LIVE UPDATES
Bota

"Dy shqiptarë më pak! Po armiqtë çfarë do mendojnë?"/ Kurti 'kryqëzohet' pas deklaratave për krimin makabër në Kosovë

Kreu i qeverisë së Kosovës ka marrë shumë kritika nga figurta e tjera politike të Kosovës, të cilët ndër të tjera u shprehën se reagimi i tij është shumë i ftohtë dhe zyrtar dhe se nuk justifikon aspak ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik. 

1 Dhjetor 2022, 13:32 Nga a.l
"Dy shqiptarë më pak! Po armiqtë çfarë do
Albin Kurti

KOSOVË- Qëndrimi i ftohtë dhe zyrtar i Kryeministrit të Kosovës Kurti për krimin makabër që ndodhi mbrëmjen e djeshme në martenitetin e QKUK-së në Prishtinë, ku 35- vjeçarja Hamide Magashi (41 javëshe shtatzënë) u vra në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, kanë shkaktuar një sërë reagimesh. Në reagimin e parë të bërë pak pas ngjarjes së rëndë në rrjetin social facebook, Kurti shkroi se e quan të papranueshme këtë vrasje.

Dy engjëj në qiellin e pistë. Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme", shkruan Kurti. 

Kreu i qeverisë së Kosovës ka marrë shumë kritika nga figurat e tjera politike të Kosovës, të cilët ndër të tjera u shprehën se reagimi i tij është shumë i ftohtë dhe zyrtar dhe se nuk justifikon aspak ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik. 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në facebook, komenton deklaratën e Kurtit duke thënë se ai po flet si analist e si opozitar, dhe se ende nuk e ka kuptuar që është udhëheqës i shtetit. Ndërsa, ka kërkuar nga Kurti që të kërkoi përgjegjësi të merr masa dhe të veproj.

Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim. Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro. Për atë punë je aty”, ka thënë Abdixhiku.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjithashtu ka reaguar në një postim të bërë në Facebook, ka shkruar se “shqetësohet për shëndetin mendor të kryeministrit”.

Kur i lexoj këto deklarata, unë seriozisht shqetësohem për shëndetin mendor të Kryeministrit të Kosovës!”, ka shkruar Musliu.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaji i cili e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për vrasjen makabër. 

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kurti është është shndërruar në bashkëpjesëmarrës në krimet makabre që po ndodhin përditë. Kjo pasi sipas tij, kryeministri e ka defunksionalizuar sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, ka poshtëruar policët, i ka lënë të leckosur e me paga mizerje, i ka detyruar mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, ka rrezikuar funksionalitetin e sistemit shkollor, duke i shtyrë mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj dhe vendin e ka shndërruar në gogol të komunitetit ndërkombëtar.

"Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur", shkruan Haradinaj. 

Po ashtu gazetarja kosovare Arbana Xharra i ka kushtuar një shkrim të gjatë e plotë kritika deklaratave të Kurtit, duke u shprehur se këtu bëhet fjalë për jetë njerëzish dhe shteti duhet të punojë ftohtë për të parandaluar raste të tilla tronditëse. Qëndirmin e Kurtit për vrasjen e 35- vjeçares, Xharra e quan si atë të një poeti dhe një gazetari që raporotn në mënyrë të fortë. Kritika vijon, teksa gazetarja shkruan se Kurti nuk po merr asnjë masë ndaj institucioneve të cilat neglizhuan rastin, duke e liruar autorin nga burgu në korrik të këtij viti, atëherë kur Hamide Magashi denoncoi se dhunohej brutalisht nga burri i saj. 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes urgjente me ministrat, ku u diskutua për krimin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në martenitetin e QKUK-së ka paralajmëruar se do të ketë shkarkim të institucioneve të cilat kanë neglizhuar punën lidhur me këtë rast të rëndë. “Në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, hallka që dështuar personi përgjegjës do të jap dorëheqje. Ju garantoj nëse shohim që ka dështu dikush do të ketë dorëheqje e shkarkim, por keni parasysh dorëheqje e shkarkimet janë kërkuar edhe në rastet e kaluara kur kanë dështuar prokuroria por asnjë dorëhejqe, asnjë shkarkim dhe këto raste, mosveprimet, neglizhenca po i inkurajon vrasësit, kriminelët”, tha ajo. Ministrja e Drejtësisë bëri të ditur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të kërkoj nga Inspektorati të verifikoj edhe veprimet e Policisë pasi viktima ka pasur urdhër mbrojtje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./Dosja.al

burri vret gruan shtatzene albin kurti

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik