LIVE UPDATES
Bota

Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po lobon Kosova në SHBA?

Qëndrime të ngjashme kanë shprehur edhe pjesëtarët e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ndaj kritikave të SHBA-së dhe BE-së për aksionet e ndryshme në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë.

11 Shtator 2024, 07:35 Nga N.F
Dy kompani paguhen për ta kryer të njëjtën punë: Si po
Foto ilustruese

SHBA- Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë.

Avni Mustafaj - pronar i kompanisë Ambal LLC - dhe Afërdita Rakipi - pronare e kompanisë Afërdita Rakipi Communications - ishin kontraktuar individualisht, me nga 147 mijë euro, sipas kontratave të publikuara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Megjithatë, nga shkurti deri në fund të korrikut të këtij viti, ata kanë funksionuar sikur të ishin një kompani e vetme. Nga 13 kontaktet e raportuara nga Mustafaj, të gjitha janë identike me ato të raportuara nga Rakipi.

Përveç këtyre, Rakipi ka raportuar edhe dy kontakte shtesë - një takim më 11 mars dhe një takim më 24 maj. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Rakipin dhe Mustafajn lidhur me aktivitetet e tyre, por nuk ka marrë përgjigje prej asnjërit deri në publikimin e këtij artikulli.

Ata nuk janë përgjigjur as në të kaluarën, kur REL-i ka raportuar lidhur me shpenzimet e tyre nëpër restorante e hotele në Kosovë dhe për kontraktimin e tyre nga MPJD-ja, pavarësisht mungesës së përvojës në lobim.

Mustafaj dhe Rakipi janë kontraktuar nga MPJD-ja për lobim në SHBA më 26 qershor të vitit të kaluar. Kontratat e tyre njëvjeçare tashmë kanë skaduar. REL-i ka pyetur MPJD-në nëse kontratat e tyre janë vazhduar, por nuk ka marrë përgjigje. Në korrik të vitit të kaluar, MPJD-ja ka thënë se nuk i komenton kontratat e lobimit “për arsye të kuptueshme”.

Megjithatë, kontratat, detajet lidhur me punën e bërë dhe shpenzimet e lobuesve në SHBA publikohen në ueb-faqen e FARA-s çdo gjashtë muaj. Sipas këtyre dokumenteve, MPJD-ja pagoi kompanitë e Rakipit dhe Mustafajt plot 351.8 mijë dollarë - ku përfshihen edhe shpenzime shtesë, përveç shumës së paraparë në kontratat fillestare.

Në gjashtëmujorin e dytë të lobimit të tyre në SHBA, Rakipi dhe Mustafaj kontaktuan politikanë amerikanë kryesisht përmes emailit. Megjithatë, dokumentet tregojnë se edhe gjatë kohës sa kanë lobuar përmes emailit, ata kanë raportuar shpenzime për fluturime dhe qëndrime nëpër hotele.

Për dallim nga gjashtëmujori i parë, kur Rakipi dhe Mustafaj kishin raportuar shpenzime të shumta për dreka dhe darka pune - përfshirë nëpër restorante në Prishtinë - këtë herë ata nuk kanë raportuar shpenzime për ushqim. Ata kanë shpenzuar mijëra dollarë për fluturime, hotele dhe transport me taksi. Nga dokumentet e publikuara në FARA bëhet e qartë se Mustafaj sërish ka shpenzuar para gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

As Mustafaj e as MPJD-ja nuk janë përgjigjur në pyetjet e REL-it se si kanë shërbyer këto aktivitete në Kosovë, duke pasur parasysh që kontratat e lobimit parashohin ofrim të këshillave dhe përfaqësim të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara”.

Përveç shpenzimeve, datave dhe kontakteve, në dokumentet e FARA-s, Rakipi dhe Mustafaj specifikojnë edhe qëllimet e takimeve të tyre. Përderisa shumë prej tyre janë raportuar thjesht si diskutime për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së dhe ngjarjeve aktuale, në disa raste ata kanë shprehur kritika lidhur me qëndrimet e përfaqësuesve politikë të SHBA-së.

“Është theksuar se ndëshkimi i Kosovës për masat e saj të sigurisë e minon qeverisjen e saj, ia dobëson pozitën negociuese me Serbinë dhe ia rrezikon aspiratat euro-atlantike. Është bërë thirrje për mbështetje të SHBA-së ndaj Kosovës si aleat kyç, në vend të kritikave publike dhe kufizimeve ekonomike”, thuhet mes tjerash në dokumentet e Rakipit dhe Mustafajt.

Qëndrime të ngjashme kanë shprehur edhe pjesëtarët e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ndaj kritikave të SHBA-së dhe BE-së për aksionet e ndryshme në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshjet për lobim ishin nënshkruar pikërisht në një kohë tensionesh në këtë pjesë të Kosovës, kur banorët lokalë serbë po protestonin kundër kryetarëve shqiptarë të komunave. Dhjetë vjet më parë, Rakipi, e lindur në Miçigen të SHBA-së, është etiketuar nga Gërvalla në një sfidë leximi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Mustafaj, i lindur në Nju Jork të SHBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës. Mustafaj ende figuron si anëtar i bordit në Germin, organizatë ku bashkëthemeluese ka qenë Liza Gashi, tani zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas përshkrimit të dhënë nga Germin, Mustafaj ka udhëhequr delegacione amerikane të kongresmenëve në negociatat për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Aty ka marrë pjesë edhe Rakipi, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e NAAC-it.

Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 2012, Mustafaj, si drejtor ekzekutiv i NAAC-it, është takuar edhe me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kosova edhe në të kaluarën ka pasur kontrata lobimi. Që nga viti 1992, parti politike e institucione qeveritare kanë shpenzuar miliona euro për lobim në SHBA. Mirëpo, në shumicën e rasteve, të kontraktuara për lobim kanë qenë kompani të njohura amerikane për lobim, si Podesta Group dhe Ballard Partners./ REL

kosove shba lobim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet