Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ata mbrojnë zemrën, nxisin funksionin e trurit, forcojnë sistemin imunitar dhe madje mund të reduktojnë stresin. Këto janë vetëm disa nga përfitimet e vlefshme të dy vitaminave që duhet t'i përfshini patjetër në dietën tuaj.
TIRANË- Shumica prej nesh kanë dëgjuar se cilat janë ushqimet e shëndetshme në përgjithësi, por ka shumë që nuk e dinë se përse janë kaq të nevojshme për trupin.
Një nga faktorët që e bën një ushqim të vlefshëm për shëndetin është përmbajtja e tij me vitamina. Lajmi i mirë është se ka shumë vitamina, secila me përfitime të ndryshme për trupin. Një grup i vlefshëm janë vitaminat B , të cilat kryejnë një sërë detyrash të rëndësishme për funksionimin e trupit. Ndër të tjera, ato kontribuojnë në funksionimin optimal të qelizave, mbrojnë trurin dhe zemrën, mbështesin sistemin imunitar dhe madje mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe rrit energjinë.
Sipas Harvard Health, ato gjithashtu ndihmojnë enzimat të çlirojnë energji nga karbohidratet, të zbërthejnë aminoacidet dhe të transportojnë oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjithë trupin.
Dy nga vitaminat më të rëndësishme të këtij grupi janë B6 dhe B12. Të dyja gjenden në shumë ushqime dhe janë gjithashtu të disponueshme si suplemente dietike. B6 është një koenzimë, e cila ndihmon më shumë se 100 enzima të tjera të kryejnë funksione të ndryshme, të tilla si zbërthimi i proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave. Nga ana tjetër, B12 është i nevojshëm për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndërsa luan rol edhe në zhvillimin dhe funksionimin e qelizave të trurit dhe sistemit nervor.
Si do të përfitoni nga marrja e vitaminës B6
Një nga rolet kryesore të B6 është ruajtja e niveleve normale të një aminoacidi, homocisteinës, nivelet e larta të së cilës rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
B6 siguron që aminoacidi homocisteinë të mbahet në nivele normale, pasi nivelet e larta të kësaj substance në trup rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai gjithashtu mbështet sistemin imunitar dhe ruan funksionin e shëndetshëm të trurit.
Një studim i fundit, i publikuar në Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental, zbuloi se marrja e B6 mund të kontribuojë edhe në shëndetin mendor duke lehtësuar simptomat e ankthit dhe depresionit. “B6 ndihmon trupin të prodhojë një lajmëtar specifik kimik dhe studimi ynë tregon se ai gjithashtu ka një ndikim pozitiv në reduktimin e ankthit”, shpjegon autori i studimit David Field, asistent profesor në Shkollën e Psikologjisë dhe Shkencave Klinike në Universitetin e Reading.
Marrja e rekomanduar ditore është 1,3 mg për meshkujt e moshës 14-50 vjeç, ndërsa për ata 51 vjeç e lart është 1,7 mg. Vajzave të reja nga 14 deri në 18 vjeç rekomandohet të marrin 1.2 mg vitaminë në ditë, ndërsa për gratë 19 deri në 50 vjeç sasia e rekomanduar është 1.3 mg. Së fundi, grave 51 vjeç e lart rekomandohet të marrin 1.5 mg në ditë. Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, doza e rekomanduar ditore është 2 mg. Në tepricë, B6 konsiderohet toksike dhe mund të shkaktojë mpirje në duar dhe këmbë, humbje të kontrollit të lëvizjes dhe të përzier.
Si ushqimet shtazore ashtu edhe ato bimore janë të pasura me B6, si mëlçia e viçit, toni, salmoni, qiqrat dhe shpendët. Patatet, qiqrat, bananet, arrat, majaja e birrës, drithërat janë gjithashtu burime të mira të vitaminës B6.
Përfitimet e B12 në trup
Vitamina B12 ndihmon në zbërthimin e homocisteinës, një proteinë, nivelet e larta të së cilës lidhen me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, sepse ato përmirësojnë formimin e mpiksjes së gjakut dhe radikalëve të lirë, duke ndikuar në funksionimin normal të enëve të gjakut.
Marrja e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 2.4 mg për burrat dhe gratë 14 vjeç e lart. Në shtatzëni dhe ushqyerje me gji, sasia ditore rritet në 2.8 mg, sipas Harvard Health.
Ndryshe nga B6, B12 nuk konsiderohet toksike në sasi të tepërta. Megjithatë, sipas një studimi të fundit, të publikuar në JAMA Network Open, suplementet prej 25 mcg ose më shumë në ditë mund të rrisin rrezikun e frakturave të kockave.
B12 gjendet kryesisht në ushqimet shtazore si mëlçia, mishi i kuq, vezët, shpendët, produktet e qumështit, peshku dhe butakët. Prandaj, ka shumë të ngjarë që ata që ndjekin një dietë vegjetariane të përjetojnë mungesë të kësaj vitamine, duke rritur rrezikun për të shkaktuar sëmundje të rënda.
Daniel Serwer SHBA- Bashkimi i Komunave Serbe (ZSO) nuk ishte në versionin bazë të propozimit gjermano-francez, pohon eksperti amerikan p&eu...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka përmendur përgjegjësinë historike të Gjermanisë për vrasjen e m...
Pjeter Shala HAGË- Trupi gjykues në rastin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Sha...
Alicia Kearns ANGLI- Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns ka reaguar për propozimin fra...
Foto ilustruese BAKU- Një person u vra dhe dy u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr në tek post-roja jashtë ambasad&eum...
Fotoja e fushatës SHBA- Reklama e re e Burberry që paraqet modele neutrale ndaj gjinisë ka ngjallur reagime në rrjet pasi paraqet vajza...
Ali Ahmeti TETOVË- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij para grave të Bashkimit Demokratik pë...
Foto ilustruese Mendoni për një furgon ose më mirë një elefant ...duke bërë një udhëtim në Hapësir&e...
Aeroport GREQI- Një kërcënim për eksploziv ka alarmuar autoritetet greke. Një person ka kërcënuar se do hidhte ne e...
Kyrylo Tymoshenko UKRAINË- Ka qenë një riorganizim politik me një ndryshim. Në kohën e shkrimit të kësaj, 11 zyrtar...