Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Prokurorët e Milanos kanë nisur tashmë një hetim zyrtar ndaj shtetasve italianë që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjet e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri në vitin 1996.
SERBI- Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetić paraqiti një padi kundër Presidentit serb Aleksandar Vuçiç te prokurorët e Milanos të mërkurën, si pjesë e hetimit për të ashtuquajturin "safari i Sarajevës" - një rast që përfshin "turistë snajperë" të huaj të cilët dyshohet se paguan ushtarë për të vrarë civilë gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1990.
Prokurorët e Milanos kanë nisur tashmë një hetim zyrtar ndaj shtetasve italianë që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjet e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri në vitin 1996.
Sipas provave deri më tani, grupe vizitorësh të huaj dyshohet se u kanë paguar shuma të mëdha parash ushtarëve besnikë të Radovan Karaxhiçit për të fituar akses në lartësitë përreth qytetit dhe për të qëlluar civilët "për qejf". Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga zjarri i snajperëve dhe granatimet gjatë rrethimit më të gjatë në historinë moderne evropiane.
Hetimi u nis pas materialeve të mbledhura nga autori italian Ezio Gavacceni, si dhe një raporti zyrtar nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës Benjamina Kariç. Gavačeni tha se, megjithëse kishte lexuar artikuj të lidhur që në vitet 1990, ai vendosi ta hetonte çështjen në thellësi pas dokumentarit "Sarajevo Safari" nga regjisori slloven Miran Zupanić në vitin 2022.
Ditët e fundit, Margetić ka postuar në rrjetet sociale prova që ai pretendon se vërtetojnë se Aleksandar Vučić - atëherë një vullnetar i ri - kishte qenë në një post ushtarak nga i cili, sipas dëshmive, "turistë snajperë" të huaj dhe ultranacionalistë serbë qëllonin mbi civilët. Avokati, i cili mbështet çështjen Gavačeni, thekson se materiali i mbledhur është dokumentuar mjaftueshëm dhe mund të çojë në një hetim serioz.
Gavačeni pretendoi se dyshohet se ishin të përfshirë "shumë" italianë, pa dhënë një numër të saktë, ndërsa përmendi se morën pjesë edhe qytetarë nga vende të tjera perëndimore.
“Nuk kishte motive politike apo fetare. Ata ishin njerëz të pasur që paguanin për të qëlluar civilët”, tha ai, duke shtuar se udhëtimi i tyre për në Sarajevë ishte nëpërmjet Beogradit, të shoqëruar nga ushtarë serbo-boshnjakë.
Aleksandar Vuçiç nuk ka komentuar mbi akuzat e reja. Megjithatë, në një intervistë të vitit 2021 me një rrjet televiziv boshnjak, ai mohoi kategorikisht se kishte qëlluar ndonjëherë qytetin, duke i përshkruar akuzat si manipulim politik që rrjedh nga tensionet dhe nacionalizmi i kohës./ Dosja.al
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përdorur një ton dramatik, duke iu drej...
Donald Trump SHBA- Donald Trump ka konfirmuar raportet se i ka dhënë Ukrainës një ultimatum për t'iu përgjigjur planit prej 2...
Millojko Spajiq MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, njoftoi të premten se Podgorica “shumë shpejt” do...
Trump, Zelensky UKRAINË- Qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump ka hartuar një plan për t'i dhënë fund...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se e ka pranuar draft-planin e diskutueshëm amerikan p&eum...
Pamje që tregon Aleksandar Vuçiçin në Sarajevë në vitin 1995. MILANO- Një gazetar investigativ kroat ka paraqitur nj...
foto ilustruese TIRANË- Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu seriozitetin e situatës pas sabotimit në rrj...
foto ilustruese SERBI- Koha po kalon për qeverinë serbe: deri më 25 nëntor, shteti duhet të vendosë se çfarë t&e...
foto ilustruese BOSNJE- HERCEGOVINË- E lindur një vit pas marrëveshjes që i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovin&e...
pamje nga zjarri BRIZIL- Një zjarr shpërtheu të enjten në një pavijon në qendrën e konferencave ku po zhvillohet Konfere...