24 Maj 2023, 16:14
Nga a.l
Iriq deti
Një kërkim shkencor i kryer nga disa ekspertë të Universitetit të Tel Avivit zbulon se një epidemi vdekjeprurëse është përhapur në Gjirin e Eilat të Izraelit, duke shkaktuar vrasjen e në specieje të rallë të iriqit të detit. Ekspertët paralajmërojnë se ekosistemet e çmuara të shkëmbinjve koralorë të Detit të Kuq po kërcënohen gjithnjë e më shumë.
Sipas shkencëtarëve një patogjen i panjohur po vret iriqin e zi të detit, Diadema setosum. Shkatërrimi masiv nisi fillimisht në Detin Mesdhe lindor, nga ku është përhapur në Detin e Kuq fqinj, shkruajnë mediat e huaja.
Iriqi i zi i detit siguron ruajtjen e një habitati të shëndetshëm në shkëmbinj nënujorë. Pa to, algat rriten të pakontrolluara, duke mbytur koralet dhe duke rrezikuar ekuilibrin delikat të ekosistemit të shkëmbinjve.
“Është një vdekje e shpejtë dhe e dhunshme: brenda vetëm dy ditësh një iriq deti i shëndetshëm bëhet një skelet me humbje masive të indeve”, tha Oren Bronstein, një biolog detar në Universitetin e Tel Avivit dhe autori kryesor i një serie punimesh mbi vdekjet e iriqit të detit.
Muajin e kaluar, studiuesit në Shtetet e Bashkuara identifikuan një parazit njëqelizor përgjegjës për një vdekje të ngjashme masive të iriqëve të detit në Karaibe që ka shkatërruar ekosistemet e shkëmbinjve.
Studiuesit izraelitë besojnë se një patogjen i ngjashëm mund të jetë gjithashtu përgjegjës për vrasjen e iriqëve të detit në Mesdhe dhe Detin e Kuq, dhe kanë bërë thirrje për veprim urgjent nga Autoriteti i Natyrës dhe Parkut për të mbrojtur ekosistemet e shkëmbinjve nënujorë tashmë të rrezikuar të Izraelit.
oren bronstein
Bota
24 Maj 2023, 16:06
a.l
Përmbytje në Afganistan
AFGANISTAN- Disa zona në Afganistan janë përfshirë nga moti i keq dhe reshje të dendura shiu du...
Bota
24 Maj 2023, 15:56
a.l
Skllavja e seksit
JAPONI- Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare e mbijetuara e fundit e njohur si 'sllave e seksit' që Japo...
Bota
24 Maj 2023, 16:01
A.B
Makina
GREQI- Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tsilivi të Zakynthos. Sipas informacioneve, ...
Bota
24 Maj 2023, 15:52
a.l
Xi Jinping dhe Vladimir Putin
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaron se nuk është caktuar ende një datë ko...
Bota
24 Maj 2023, 15:45
a.l
Sudan
SUDAN- Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i publikuar së fundmi, zbulon se më shumë se 300 mijë...
Bota
24 Maj 2023, 15:39
a.l
Jens Stoltenberg
Shefi i aleancës, Jens Stoltenberg deklaron se Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO për sa ko...
Bota
24 Maj 2023, 15:34
a.l
Oliver Varhelyi
KOSOVË- Komisioneri Evropian për Zgjerim, Olivier Varhelyi më 25 maj do të zhvillojë një vizitë zyrtare...
Bota
24 Maj 2023, 15:28
f.i
Mbret Charles dhe Camilla
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III dhe Mbretëreshë Camilla po përgatiten për një ku...
Bota
24 Maj 2023, 15:18
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka zhvilluar sot një takim me zyrtarë të nivelit të lartë për ...
Bota
24 Maj 2023, 14:57
a.l
Foto ilustruese
RUSI- Drejtori i një instituti të lartë shkencor rus, i arrestuar me dyshimin për tradhti së bashku me dy ek...