LIVE UPDATES
Bota

"E ndaluar nga Kievi!" Kisha Ortodokse Maqedonase mbështet Kishën Ortodokse Ukrainase

Kjo çështje u diskutua në takimin e rregullt të Sinodit, kur edhe disa çështje të tjera të lidhura me kishën u trajtuan, sipas njoftimit të lëshuar nga Kisha.

12 Shtator 2024, 22:55 Nga M.B
"E ndaluar nga Kievi!" Kisha Ortodokse Maqedonase mbështet
Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase Stafan, mitropoliti i Shkupit dhe Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë së Veriut.

MAQEDONIA E VERIUT- Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit, gjatë një mbledhjeje më 12 shtator mbështeti Kishën Ortodokse Ukrainase, e cila u ndalua në gusht të këtij viti nga Parlamenti i Ukrainës. Kjo çështje u diskutua në takimin e rregullt të Sinodit, kur edhe disa çështje të tjera të lidhura me kishën u trajtuan, sipas njoftimit të lëshuar nga Kisha.

“Sinodi i kushtoi vëmendje të veçantë situatës me Kishën simotër Ortodokse Ukrainase, e cila administrativisht u shpërbë nga Parlamenti ukrainas përmes projektligjit 8371. Kështu, miliona besimtarë, që e kanë ndjekur atë kishë, po privohen nga e drejta themelore e përkatësisë fetare, besimit dhe kryerjen e shërbesave fetare”, u tha në njoftimin e Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit.

Kisha maqedonase tha po ashtu se “duke dëshmuar të vërtetën ungjillore, i shprehim mbështetje Kishës Ortodokse Ukrainase, mitropolitit të saj të Kievit dhe mbarë Ukrainës, zotit Onufrius, vëllezërve tanë peshkopë duke u lutur se Zoti t’u japë forcën e duhur për të kapërcyer këto sprova”.

Më 24 gusht presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nënshkroi në ligj ndalimin e kishave ortodokse në Ukrainë, të lidhura me Rusinë, pasi paraprakisht projektligji ishte miratuar nga Parlamenti. Në ligj thuhet se organizatat fetare që operojnë në territorin ukrainas nuk mund të kenë qendra administrative në Rusi, përfshirë në Kishën Ortodokse të Rusisë.

Kisha që njihet në Ukrainë është Kisha Ortodokse e Ukrainës. Ukraina ka tentuar që ta distancojë vetën nga Kisha ruse që nga viti 2014, por përpjekjet e Kievit u intensifikuan pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Kisha Ortodokse Ukrainase zyrtarisht u nda nga Patrikana e Moskës më 2022, por autoritetet ukrainase vazhdimisht kanë akuzuar priftërinjtë se vazhdojnë të jenë besnikë ndaj Rusisë.

Pushtimi rus i Ukrainës mbështetet nga udhëheqësi i Kishës Ortodokse në Rusi, patriarku Kirill, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Kisha Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit u njoh në maj të vitit 2022, përmes një vendimi të Sinodit të Shenjtë të Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës, që udhëhiqet nga patriarku Bartolomeu. Më pas, Kisha Ortodokse Serbe e njohu autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit. Që nga viti 1967, kur shpalli pavarësinë nga Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit ka qenë e izoluar ndërkombëtarisht dhe nuk është njohur nga bota ortodokse./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale