Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas qëndrimin ulur për një kohë të gjatë edhe ushqimeve të shumta gjatë sezonit të festave, Viti i Ri ofron një shans për të bërë ushtrime fizike shumë të nevojshme për trupin.
SHBA- Hulumtuesit thonë se një aktivitet i moderuar fizik, vetëm për disa minuta në ditë, mund të sjellë përfitime tek zemra e personave që nuk merren me ushtrime fizike. Studimet tregojnë se një ecje prej rreth 20 minutash në ditë, e ndjekur nga disa ushtrime në shtëpi për shtendosjen e muskujve dhe trupit, mund të ndihmojë në ruajtjen e zemrës dhe shëndetit në përgjithësi.
Pas qëndrimin ulur për një kohë të gjatë edhe ushqimeve të shumta gjatë sezonit të festave, Viti i Ri ofron një shans për të bërë ushtrime fizike shumë të nevojshme për trupin. Një vrapim i shkurtër në park padyshim që do të sillte disa përfitime. Hulumtuesit thonë se vazhdimi i ushtrimeve fizike të moderuara është i mirë për shëndetin në përgjithësi.
“Ke më shumë përfitime nëse zëvendëson dhjetë minuta ulur me dhjetë minuta qëndrim në këmbë. Të gjitha hulumtimet tregojnë se sa i dëmshëm është qëndrimi ulur ose shtrirë. Pra, që nga shikimi i televizionit, udhëtimet, shtrirja në divan apo përqendrimi në telefon”, thotë Dr. Jo Blodgett.
Shkencëtarët në Institutin e Sportit, Fizkulturës dhe Shëndetit pranë Kolegjit Universitar të Londrës zhvilluan hulumtime se si lëvizshmëria dhe modelet e ndryshme të ushtrimeve gjatë 24 orëve janë të lidhura me shëndetin e zemrës.
Ata përpunuan të dhëna nga 15,000 individë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë Britaninë e Madhe Australinë, Finlandën, Danimarkën dhe Holandën.
Ata hulumtuan se sa kohë shpenzonin ulur, në këmbë, në gjumë dhe duke bërë ushtrime fizike të kalibrit të lartë.
Në bazë të hulumtimeve ata renditën aktivitetet e ndryshme, duke filluar nga ushtrimet që rritën rrahjet e zemrës dhe ushtrimet e lehta fizike. Më pas u përqendruan tek energjia e harxhuar nga qëndrimi në këmbë, duke fjetur apo qëndruar ulur.
Studimi i publikuar në Gazetën Evropiane të Zemrës gjeti se pesë minuta ushtrime fizike të moderuara që nuk kalonin cakun e fizkulturës së vrullshme kishin një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës në krahasim me qëndrimin ulur.
Hulumtimi u financua nga Fondacioni Britanik i Zemrës. Autorja kryesore e hulumtimeve Jo Blodgett thotë se studimi tregon se lëvizja është gjithmonë e rëndësishme.
“Zëvendësimi i pesë minutave qëndrimi ulur me vrap ose çiklizëm u shoqërua me përfitime për shëndetin e zemrës. Por për të patur të njëjtin përfitim me qëndrimin në këmbë, do t'ju duhet të zëvendësoni disa orë në ditë me qëndrimin ulur”.
Ajo thotë se shkencëtarët krahasuan sa kohë do t'ju duhet të qëndroni në këmbë për të patur të njëjtat përfitime nga një vrapim ose nga ecja në park. Për shembull, qëndrimi në këmbë përpara kompjuterit gjatë punës ka përfitime, tregon studimi.
Sezoni dimëror është një mundësi ideale për të bërë ecje në park, thotë Dr. Snehal Pinto Preiera. Ajo thotë se një ecje prej 20 minutash në ditë është e këshillueshme nga shumica e organizatave të shëndetit publik.
“Nuk është e nevojshme të jetë një ushtrim fizik i vështirë. Mbështetja në murë dhe shtytja. Pra ushtrime të lehta fizike, madje mbajtja e çantave me ushqime kur bën pazarin”, thotë Dr. Snehal Pinto Pereira.
Një mënyrë e shëndetshme për të nisur Vitin e Ri.
Marrë nga VOA
Foto Ilustruese KINË- Mes një debati mbi huatë dhe marrëdhëniet tregtare me Kinën në Kenia, ambasada kineze në Nair...
Moti i keq ne Kroaci KROACI- Moti i keq me borë dhe erëra të fuqishme do të përfshije Kroacinë. Mediat kroate citojnë ...
Suedi SUEDI- Shërbimi suedez i Sigurisë bëri të ditur sot se niveli i kërcënimit terrorist në Suedi mbetet i lart&...
Charles Scicluma ITALI- Kryepeshkopi i Maltës Charles Scicluma kërkoi nga Vatikani që të rishikojë rregullat për t'u lejuar p...
Pa viza Pavarësisht se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën hyri në fuqi më 1 janar, shteti duhet të vazhdoj&e...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një grua 34-vjeçare spanjolle u largua me forcë nga Britania e Madhe. Ajo u kthye nga një fest&...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi sot se përsëritja e zgjedhjeve...
Milos Vuçeviç SERBI- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Miloš Vučević, u shpreh se deri në 500 mijë shqiptarë do t&eum...
Charles Michel dhe Viktor Orban Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel,bëri te ditur se ai do të kandidojë si eurodeputet n&e...
Palestinë PALESTINË- Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah bëri të ditur sot se shtatë burra palest...