm për vendin

“Do të sjellë liberalizim dhe lehtësira për çdo fushë apo sektorë të jetës ekonomike dhe sociale në vendin tonë duke filluar nga fusha e sportit, kulturës, arsimit dhe edukimit ngase shkëmbimet e ndryshme universitare, sportive, kulturore do të rriten dukshëm dhe do të lehtësohen dhe kjo vuajtje 24 vjeçare e kosovarëve duke pritur në ambasadat e huaja ka përfunduar dhe mendoj se është një epokë e re e cila e faktorizon shtetësinë e Kosovës”, tha Asdren Bytyqi me profesion avokat.

“Kjo ka me qenë shumë më e mirë edhe për karrierë e neve të rinjve edhe për edukimin, punën apo profesionalizmin për të arritur me krahasu karrierat në Evropë, me pa atje se si funksionojnë punët edhe pse teorikisht i kemi ditë, por tash kjo është një mundësi për të parë edhe praktikisht”, Tanzu Sylejmani me profesion regjisor.

Sipas një anketimi të kryer nga gazeta online “Shegenvisa” me qytetarët e Kosovës thuhet se mbi 80 për qind e të anketuarve kanë plane udhëtimi për vitin 2024, pas liberalizimit të vizave, ndërsa destinacionet kryesore ishin Gjermania dhe Zvicra. Pjesa e mbetur prej 20 për qind e të anketuarve që janë të pavendosur ose nuk do të udhëtojnë në vitin 2024 përmendin arsye financiare për vendimin e tyre.

Autoritetet në Kosovë kanë organizuar një fushatë disa javëshe për informimin e saktë të qytetarëve mbi lehtësitë dhe kufizimet që sjell liberalizimi i vizave. Regjimi nënkupton mundësi udhëtimi pa viza deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen, por nuk është leje pune.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë të gjitha rregullat që janë pjesë e këtij sistemi të liberalizimit të vizave”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Por, krahas dobive nga udhëtimi pa viza, bizneset në Kosovë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e largimit të fuqisë punëtorë. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha për Zërin e Amerikës se tashmë ka dy vite që kanë filluar shqetësimet me largimin e punëtorëve në vendet evropiane.

“Edhe tani me liberalizim të vizave edhe pse ky nuk është liberalizim për vende pune ose për të shkuar për të punuar, është një liberalizim për qëllime turistike që është një e drejtë që na është mohuar që sa mirëpo ne si Odë Ekonomike nuk presim njëë ëlargim të themi masiv, që do zbraset Kosova për shkak se kemi numër mjaft të madh ku 2 -3 vitet e fundit që janë largu. Fatkeqësisht jemi duke vuajtur nga mungesa e statistikave sa po largohen dhe sa po kthehen”, tha zoti Rafuna.

Zoti Rafuna thotë se ndërtimtaria dhe gastronomia janë dy sektorët që janë prekur më së shumti nga largimi i punëtorë ndërsa kërkonn nga qeveria e Kosovës hartimin e një plani që do të parandalonte shkuarjen e të rinjve.

"Për mendimin tem ky është problem që hyn në kategorinë ndoshta të Sigurisë Kombëtare, për arsye se rinia ka qenë një aset me të cilin të gjithë ne që kemi qenë udhëheqës të institucioneve jemi mburrë dhe e kemi përdorë si një vlerë që e ka Kosova për t’i motivuar investitorët për të ardhë me investu në Kosovë. Tani po e humbim këtë aset, kështu që ne duhet ta kemi parasysh, që të shohim situatën më afatgjatë, jo vetëm ta shohim gjashtë muajt e ardhshëm ose një vit ose dy vitet e ardhshme”, tha zoti Rafuna.

Në një raport të publikuar nga “Instituti Riinvest” në Prishtinë lidhur me dinamikën e tregut të punës thuhet se migrimi i punonjësve mbetet problemi kryesor me të cilin përballen bizneset në vend. Raporti i publikuar një muaj më parë thekson se 17.59 për qind e bizneseve thanë se punonjësit e tyre i informuan se do të emigronin vitin e ardhshëm dhe në përgjithësi, bizneset presin që rreth 33 për qind e punonjësve mund të migrojnë pas një janarit./VOA

kosove liberalizimi i vizave

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet