Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndër të tjera, shefi i misionit të NATO-së në Kosovë propozoi si të vetmen zgjidhje për uljen e tensioneve, rikthimin në procesin e dialogut të dy vendeve.
KOSOVË- Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia ka sjellë sërish në vëmendje situatën në Veri të Kosovës. Në një koinferencë për gazetarët, ai tha se situata aktualisht në vendin ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, paraqitet e qetë, ndërsa shtoi se KFOR po monitoron situatën. Ndër të tjera, shefi i misionit të NATO-së në Kosovë propozoi si të vetmen zgjidhje për uljen e tensioneve, rikthimin në procesin e dialogut të dy vendeve.
“Situata është më e qetë normalisht, siç ndodh zakonisht pas një krize. Palët duhet të kthehen në tryezën e negociatave, prandaj ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe që mbështetet edhe nga SHBA. Sa i përket ngjarjes së 24 majit, në ende duke punuar për të kuptuar se çfarë lloj pajisjes janë konfiskuar nga policia e Kosovës, kemi listën dhe bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës. Që nga 1999 KFOR është prezent këtu. Nuk ka nevojë që të ndërtojmë objekte të reja, logjistika është e mjaftueshme", tha Angelo Michele Ristuccia.
Ristuccia ndër të tjera shtoi se, KFOR e mbështet FSK-në, por kjo bëhet sipas mandatit të tyre.
“Jemi të gatshëm për të stabilizuar situatën. Ne veprojmë në mënyrën e duhur me mandatin tonë. Ndërhyrja jonë profesionalisht matet. Për sa i përket FSK-së, ne e konsiderojmë mandatin e FSK siç është paraparë me mandatin origjinal dhe ndërhyrja jonë është në mbështetje të FSK, në hulumtim, kërkim, shkatërrim i mjeteve të pashpërthyera dhe të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjmë me mbrojtjen civile”, tha ai.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al
Vjosa Osmani dhe Volodymyr Zelensky SPANJË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në Spanjë për të marrë pjesë...
Annalena Barbock dhe Ivica Daçiç TIRANË- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e cila ndodhet në Tiranë në ...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka kryer me sukses një test të gjeneratës s&eu...
Narges Mohammadi NORVEGJI- Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë aktivistes iraniane për të drejtat e grave, Narges ...
foto ilustruese SPANJË- Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të premten në Granada të Spanjës për të dis...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, gj...
foto ilustruese SERBI- Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç janë në qendër të vëmendjes së publikut k&e...
Rusi RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të enjten se fragmente granate dore u gjetën në trupat e njerëzve që vdiq&...
foto ilustruese DANIMARKË- Banorët e zemëruar të një lagjeje në Kopenhagë kanë thënë se do t’i rezi...
Foto ilustruese SHBA- Administrata e Bidenit do të rifillojë deportimin e emigrantëve në Venezuelë ndërsa numri n&...