LIVE UPDATES
Bota

Ekspozitë për revolucionin paqësor dhe ribashkimin gjerman

Objektivi më i rëndësishëm i ekspozitës janë të rinjtë. Kjo është arsyeja pse prezantimi u mbajt në një shkollë të mesme të Berlinit. Adoleshentët e shkollës, Heinrich-Hertz u zhytën në historinë e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Sepse ata ishin dëshmitarë të Luftës së Ftohtë.

2 Prill 2024, 09:24 Nga h.k
Ekspozitë për revolucionin paqësor dhe ribashkimin gjerman
Foto ilustruese

GJERMANI-Ekspozita "Revolucioni paqësor dhe ribashkimi gjerman" është një pasqyrë kompakte e epokës, në të cilën vendi dhe i gjithë kontinenti u nda. Lindja dhe Perëndimi ishin sinonim i luftës mes komunizmit dhe kapitalizmit. Po flasim për kohën kur kufijtë ndarës e të pakapërcyeshëm kalonin nëpër Gjermani dhe Evropë. Ato u rrënuan kur në vitet 1989/90. miliona njerëz të guximshëm në ish-RDGJ, në Poloni, Hungari dhe vende të tjera, luftuan paqësisht për lirinë dhe demokracinë e tyre. Ekspozita është ideuar nga Fondacioni Gjerman për Përballjen e Diktaturës SED. Akronimi SED i referohet Partisë Socialiste të Bashkuar të Gjermanisë, e cila ishte selia e pushtetit në RDGJ.

Objektivi më i rëndësishëm i ekspozitës janë të rinjtë. Kjo është arsyeja pse prezantimi u mbajt në një shkollë të mesme të Berlinit. Adoleshentët e shkollës, Heinrich-Hertz u zhytën në historinë e prindërve dhe gjyshërve të tyre. Sepse ata ishin dëshmitarë të Luftës së Ftohtë.

Ngjarjet historike shfaqen në gjashtë postera të mëdhenj – si foto, faqe kalendarike, por edhe në formën e teksteve të shkurtra dhe kodeve QR, të cilat çojnë në video. Këtu janë me siguri edhe ditët si 9 nëntori 1989, dita kur ra Muri i Berlinit, por edhe 5 shkurti i të njëjtit vit - dita kur Chris Gueffroy u qëllua nga ushtarët ndërsa përpiqej të arratisej nga Berlini Lindor në Perëndim.

20-vjeçari ishte viktima e fundit e urdhrit të RDGJ për të qëlluar këdo që guxonte të përpiqej të arratisej përtej kufirit lindje-perëndim. Jön Zenner nga shkolla Heinrich-Hertz është 17 vjeç dhe ai e njihte kompleksitetin e ndarjes gjermane vetëm në orët e historisë. "Ne nuk kemi folur shumë për këto gjëra në familje”, thotë ai.

Për një kohë të gjatë nuk kishte asnjë arsye për të folur për të. Babai i Jönit është nga Gjermania Perëndimore, nëna nga Hong Kongu. "Prandaj nuk është e rastit që ne jetojmë në Berlin, ku njëri prind vjen nga Lindja dhe tjetri nga Berlini Perëndimor”, thotë maturanti i ardhshëm.

Lindja dhe Perëndimi nuk luajnë më ndonjë rol të madh

Së bashku me Marla Böhme, Zenner trajtoi temën e fundit të ekspozitës: të rinjtë në një Gjermani të bashkuar. Studimi i vitit 2019 thotë: "Dallimet midis Lindjes dhe Perëndimit, midis gjinive dhe midis të rinjve me dhe pa sfond migrimi po zvogëlohen gjithnjë e më shumë".

Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Marla mund ta konfirmojë këtë nga këndvështrimi i saj: "Unë edhe më parë kisha ndjenjën se në brezin tonë nuk ka dallime të mëdha mes të rinjve nga lindja dhe perëndimi i Gjermanisë.

Ajo pajtohet me Jönin se ekspozita është shumë e dobishme për mësimdhënien në shkollë. "Unë mendoj se është më e dobishme sesa, për shembull, prezantimi dhe shikimi në një smartphone," thotë Marla. Arsyeja: Vëmendja është jetëshkurtër në telefon. "Kur gjërat paraqiten në ekspoitë, ju përqendroheni më shumë në të."

Profesori i tyre, Alexander Buchholtz, është i impresionuar nga interesimi i studentëve të tij. "Ata morën postera dhe duhej të hulumtonin temën dhe më pas ta prezantonin këtu”, tregon 42-vjeçari detyrën që u dha. "Ata kishin ide të shkëlqyera," vlerëson studentët e tij Buchholtz, i cili jep mësim histori, politikë dhe sport.

Shpresat dhe frika e prindërve

Fondacioni Federal për Trajtimin e Diktaturës mezi pret përgjigjen pozitive për ofertën e tij më të fundit arsimore. Sigurisht, tema është pafundësisht e largët për këtë brez shkollor, thotë regjisorja Anna Kaminsky. "Por kjo është pikërisht ajo që prindërit e saj kujtojnë që kur ishin të vegjël. Edhe ata flasin për shpresat që kishin apo çfarë frike ndjenin."

Kjo vlen edhe për njerëzit nga vendet e tjera, të cilët luftuan për liri gjatë viteve 1980 të shekullit të kaluar. Një poster i ekspozitës titullohet "Çlirimi i Evropës Lindore dhe Qendrore". Mbi të theksohet grafikisht citati: "Muri i parë u shkatërrua në vitin 1980 në kantierin e anijeve në Danzig. Më vonë, muret simbolike morën radhën dhe gjermanët shkatërruan Murin e Berlinit."

Këto fjalë vijnë nga elektricisti Lech Wałęsa, i cili në Poloninë komuniste nga viti 1980 deri në vitin 1990 ishte president i sindikatës "Solidariteti", ndërsa nga viti 1990 deri në 1995 edhe president i Polonisë. Ai mori çmimin Nobel për Paqen për kontributin e tij për liri dhe demokraci.

Më shumë se tre dekada pas ndryshimeve paqësore në Gjermani dhe Evropë, Rusia po përpiqet të kthejë me dhunë rrjedhën e historisë - me një sulm të paligjshëm ndaj Ukrainës. Kjo tregon se sa të brishta dhe të rrezikuara janë demokracitë. Ato sulmohen nga ata që dëshirojnë pushtetin, të fortët e pamëshirshëm si Vladimir Putin, apo ekstremistët e krahut të djathtë.

Si të mbroni demokracinë nga armiqtë? Në këtë kontekst mund të shihet edhe ekspozita "Revolucioni paqësor dhe bashkimi gjerman”. Kjo na detyron të mendojmë - si ndodhi kjo? Çfarë mund të bëhet për të mbrojtur një shoqëri të hapur, demokratike nga armiqtë e saj?

Interesi për ekspozitën është i madh: Mbi 500 shkolla, biblioteka dhe arkiva kanë porositur tashmë nga një bllok me gjashtë postera. Kërkesa kanë mbërritur edhe nga Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa pllakat me tekste janë në dispozicion në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht./DW

ekspozite

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet