LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët vlerësojnë hapat e SHBA-së për të parandaluar dezinformimin nga Rusia

Ekspertët që studiojnë dezinformimin thonë se ndërprerja e fushatës së ndikimit është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar strategjinë e Kremlinit për përhapjen e propagandës, që dëmton mbështetjen për Ukrainën dhe nxit ndasitë politike në SHBA.

10 Shtator 2024, 21:29 Nga E. D
Ekspertët vlerësojnë hapat e SHBA-së për të
fotot ilustruese

SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi në 4 shtator se dy shtetas rusë Kostiantyn Kalashnikov dhe Elena Afanasyeva ishin vënë nën akuzat për komplot për të shkelur Aktin e Regjistrimit për Agjentët e Huaj dhe për pastrim parash në Nju Jork.

“Departamenti i Drejtësisë ka akuzuar dy punonjës të medias së kontrolluar nga shteti rus, RT, se janë përfshirë në një skemë me vlerë prej 10 milionë dollarësh për të krijuar dhe shpërndarë tek audienca amerikane përmbajtje me mesazhe të fshehura të qeverisë ruse”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland. “Hetimi ynë për këtë çështje vazhdon”, theksoi ai.

Po atë ditë, Departamenti i Drejtësisë njoftoi sekuestrimin e 32 faqeve interneti që përdoreshin në kuadër të fushatës keqdashëse të drejtuar nga qeveria ruse “Doppelganger” , e cila ishte gjetur në shkelje të ligjit amerikan për tregtinë, si dhe për pastrim parash.

Ekspertët që studiojnë dezinformimin thonë se ndërprerja e fushatës së ndikimit është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të luftuar strategjinë e Kremlinit për përhapjen e propagandës, që dëmton mbështetjen për Ukrainën dhe nxit ndasitë politike në SHBA.

Ndërprerja e fushatës "Doppelganger”

"Përpjekjet e vazhdueshme për të krijuar faqe interneti me përmbajtje autoritare, duke kopjuar adresat reale të faqeve të lajmeve, dhe shpërndarja e kësaj përmbajtjeje në mënyrë të bashkërenduar mund të ketë ndikim të prekshëm, duke çuar në përhapje të gjerë të propagandës”, shkruan Roman Osadchuk dhe Eto Buziashvili, studiues në Laboratorin e Kërkimeve mbi Dezinformimin, pranë Këshillit Atlantik, në Uashington.

Sipas një dokumenti të FBI-së, fushata ruse "Doppelganger” krijonte faqe interneti duke imituar media të ligjshme, prodhonte profile sociale të rreme dhe shpërndante këto profile “ndikuese” në gjithë botën.

Sipas një studimi të Këshillit Atlantik, ndër metodat kryesore të fushatës ruse ishin postimet në rrjetin X ose platforma të tjera dhe vendosja e adresave të faqeve të rreme të lajmeve në postimet nga politikanë, personazhe të njohur dhe persona të tjerë me numër të madh ndjekësish.

Zoti Roman Osadchuk i tha Zërit të Amerikës se veprimet e FBI-së nuk kanë të ngjarë të ndalojnë aktivitetin ndikues të Rusisë, por do ta bëjnë atë më të kushtueshëm, duke vënë në dukje se tani fushata ruse do të detyrohet të “rishkruajë përmbajtjen dhe të ndryshojë infrastrukturën me të cilën kryente operacione të tilla”.

Në të njëjtën kohë, sipas tij, masat e qeverisë amerikane kundër kësaj fushate, u mbuluan gjerësisht në mediat amerikane dhe ndërkombëtare dhe kjo do të ndihmojë për edukimin e një audience më të gjerë.

"Studiuesit mbi dezinformimin rus kanë qenë prej disa kohësh në dijeni mbi fushatën “Doppelganger”. Por tani, këtë gjë e dinë edhe amerikanët dhe njerëz në vende të tjera dhe ndoshta do të bëhen më të vetëdijshëm se jo të gjitha informacionet vijnë nga burime legjitime. Shpresojmë se do të jenë më të vëmendshëm ndaj faqeve që lexojnë dhe të shohin me kujdes tregues që sinjalizojnë se në fakt nuk po lexojnë as Washington Post-in as Fox News-in, por një faqe interneti të rremë të krijuar nga subjekte të lidhura me Kremlinin", shprehet zoti Osadchuk.

Mesazhi për personat me ndikim në internet

Në një deklaratë të lëshuar pasi paditi dy punonjësit e medias shtetërore ruse RT, Departamenti i Drejtësisë tha se “vetëm gjatë vitit të kaluar, RT dhe punonjësit e saj, përfshirë Kallashnikovin dhe Afanasyevën, shpërndanë gati 10 milionë dollarë për të financuar dhe drejtuar fshehurazi një kompani për krijimin e përmbajtjeve online me bazë në Tenesi, U.S. Company-1 dhe se kjo kompani kishte "publikuar video në gjuhën angleze në kanale të shumta të mediave sociale, përfshirë në rrjetet TikTok, Instagram, X dhe YouTube".

Departamenti i Drejtësisë nuk dha emrin e “U.S. Company-1 ", por mendohet se i referohet Tenet Media-s, një kompani në Tenesi e bashkëthemeluar nga sipërmarrësja Lauren Chen, e cila rekrutoi gjashtë amerikanë me një numër të madh ndjekësish në internet.

Platforma YouTube më pas hoqi nga platforma kanalin e Tenet Media-s, së bashku me katër kanale të tjera që YouTube tha se drejtoheshin nga Lauren Chen.

Bret Schafer, studiues mbi dezinformimin pranë Aleancës për Demokraci, me bazë në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se duke financuar kompaninë amerikane, Rusia ishte në gjendje të krijonte një kanal informacioni me një audiencë të madhe dhe ta përdorte atë për të shpërndarë mesazhe të tilla si fajësimi i Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës për sulmin terrorist të marsit në një sallë koncertesh në Moskë.

Për atë sulm e mori përgjegjësinë Shteti Islamik.

Mbyllja e atij kanali informacioni rus shërbeu si një mesazh i fuqishëm për personat me influencë në rrjetet sociale se duhet të tregohen "të kujdesshëm se kush i financon dhe cilat janë qëllimet e tyre", shtoi zoti Schafer.

Ben Dubow, një studiues mbi dezinformimin pranë Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane, një grup kërkimor me bazë në Uashington, beson se influencuesit e kontraktuar nga Tenet Media nuk ka gjasa të humbasin ndjekësit e tyre ekzistues, por se ata mund të hasin vështirësi që të tërheqin ndjekës të rinj.

"Shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se ata janë të pabesueshëm tani", i tha zoti Dubow Zërit të Amerikës.

Aktakuza e Departamentit të Drejtësisë citon kryeredaktoren e RT-së, Margarita Simonian, të ketë thënë në një intervistë në televizionin rus se RT ndërtoi "një rrjet të madh, një perandori projektesh të fshehta", për të ndikuar audiencën perëndimore.

Dokumenti i FBI-së zbuloi gjithashtu se një nga kompanitë ruse të sanksionuara kishte një listë me 2,800 persona aktivë në mediat sociale në SHBA dhe 80 vende të tjera, përfshirë “gazetarë në televizione dhe radio, politikanë, sipërmarrës, profesorë, grupe kërkimore, analistë, veteranë, profesorë dhe humoristë”, të cilëve kompania i referohej si “persona me ndikim”.

SHBA ndërmori hapa konkretë dhe në kohë

Disa ekspertë vlerësuan qeverinë amerikane për ndërmarrjen e hapave konkretë.

"Po u vendosin sanksione individëve dhe po ndërpresin zinxhirin e dezinformimit", vuri në dukje Olga Belogolova, drejtore e Nismës së Teknologjive në Zhvillim pranë universitetit Johns Hopkins.

"Masat ndëshkuese duhet të jenë në mënyrë absolute pjesë e veprimeve të autoriteteve", tha Jakub Kalenský, analist i lartë në Qendrën Evropiane Kundër Kërcënimeve Hibride, në Helsinki. "Përndryshe, agresorët do të kishin dorë të lirë ta vazhdonin agresionin e tyre pa kundërshtarë”.

Ekspertët thanë gjithashtu se veprimet e Departamentit të Drejtësisë u ndërmorën në kohë, për të parandaluar ndikimin në zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe për t’i sinjalizuar Rusisë dhe aktorëve të tjerë të huaj se qeveria amerikane po i mbikëqyr veprimet e tyre dhe do të reagojë në mënyrë agresive.

Kur njoftuan masat kundër fushatave dezinformuese nga Rusia, përfaqësuesit e qeverisë amerikane nuk përmendën se cilën parti apo kandidat besohet se po përpiqeshin të ndihmonin rusët.

Ihor Solovey, i cili drejton qendrën e qeverisë ukrainase për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit, përshëndeti veprimet e qeverisë amerikane, por i tha Zërit të Amerikës se nevojiten më shumë hapa për të penguar aktivitetet ruse në mediat sociale.

"Rrjetet X, TikTok dhe aq më tepër Telegrami rus nuk ka gjasa të duan të shpenzojnë në luftën kundër dezinformatave", tha ai, duke shtuar se vetëm trysnia nga një shtet, apo edhe një sërë shtetesh, do të jetë në gjendje t'i detyrojë këto platforma të mediave sociale të bllokojnë fushatat keqdashëse./VOA

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale