21 Korrik 2025, 10:13
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Dy burra kanë vdekur në mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas raportimeve të mediave lokale, nëpër të cilat viktimat janë përshkruar si punëtorë ndërtimtarie.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj është cituar të ketë thënë se viktimat kanë rënë nga një lartësi e objektit që ka qenë duke u ndërtuar, dhe nuk kanë mundur t’i përballojnë plagët e marra.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë e ditur se janë duke u kryer hetime për zbardhje të rastit.
Në të kaluarën udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) janë shprehur të shqetësuar me, siç kanë thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.
Në Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.
Sipas raportit të Inspektoratit të Punës për vitin 2024, vitin që kemi lënë pas janë regjistruar shtatë raste të vdekjeve në vendet e punës./REL
gjakovë
Aktualitet
21 Korrik 2025, 09:47
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Një rimorkio kamioni është përfshirë nga flakët sot në autostradën Vlorë...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 09:38
E. D
pamje nga zjarri
SHKOPET- Vatra e zjarri që ka përfshirë Shkopetin është përhapur në një sipërfaqe të...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 09:29
E. D
pamje nga vendngjarja
MALIQ- Një bombol gazi ka pësuar rrjedhje në ambientet e një banese në fshatin Vloçisht të Mali...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 08:24
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 33-vjeëar shqiptar është arrestuar nga policia italine. Sipas mediave italiane shqiptari akuzohet p&eum...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 08:06
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Në Elbasan, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë zhvilluar kontrolle në...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 07:29
E. D
pamje nga zjarri
DEVOLL- Një vatër zjarri është përhapur masivisht gjatë natës në fshatin Verrnik, në dr...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 07:27
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjy...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 07:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Deri më 20 Korrik 2025 është afati i fundit për bashkitë me probleme financiare dhe për ato me ...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 07:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, burrat zotërojnë më shumë telefona celularë se gratë, por kur bëhet...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Moti për territorin shqiptar këtë të hënë do të karakterizohet nga temperatura të lart...