LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertja e SPAK: Inceneratori i Elbasanit kushtoi 22 mijë euro më shumë nga sa pagoi buxheti i shtetit!

Sipas raportit, preventivi i kontratës se bërë nga Albtek dhe Ministria e Mjedisit dhe preventivi i situacionit përfundimtar të punimeve, rezulton të jetë i njëjtë.

29 Nëntor 2022, 16:11 Nga Adriatik Doci
Ekspertja e SPAK: Inceneratori i Elbasanit kushtoi 22 mijë euro më
Inceneratori

ELBASAN- Një raport i hartuar për llogari dhe me urdhër të SPAK-ut, vë në dyshim disa nga akuzat dyvjeçare për inceneratorin e Elbasanit. Në raportin e siguruar nga Shqiptarja.com në aktin e ekspertimit vlerësues për inceneratorin e Elbasanit është kryer nga ekspertja Luiza Bala, e cila është caktuar nga SPAK me vendim të datës 23 qershor 2022, për llogari të hetimeve. Në dokumentin që mban datën 10 nëntor 2022, thuhet se projekti është zbatuar me përpikmëri dhe konform përshkrimit të punimeve nga shoqëria koncensionare Albtek. Sipas raportit, preventivi i kontratës se bërë nga Albtek dhe Ministria e Mjedisit dhe preventivi i situacionit përfundimtar të punimeve, rezulton të jetë i njëjtë.

Po ashtu në raport thuhet se vlera përfundimtare faktike e impiantit të mbetjeve është 26 072 756.18 euro. Pra investimi kushton 22.235 euro më shumë nga sa është paguar nga buxheti i shtetit. Rreth 6 milionë euro është vetëm vlera faktike e punimeve dhe makinerive të impiantit, ndërkohë nuk përllogariten kostot për 5 vite administrim që koncensionari do të shërbejë pa pagesa shtesë. Konkluzionet zyrtare të ekspertes së caktuar nga SPAK konfirmon edhe një herë se ndërtimi i inceneratorëve mund të jetë përdorur për evazion fiskal, një aktivitet gjithsesi i dënueshëm, por sipas dokumentet nuk janë vjedhur para publike. Por ta shikojmë në detaje cilat kanë qenë pyetjet që SPAK ka bërë në ekspertizë, dhe (shkurtimisht) si ekspertja është përgjigjur:

Pyetje e SPAK: A përputhet në fakt gjendja e punimeve të kryera dhe furnizimeve të kryera me atë të parashikuar në kontratën e koncesionit dhe projektin e miratuar?

Përgjigja e ekspertes: Rezulton se projekti i zbatimit në punime civile dhe në ato të ndërtim-montimit dhe teknologjisë, është zbatuar me përpikëri nga shoqëria koncensionare 'Albtek Energy' dhe konform projektit të zbatimit dhe përshkrimit të punimeve.

Pyetje e SPAK: Të përcaktohet se cila ka qenë kostoja faktike e kryerjes së këtyre punimeve dhe furnizimeve për secilin prej zërave të punimeve.

Ekspertja: ....Duke iu referuar çmimeve të paraqitura në situacionin përfundimtar dhe atë pjesor, vlera totale është 26 072 756 euro. Këtu ritheksojmë se punimet janë realizuar me cilësi dhe kushte të mira.

Pyetje e SPAK: A përputhet kostoja faktike e punimeve dhe furnizimeve të kryera me preventivin e kontratës së koncensionit? Nëse jo të përcaktohet se ku qëndrojnë këto mospërputhje dhe cila është vlera e tyre?

Ekspertja: Në tabelën krahasuese bashkangjitur me këtë akt-ekspertim është përcaktuar vlera e përcaktuar në kontratën koncensionare, për të cilin nuk kam konstatuar në dokumentet e fashikullit hetimor të ketë një kontratë të lidhur me palët e treta për realizimin si të punimeve të ndërtimit, por edhe ato të pajisjeve teknologjike dhe montimin e tyre, të cilat janë analizuar në përgjigjen nr. 1 të këtij akti. Po kështu nga ana ime është bërë krahasimi i gjendjes faktike të punimeve të realizuara për ndërtim, objekt i këtij hetimi, me situacionet e raportuara për kryejen e punimeve, nga sa rezulton se punimet janë kryer konform projetit të zbatimit, duke pasur me prevantivat referuese, kjo si për volumet dhe për vlerat përcaktuese të shpjeguara më sipër.

Nga krahasimet e tyre, duke iu referuar çmimeve të paraqitura si çmime të kontratës për zëra të veçantë është:

1. Vlera e preventivuar e kontratës së koncensionit, me preventivin e përgatitur për vlerë të objektit, janë e njëjta.

2. Ndryshimi nga vlera e preventivuar për dhënien e koncesionit, me vlerën e kontratës së firmosur nga koncensionari 'Albtek Energy', është pothuajse zero.

3. Ndryshimi mes kontratës së bërë nga shoqëria koncensionare 'Albtek Energy', me MM (Ministria e Mjedisit), për ndërtimin e objektit 'impianti i trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan dhe prodhimin e energjisë, me situacionin përfundimtar të punimeve në vepër, rezulton të jetë zero.

4. Ndryshimi ndërmjet situacionit të raportuar dhe të deklaruar nga shoqëria 'Albtek Energy', me situacionin e përgatitur nga ana ime, kjo sipas gjendjes faktike, është 22 235 euro.

Pyetje e SPAK: A ka zëra punimesh ose blerje të panevojshme të përfshira në projektin e objektit dhe preventivin e punimeve?

Ekspertja: Fillimisht duhet të ritheksojmë se projekti është hartuar në zgjidhjen më të mirë të tij, me shumë detaje, ku është pasqyruar gjendja para fillimit të punimeve me shumë detaje dhe ajo pas përfundimit të tyre, dhe nuk kam konstatur që në projekt të jenë përfshirë apo ndryshuar gjëra të këtij realiteti. Nga zbërthimi i projektit kam konstatuat se nuk ka zëra të përfshira tepër në situacionin përfundimtar...

inceneratori i elbasanit

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës