LIVE UPDATES
Bota

Eksperti: Rritja e temperaturave po shpejton shkrirjen e akullnajave alpine

Ekspertët thonë se këto akullnaja po dëmtohen në brendësi, duke e bërë pothuaj të pamundur parashikimin e saktë të shembjes së tyre. Shembja e një akullnaje alpine të dielën në Itali shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë njerëzve.

5 Korrik 2022, 21:23 Nga I.A

Eksperti: Rritja e temperaturave po shpejton shkrirjen e akullnajave alpine

ZVICËR- Akullnajat në Alpet e Evropës po bëhen më të paqëndrueshme dhe të rrezikshme pasi temperaturat në rritje, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, po dëmtojnë ato që konsideroheshin prej kohësh si shtresa të fjetura, pothuajse të fosilizuara akulli. Ekspertët thonë se këto akullnaja po dëmtohen në brendësi, duke e bërë pothuaj të pamundur parashikimin e saktë të shembjes së tyre. Shembja e një akullnaje alpine të dielën në Itali shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë njerëzve.

Italia po përballet me një valë të nxehtë të fillimit të verës dhe vëmendja është përqendruar në ndikimin e thatësirës tek të korrat në luginën pjellore të Po-së. Më në veri, shembja e një akullnaje në malin Marmolada, e cila ndodhet në një lartësi prej mbi 3,300 metrash, shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë njerëzve.

''E njoh shumë mirë atë akullnajë. Vërtet u befasova. Para këtij incidenti, nuk do të kisha menduar se akullnaja në malin Marmolada ishte e rrezikshme. Ajo ndikohet shumë nga shkrirja dhe tkurrja e akullit për shkak të nivelit të lartësisë në të cilën ndodhet dhe konsiderohej si një akullnajë tipike, që po pësonte tkurrje dhe që mund të zhdukej në vitet e ardhshme. Pra, ishte vërtet e papritur të shihje një shembje të tillë të akullnajës, e ndikuar kaq shumë nga ndryshimet klimatike", thotë Giovanni Baccolo, studiues i akullnajave në Universitetin e Milanos.

Temperatura, që normalisht është nën zero në malin Marmolada, arriti në dhjetë gradë Celsius të shtunën (më 2 korrik), tha në fundjavë guvernatori rajonal i Venetos, Luca Zaia.

Një masë e madhe akulli u shemb afër Punta Rocca, në rrugën që zakonisht përdoret nga alpinistët për të arritur majën e malit, tha njësia italiane e kërkim-shpëtimit për Alpet.

Eksperti i akullnajave Giovanni Baccolo paralajmëroi alpinistët e guximshëm, që shkojnë në male për t'i shpëtuar vapës së verës, të jenë të kujdesshëm, sepse temperaturat e larta po dobësojnë strukturën e akullnajave.

''Meqenëse ndryshimet po ndodhin në brendësi të akullnajave, është e vështirë, thuajse e pamundur, të parashikohet se ku mund të ndodhin shembjet. Kjo shpesh nuk mund të bëhet deri në momentin e fundit, kur ndoshta është tepër vonë”, thotë zoti Baccolo

Ai thotë se ekspertët ende nuk dinë shumë mbi procesin e shkrirjes ose të zhdukjes së akullnajave.

"Për shembull, të dielën (më 3 korrik), diçka e paparashikueshme dhe me pasoja tragjike ndodhi, sepse akullnaja nuk mundi të rrinte ngjitur në faqen e malit për shkak të temperaturave të larta dhe shkrirjes së akullit. Mendoj se tani ekspertët duhet të jenë më të kujdesshëm në studimin e akullnajave që po shkrihen, fazat përfundimtare të të cilave mund të jenë më problematike sesa mendohej më parë”, thotë eksperti italian i akullnajave.

Marrë nga VOA

giovanni baccolo alpet e evropës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj