LIVE UPDATES
Ekonomi

Dyndja drejt fintech, deri tani pak rezultate

Prej atëherë, tregu i pagesave po tërheq një numër të konsiderueshëm aktorësh të rinj. Vetëm në dy vitet e fundit, Banka e Shqipërisë ka licencuar gjashtë institucione të reja të parasë elektronike që u janë shtuar kështu atyre që ekzistonin në treg që më parë.

30 Mars 2024, 07:21 Nga E. D
Dyndja drejt fintech, deri tani pak rezultate
foto ilustruese

TIRANË- Në vitin 2020, Shqipëria miratoi ligjin e ri për Shërbimet e Pagesave. Ai është përshtatur në frymën e Direktivës II të Pagesave të Bashkimit Europian, për të krijuar hapësirat e një konkurrence më të madhe në tregun e shërbimeve të pagesave dhe për një zhvillim më të madh të institucioneve financiare që ofrojnë pagesa elektronike.

Prej atëherë, tregu i pagesave po tërheq një numër të konsiderueshëm aktorësh të rinj. Vetëm në dy vitet e fundit, Banka e Shqipërisë ka licencuar gjashtë institucione të reja të parasë elektronike që u janë shtuar kështu atyre që ekzistonin në treg që më parë. Numri i përgjithshëm i institucioneve të licencuara të parasë elektronike ka arritur në nëntë të tilla. Ndërsa tregu bankar në vitet e fundit po kalon një proces të dukshëm konsolidimi, me uljen e numrit të bankave nga 16 në 11, tregu i fintechs duket në një fazë mjaft dinamike dhe po tërheq investitorë të rinj.

Ky interes bazohet në besimin te potencialet ende të pashfrytëzuara që ka tregu shqiptar, në drejtim të përfshirjes financiare, por edhe tek avantazhet konkurruese që mund të kenë institucionet fintech, në terma të dinamizmit dhe fleksibilitetit dhe duket se nuk po merr parasysh faktin që Shqipëria është një vend me një numër relativisht të ulët banorësh, një të ardhur relativisht të ulët për frymë, një përdorim të lartë të cash-it në ekonomi.

Pagesa me para elektronike është një formë pagese e ngjashme me pagesën me kartë bankare, por ndryshimi kryesor është se këto transaksione nuk kryhen përmes kartave dhe POS-eve të sektorit bankar, por nëpërmjet infrastrukturës së institucioneve të licencuara të parasë elektronike.

Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri dhe vlera e veprimeve me para elektronike është në rritje të ndjeshme në vitet e fundit. Për vitin e kaluar, numri i transaksioneve me para elektronike arriti në 14.1 milionë, në rritje me 38% krahasuar me një vit më parë. Ky numër, ndonëse është me rritje të shpejtë, është një fraksion i vogël i veprimeve të sistemit bankar për klientët, gjë që i relativizon mjaft këto lloj shërbimesh në raport me shërbimet e ofruara nga Bankat.

Rritja është po kaq e dukshme edhe në numrin e llogarive. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar, numri i llogarive të parasë elektronike arriti në pothuajse 153 mijë, në rritje me 110% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, kjo rritje duhet lexuar me kujdes dhe jo domosdoshmërisht nënkupton pragun e një shpërthimi apo lulëzimi të sektorit fintech.

Një pjesë e veprimeve me para elektronike ngelen të lidhura me veprime në para cash, siç mund të jenë format e ndryshme të pagesave që qytetarët kryejnë nëpërmjet sporteleve fizike të parasë elektronike në formë cash, por që më tej ekzekutohen nëpërmjet terminaleve të parasë elektronike të këtyre operatorëve.

Gjithashtu, disa prej institucioneve të reja të parasë elektronike që ofrojnë edhe shërbime të kreditimit konsumator, e lidhin hapjen e llogarive të parasë elektronike me disbursimin e kredive të kompanisë simotër e tyre që jep kredi.

Për këtë arsye, një pjesë e rritjes që tregojnë shifrat e sipërpërmendura është e lidhur me faktorë anësorë, që nuk përfaqësojnë në vetvete një depërtim direkt të formave fintech të pagesave. Po të shohim pasqyrat financiare të institucioneve jobankare të pagesave për vitin 2022, shumica e tyre kanë gjeneruar të ardhura modeste dhe e kanë mbyllur vitin me humbje.

Përjashtim bëjnë institucionet financiare të konsoliduara, si për UFT, AK Invest apo Easy Pay, por që bazën e të ardhurave e kanë të përqendruar kryesisht te shërbimet e transfertave të parave apo të pagesave në sportel dhe jo nga shërbimet e aplikimeve të e-money, që gjithashtu e kanë në shportën e produkteve që i ofrojnë bazës së tyre të klientelës.

Mes institucioneve të reja fintech të themeluara pas vitit 2020, i vetmi subjekt që raportoi rezultat me fitim për vitin 2022 ishte Paysera Albania. Ky institucion ka arritur një lloj depërtimi në treg, por kjo ka ardhur sidomos nga shërbimet e transfertave ndërkombëtare të parave.

Falë infrastrukturës së kompanisë mëmë Paysera (dega shqiptare nuk është kompani e kontrolluar nga Paysera, por franchise në pronësi të investitorëve shqiptarë), ky institucion ofron tarifa konkurruese të transfertave ndërkombëtare në hapësirën europiane të pagesave, duke përfituar në mënyrë paksa “të çuditshme” nga aksesi që ka në zonën SEPA të siguruar nga institucioni mëmë në Lituani. Pra nëse institucionet e tjera të licencuara nga Banka e Shqipërisë presin që kjo e fundit të krijojë aksesin në zonën SEPA me anë të një projekti me BQE, institucione të licencuara nga po BSH kanë një akses “akrobatik” në SEPA.

Deri tani, fokusi kryesor i institucioneve të reja fintech ka qenë kryesisht krijimi i llogarive/portofolave elektronike, nëpërmjet të cilave klientët mund të kryejnë një spektër të gjerë pagesash, të qendërzuara në aplikacionet e tyre. Shërbimet e pagesave përfshijnë pagesën e faturave dhe utiliteteve, transfertat e parave, blerjet online ose në pikat e shitjes, etj.

Në përgjithësi, synimi është krijimi i të ashtuquajturave Super Apps, ku klientët mund të kryejnë blerje apo pagesa për shumicën e nevojave të zakonshme konsumatore. Megjithatë, disa prej institucioneve të parasë elektronike po e gërshetojnë konceptin e fintech edhe me instrumentet më klasike të pagesave, si kartat, për të krijuar një urë me infrastrukturën e sektorit bankar dhe operatorëve globalë të sistemeve të pagesave, si Visa apo Mastercard.

Sidoqoftë, deri tani, institucionet fintech po e gjejnë të vështirë të sigurojnë avantazhe konkurruese ndaj sektorit bankar, që ka një depërtim shumë më të madh në treg dhe që i ofron prej vitesh shumicën e këtyre shërbimeve, nëpërmjet aplikacioneve të internet banking apo kartave bankare të të gjitha formave.

Ndoshta pritshmëria është se Open Banking do të shënonte një pikë kthese në favor të këtyre institucioneve, por duhet të thuhet se në shumicën e vendeve të BE, ku OpenBanking është realitet, fakti është se Bankat janë ato që ofruan Open Banking ndaj klientelës së tyre po aq shpejt dhe në mënyrë po aq komode sa edhe operatorët Fintech, sa e bën këtë element një zgjidhje teknologjike në favor të tyre.

Ndikim më të madh do të mund të ketë futja e “instant payment” si produkt i ri në treg, me një projekt të udhëhequr nga Banka e Shqipërisë, por nuk do të habiteshim që për vetë përmasat e sistemit bankar dhe investimeve të bankave në teknologji edhe në këtë fushë, integrimi i bankave në këtë produkt do të jetë po aq i shpejtë sa edhe i Fintech.

Qasja e aplikuar nga BKT me platformën e-para, që siguron diversitet platformash në funksion të shërbimit të klientit, nuk është çudi të bëhet formati standard i shërbimeve financiare në vend, ku Bankat me shërbimet tradicionale dhe shërbimet e-money i ofrojnë klientit fleksibilitetin e Fintech dhe gamën e gjerë të produkteve financiare për të cilat ai ka nevojë në një botë gjithmonë e më shumë dixhitale.

Marrë nga Monitor

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Mars 2024, 07:13 E. D

Pasiguria e kompanive të minierave

fotot ilustruese TIRANË- Pse kompanitë e minierave janë kaq dorështrënguara? Tranzicioni i energjisë kërkon sasi të...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës