LIVE UPDATES
Ekonomi

Pasiguria e kompanive të minierave

Në pjesën më të madhe të dekadës së fundit, kompanitë minerare janë parë me sy të keq nga investitorët. Gjatë viteve 2000 dhe fillimit të viteve 2010, duke menduar se do të vazhdonte rritja e çmimeve të mallrave të shkaktuara nga rritja ekonomike e Kinës, kjo industri shpenzoi sasi të mëdha parash dhe grumbulloi shumë borxhe.

30 Mars 2024, 07:13 Nga E. D
Pasiguria e kompanive të minierave
fotot ilustruese

TIRANË- Pse kompanitë e minierave janë kaq dorështrënguara? Tranzicioni i energjisë kërkon sasi të mëdha metalesh. Por kompanitë minerare ngurrojnë të investojnë, shkruan The Economist

Në pjesën më të madhe të dekadës së fundit, kompanitë minerare janë parë me sy të keq nga investitorët. Gjatë viteve 2000 dhe fillimit të viteve 2010, duke menduar se do të vazhdonte rritja e çmimeve të mallrave të shkaktuara nga rritja ekonomike e Kinës, kjo industri shpenzoi sasi të mëdha parash dhe grumbulloi shumë borxhe.

Në kulmin e furisë së shpenzimeve në vitin 2013, shpenzimet kapitale të përgjithshme të 40 kompanive më të mëdha minerare në botë, sipas vlerës së tregut, arritën në 130 miliardë dollarë, sipas firmës këshillimore PwC.

Kjo shifër ishte sa gati katër të pestat e fitimeve të tyre para interesit, tatimit, zhvlerësimit dhe amortizimit (të njohur si EBITDA).

Kjo sasi e lartë shpenzimesh, më pas i shqetësoi drejtuesit e kompanive minerare, teksa vunë re se rritja ekonomike e Kinës po ngadalësohej, duke shkaktuar rënien e çmimeve të mallrave dhe fitimeve të kësaj industrie.

Në vitet që pasuan, kompanitë minerare u përpoqën të rregullonin rrëmujën. Në vitin 2015, u zhvlerësuan asete me një vlerë mbi 50 miliardë dollarë. BHP-ja, kompania minerare me vlerën më të lartë në botë, ndau si biznes më vete disa pjesë më pak të pëlqyera të kompanisë, për të grumbulluar para dhe për të thjeshtuar biznesin.

Të tjera ndoqën të njëjtin shembull. Borxhet u shlyen me para të gatshme dhe u ndal financimi i projekteve të reja.

Që atëherë, fitimet në industri janë rritur shumë. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për investimet. Në vitin 2022, 40 kompanitë më të mëdha minerare, investuan së bashku 75 miliardë dollarë, e barasvlershme me një të katërtën e vlerës së EBITDA-s (fitimet para interesit, tatimit, zhvlerësimit dhe amortizimit) (shih grafikun 1).

Kompania BHP, e cila më 20 shkurt raportoi rezultatet për gjysmën e dytë të vitit 2023, investoi 8.8 miliardë dollarë vitin e kaluar, më pak se gjysma që kishte shpenzuar në vitin 2013. Kompanitë e tjera të mëdha minerare mbeten gjithashtu në një gjendje të shtrënguar ekonomike.

Ky është një problem. Sepse dekarbonizimi i ekonomisë globale do të kërkojë 6.5 miliardë tonë metal nga tani deri në vitin 2050, sipas Komisionit të Tranzicionit të Energjisë. Edhe pse i është kushtuar shumë vëmendje litiumit dhe nikelit, që janë minerale të nevojshme për bateritë, këta janë vetëm një pjesë e tablosë.

Gjithsej 170 milionë tonë çelik në vit, një metal që prodhohet kryesisht nga hekuri, do të nevojitet për të prodhuar pothuajse gjithçka, duke filluar nga turbinat me erë e deri tek automjetet elektrike. Sasi të mëdha bakri do të nevojiten për të zgjeruar dhe për të përmirësuar rrjetet e energjisë elektrike.

Po ashtu do të rritet ndjeshëm edhe kërkesa për alumin, kobalt, grafit dhe platin. Kjo do të kërkojë shumë procese të nxjerrjes së metaleve, si shpërthime dhe shpime nëntokë, të cilat duhet të fillojnë që tani. Atëherë, pse nuk po ndodh kjo gjë?

Një arsye se pse kompanitë e minierave ngurrojnë, është se ato ende po përpiqen të rifitojnë besimin e investitorëve. Vlera e treguesit botëror të metaleve dhe minierave, të quajtur MSCI, që gjurmon çmimet e aksioneve në këtë industri, është rritur me rreth 10% në dekadën e fundit.

Kjo është shumë pak në krahasim me rritjen e përgjithshme dyfish të tregjeve të aksioneve në botë, në tërësi (shih grafikun 2). Kthimet e fitimeve nga projektet e reja në industri, tani janë në nivelin 7%.

Me këto shifra të vakëta është e vështirë të tërheqësh investitorë, në një kohë kur yield-i i bonove të korporatave amerikane me cilësi për investim, është mbi 5%.

Përparësitë

Duke qenë të kujdesshëm ndaj zhvillimeve të reja të rrezikshme, kompanitë e minierave po i japin përparësi zgjerimit ose blerjes së pikave ekzistuese, duke u treguar shumë përzgjedhëse.

Vitin e kaluar, kompania minerare BHP bleu për 6.4 miliardë dollarë, OZ Minerals, një firmë minerare australiane të bakrit, arit dhe nikelit. Sipas kompanisë së të dhënave S&P Global, kompanitë minerare gjithashtu po u ofrojnë para aksionerëve, përmes dividentëve dhe riblerjeve, më shumë se në çdo kohë, që nga viti 2007.

Megjithatë, minatorët dhe investitorët e kujdesshëm po reagojnë me kujdes edhe ndaj ndryshimeve në industri. Çmimet e mallrave mund të jenë të paqëndrueshme.

Mike Henry, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë BHP, vë në dukje se të bërit biznes është më e vështirë dhe e shtrenjtë në vitet e fundit.

Rritja e kostove për fuqinë punëtore dhe pajisjet, ka ulur fitimet, thotë Jonathan Price, drejtuesi i firmës minerare kanadeze Teck Resources. Çmimi prej gati 9 miliardë dollarësh për të ndërtuar minierën e bakrit Quebrada Blanca 2 në Kili, e cila u hap vitin e kaluar, ishte pothuajse sa dyfishi i vlerësuar në vitin 2019.

Për më tepër, edhe puna që pritet të bëjnë kompanitë minerare për të minimizuar ndikimin mjedisor është zgjeruar në mënyrë domethënëse, thotë James Whiteside nga shoqëria kërkimore Wood Mackenzie. Kompanitë nuk mund të mbështeten më thjesht te gjeneratorët me naftë për të furnizuar me energji elektrike.

Atyre po u kërkohet gjithnjë e më shumë që të lidhen me rrjetin, ose të instalojnë burime të energjisë së ripërtëritshme, si panelet diellore. Qeveritë e shqetësuara për përdorimin e ujit i kanë detyruar kompanitë minerare të ndërtojnë impiante shkripëzimi. E gjithë kjo ka rritur edhe më shumë kostot.

Kompanitë minerare, të shqetësuara nga investitorët zhgënjyes, tashmë priren më shumë për të ndalur ose për të anuluar projektet kur kostot rriten ose çmimet ulen. “Duhet të mendojmë në një plan afatgjatë”, thotë Jakob Stausholm, drejtuesi i kompanisë minerare Rio Tinto, e dyta më e vlefshme në botë në këtë fushë.

Kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Më 15 shkurt, kompania BHP, tha se do të ulte vlerën e biznesit të nikelit në Australinë Perëndimore me 2.5 miliardë dollarë, në përgjigje të kostove më të larta dhe rënies së çmimit të metalit për shkak të zgjerimit të furnizimit indonezian.

Të ngecur në baltë

Një arsye tjetër për mungesën e investimeve janë proceset shumë të gjata të lejeve, të cilat vonojnë projektet dhe shtojnë pasigurinë. Në Amerikë, marrja e lejeve shpesh zgjat nga shtatë deri në dhjetë vjet, ku kompanive u kërkohet të këshillohen me një sërë agjencish qeveritare dhe palë të tjera të interesuara.

Në disa vende, shqetësimet mjedisore kanë çuar në tërheqjen e miratimeve. Për shembull, qeveria serbe hoqi licencën e gjigantit minerar Rio Tinto, për ndërtimin e një miniere litiumi prej 2.4 miliardë dollarësh, pasi në vend shpërthyen protestat mjedisore në vitin 2022.

Një çështje tjetër delikate është qasja në tokat e popullsive indigjene. Në Amerikë, shumica e burimeve, rreth 97% e nikelit, 89% e bakrit dhe 79% e litiumit, janë në ish-tokat e popullsisë indigjene vendase ose rreth 35 milje (56 km) pranë tyre.

Një shembull është projekti Resolution Copper pranë Phoenix, Arizona. Ky vend, në pronësi të përbashkët të kompanive minerare BHP dhe Rio Tinto, mund të plotësojë një të katërtën e nevojave të tanishme të bakrit në Amerikë, por ka hasur qëndresë të ashpër nga komuniteti vendas amerikan.

Në vitin 2020, ish-drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Rio Tinto u detyrua të jepte dorëheqjen, pasi kompania hodhi në erë dy zona të lashta të shkëmbinjve aborigjenë në Australi, duke shkaktuar zemërim publik. Kryetari gjithashtu dha dorëheqjen vitin e ardhshëm.

Shefat e tjerë nuk duan të kenë një fat të ngjashëm; ata gjithashtu kanë frikë që të kryejnë shpenzime në juridiksione të largëta, ku qeverisja është e dobët, nga frika se mos zmbrapsen investitorët.

Ndërsa kompanitë perëndimore minerare janë tërhequr, kanë ardhur të tjera. Disa të interesuara janë kompanitë e pasura të Gjirit Persik. International Resource Holdings, një kompani minerare në Emiratet e Bbashkuara Arabe do të blejë 51% të aksioneve në Mopani, një minierë bakri në Zambia, për 1.1 miliardë dollarë.

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ka rënë dakord të investojë 1.9 miliardë dollarë për të ndërtuar të paktën katër miniera në Republikën Demokratike të Kongos. Manara Minerals, një fond minierash në Arabinë Saudite, po kërkon më shumë investime pasi vitin e kaluar, bleu për 3 miliardë dollarë aksione në njësinë e metaleve bazë në Vale, një kompani minerale braziliane. Mbretëria gjithashtu po shteron burimet e veta dhe është hapur ndaj kompanive të huaja minerare.

Ajo po e bën më të lehtë që kompanitë minerare të operojnë, duke mbështetur zhvillimin e hekurudhave dhe impianteve të shkripëzimit, thotë Bandar Alkhorayef, ministër për minierat dhe industrinë.

Sidoqoftë, kërcënimi më i madh për kompanitë minerare perëndimore, mbetet Kina. Në gjysmën e parë të vitit 2023, firmat e saj investuan 10 miliardë dollarë jashtë vendit në miniera, 130% më shumë se në gjashtë muajt e parë të vitit 2022.

Nëntë nga 40 kompanitë e minierave me vlerën më të lartë të listuara sot në botë, janë kineze.

Firma si CMOC, Minmetals dhe Zijin Mining kanë rrëmbyer asete nga shtete kudo në botë, si Bolivia, Botsvana, Serbia dhe Suriname. Shumë prej këtyre firmave mbështeten nga bankat shtetërore ose fondet e investimit.

Krahasuar me kompanitë kryesore perëndimore, ato përballen me më pak trysni nga aksionerët për të frenuar shpenzimet.

Qeveritë perëndimore, të alarmuara nga kontrolli në rritje i Kinës mbi mallrat e nevojshme për tranzicionin e energjisë, i janë kthyer diplomacisë. Në vitin 2022, Amerika krijoi Partneritetin e Sigurisë së Mineraleve (MSP) me aleatë të ndryshëm, në mënyrë që të kanalizonte investimet në nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve kritike.

Këtë muaj, Japonia nënshkroi një marrëveshje me Republikën Demokratike të Kongos, për të zgjeruar “mundësitë e biznesit” në fushën e metaleve.

Thuhet gjithashtu se Amerika është në bisedime me BE-në për të lidhur marrëveshje me vendet e pasura me burime dhe për të lehtësuar projektet. Sidoqoftë, për sa kohë që investitorët janë të ndrojtur, kostot e larta dhe procesi i lejeve i ngadaltë, e gjithë kjo do të ulë gjasat që minatorët të gërmojnë. 

Marrë nga Monitor

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë