LIVE UPDATES
Bota

Ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit në Washington

Ekspozita përfshin mbi 2500 objekte që pasqyrojnë historinë e arkitekturës dhe ndërtimit. Shumë pjesë janë mbajtur të mbyllura për dekada. Aileen Fuchs është drejtoresha e muzeut.

27 Dhjetor 2024, 19:00 Nga I.A

Ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit në

SHBA- Muzeu Kombëtar i Ndërtesave ka hapur një ekspozitë të re me mbi 2500 objekte të rralla. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Maxim Adams ekspozita quhet “Visible Vault: Open Collections” dhe ofron një vështrim në historinë e arkitekturës dhe ndërtimit.

“Shihni prapa meje. Në fakt duhet të bëjmë një listë të ideve që kanë njerëzit për atë që shohin. Duket si diçka nga filmat ‘Star Wars’ apo si makinë që mund të të kthejë në kohë. Askush nuk e merr me mend se është një version i hershëm i një printeri të projekteve të arkitekturës”, thotë Nancy Bateman, Drejtoresha e koleksioneve të Muzeut Kombëtar të Ndërtimtarisë.

Ajo prezanton një nga artefaktet e shumta nga ekspozita më e re në Uashington, “Visible Vault: Open Collections”.

Ekspozita përfshin mbi 2500 objekte që pasqyrojnë historinë e arkitekturës dhe ndërtimit. Shumë pjesë janë mbajtur të mbyllura për dekada. Aileen Fuchs është drejtoresha e muzeut.

“Do të shihni modele dhe punë nga I. M. Pei, Frank Gehry… Pastaj do të shihni koleksionin më të bukur të pajisjeve të vjetra, koleksionin tonë me tulla, modelet fillestare të skulpturave”.

U deshën pesë vjet për të bërë gati ekspozitën.

Ekspozita përfshin nga një kolonë të stilit korintas që u krijua për muzeun e parë të artit në Uashington më 1861 e deri tek një mostër e dyshemeve të laminuara të prodhuar më 2014.

Artifakti më i rëndë në koleksion është një makinë për shtypjen e llamarinës e vitit 1906 që peshon rreth 159 kilogramë. Më e famshmja është mbulesa e dyshemeve e markës ‘Armstrong’ nga viti 1932 që mund të gjendej pothuajse në çdo kuzhinë amerikane në mesin e shekullit të 20-të.

Koleksioni gjithashtu ka miniatura si disa modele ndërtesash dhe monumentesh të famshme, por edhe objekte të mëdha si fasadat e ndërtesave dhe kornizat e dritareve që lejojnë vizitorët të shohin me admirim detajet e tyre të ndërlikuara.

“Artifaktet janë mbajtur në depo për shumë kohë dhe për t'i ekspozuar duhej të vendoseshin në mure ose t'u jepej një hapësirë shumë e madhe”, thotë Nancy Bateman Drejtoresha e Koleksioneve në Muzen Kombëtar të Ndërtimtarisë.

Ekspozita ka edhe lodra si ‘Lincoln Logs', lodra të hershme të firmës ‘Lego’ dhe madje edhe lodra të rralla të ‘Disney-t’ dhe shtëpitë e kukullave ‘Petite Princess’ të viteve 1960.

Ekziston edhe një dhomë e veçantë e mbushur me pajisje që tregojnë historinë e evolucionit të punëve në ndërtim përmes avionëve, veglave të hershme elektrike dhe kutive të ndërlikuara të veglave të bëra vetë.

“Këto janë lloje të ndryshme çekiçësh prej fletave metalike që ndryshojnë në varësi të asaj që po i jepni formë dhe asaj që po bëni”, thotë zonja Bateman.

Këto rafte të ekspozitës përmbajnë vizatime, projekte origjinale, miniatura, lodra dhe gjëra të tjera. Ekspozita do të përditësohet me artikuj të rinj nga arkivi i gjerë i muzeut./VOA

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj