LIVE UPDATES
Bota

"Dy ish-republika sovjetike!" Analiza: Çfarë treguan votimet në Moldavi dhe Gjeorgji për luftën kundër ndikimit rus?

Votimet, zgjedhjet presidenciale dhe një referendum kushtetues për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të mbajtura në Moldavi dhe zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Gjeorgji, kishte një potencial për një rireshtim dramatik të orientimit gjeopolitik të dy ish-republikave sovjetike apo forcimit të kursit aktual të tyre, me sfida në rritje për të dyja shtetet ndaj preferencave të forta të publikut për integrimin të mëtejmë në BE.

31 Tetor 2024, 08:01 Nga M.B
"Dy ish-republika sovjetike!" Analiza: Çfarë treguan
Foto ilustruese

GJEORGJIA- Rezultatet e zgjedhjeve në Moldavi dhe Gjeorgji vunë në pah mënyrat krejtësisht të ndryshme të qeverive dhe shoqërive civile të të dyja shteteve për t’i rezistuar ndërhyrjes ruse dhe elementëve të tjerë keqdashës në momentet vendimtare për të dyja vendet.

Votimet, zgjedhjet presidenciale dhe një referendum kushtetues për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të mbajtura në Moldavi dhe zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Gjeorgji, kishte një potencial për një rireshtim dramatik të orientimit gjeopolitik të dy ish-republikave sovjetike apo forcimit të kursit aktual të tyre, me sfida në rritje për të dyja shtetet ndaj preferencave të forta të publikut për integrimin të mëtejmë në BE.

Prandaj, fituesit dhe humbësit kanë rëndësi. Por, disa nga mësimet e hershme që dolën shkojnë përtej fituesve fillestarë fillestar të këtyre votimeve dhe sugjerojnë se këto zgjedhje mund të kontribuojnë në shoqëritë e tjera të përçara, përfshirë edhe disa demokraci më të pjekura dhe në vende të tjera që janë në periferi të Rusisë.

Zyrtarët moldavianë kishin paralajmëruar për muaj të tërë për kërcënimet nga Rusia që përfshinin dezinformimin dhe lehtësimin e pagesave të paligjshme në vlerë milionëshe për një rrjet jozyrtar kundër BE-së. Një analist, që foli me zyrtarët në Moldavi para votimeve, i citoi ata të kenë thënë: “Ne mund të ndjekim paratë”. Përderisa ata nuk mundën të ndalnin fluksin e parave nga Rusia, ata e panë gjithë këtë gjë dhe publikisht treguan se çfarë po ndodhte.

Gjeorgjia jep një mësim të një lloji tjetër. Kryeministri Irakli Kobakhidze, ka insistuar se “Rusia nuk ka ndikim në Gjeorgji”. E gjendur mes një akti balancues për të shmangur qasjen e saj proruse para publikut që është i shqetësuar nga Rusia, Ëndrra Gjeorgjiane thjesht e injoroi problemin dhe tha se votimet ishin një zgjedhje mes “luftës dhe paqes”.

Si rezultat, edhe pse presidentja Salome Zurabishvili paralajmëroi për ndërhyrjen ruse, publikut iu la në dorë që të kundërshtonte ndikimin ekonomikë të Moskës dhe mobilizimit të personave me ndikim dhe mediave proruse.

Gjeorgjianët dhe grupet e shoqërisë civile rishtazi kishin zhvilluar beteja paqësore kundër ligjit për “agjentët e huaj”, i njohur gjerësisht si “ligji rus” dhe ndaj kufizimeve të reja ndaj komunitetit LGBT. Por, ekspertët i thanë Radios Evropa e Lirë se përgatitjet në formën e “lëshimit të alarmit” dhe “ndërtimit të koalicionit” në fakt nisën shumë muaj më parë.

Zyrtarët moldavianë kaluan në ofensivë për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të tyre, duke forcuar institucionet dhe duke kërkuar që të mbyllnin burimet e paligjshme të trazirave potencialisht të dhunshme. Ata po ashtu shmangën sulme kibernetike dhe lajme të rreme dhe publikisht i konfrontuan ato që i konsideruan si narrativë të rremë. “Ata bënë punë të mirë duke e mbrojtur” integritetin e zgjedhjeve, tha Shelby Magid nga Qendra për Euroazinë në Këshillin e Atlantikut.

Zyrtarët e partisë në pushtet në Gjeorgji u dukën më pak të preokupuar me mundësinë e akuzave për zgjedhje jo të lira. Grupeve publike gjeorgjiane dhe shoqërisë civile iu la kjo detyrë. Pasi për më shumë se një dekadë Ëndrra Gjeorgjiane është në pushtet dhe ka dominuar skenën politike, grupe të tilla të pavarura dhe opozitare sugjeruan para zgjedhjeve se ishin më të përgatitura se në të kaluarën. Kjo përgatitje u tregua në gjëra sikurse vëzhgimi i procedurave për një kohë të gjatë, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe hapja e qendrave të thirrjes për raportimin e shkeljeve zgjedhore. “Ata i kanë bërë të gjitha”, tha Magid.

Në Moldavi, zyrtarët në dy vjetët e fundit kanë luftuar kundër ndikimit të Ilan Shorit, ish-oligarkut në arrati i cili është i dënuar për një mashtrim të madh e i cili duket se është i vendosur që ta ndryshojë kursin e shtetit drejt Rusisë. Që kur e ndaloi partinë e tij vitin e kaluar, Qeveria ka mbajtur presionin ndaj tij përmes paralajmërimeve publike dhe duke folur publikisht për rrjetin e supozuar prej multimiliona dollarësh të Shorit për të organizuar kundërshtimin për anëtarësimin në BE, veç tjerash. “Kjo nuk është një çështje e vetme, është më shumë si një lojë e goditjes së nishanit – thjesht, nuk mund ta hiqni qafe Shorin”, tha Magid.

Në Gjeorgji, “elefanti në dhomë” është Bidzina Ivanishvili, themeluesi miliarder i Ëndrrës Gjeorgjiane, i cili e ka krijuar pasurinë e tij në Rusi. Rasti i tij është krejt ndryshe. Ivanishvili duket se “po e shikon interesin e vet dhe ka mendësinë e tij antidemokratike që përputhet më shumë me Rusinë”, tha Magid, duke shtuar se këto qëllime “duket se shkojnë dorë për dore, e herë të tjera jo”.

Diferenca e vogël në referendumin kushtetues për BE-në dhe pabarazia në perspektivat për Lindjen dhe Perëndimin e Kishinjevit vënë në pah rëndësinë e diasporës në zgjedhjet në Moldavi. Zyrtarët moldavianë përdorën një sërë kanalesh për të vënë në pah ndjenjën e urgjencës dhe pasojat për të mobilizuar votuesit moldavianë jashtë vendit, veçmas në Perëndim. Ky mobilizim u bë përmes mediave sociale, ngjarjeve kulturore dhe rritjes së numrit të vendvotimeve. “Vota juaj ka rëndësi dhe informacioni duhet të arrijë te ju”, tha Magid.

Zyrtarët udhëheqës në Gjeorgji – diaspora e së cilit është gjerësisht e përqendruar në Perëndim – ishin më pak të interesuar që ta shtynin diasporën që të votonte. Është e thjesht të kuptohet pse: Ëndrra Gjeorgjiane fitoi vetëm 15 për qind mbështetje nga votuesit në diasporë. Megjithatë, me opozitën e përçarë dhe me shumë alternativa në fletëvotim ndaj Ëndrrës Gjeorgjiane, kjo nuk u përkthye në një mandat të qartë./ REL

gjeorgji moldavi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale