Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një gjykatës federal u kishte kërkuar avokatëve të zotit Trump, të kërkonin për materiale të tjera të klasifikuara, që mund të ishin ende në posedim të tij. Dokumentet u gjetën në një dhomë që përdoret për magazinim.
Një ekip ligjor, i ngarkuar nga ish-presidenti Donald Trump me detyrën për të kërkuar dokumente të tjera që i takojnë Shtëpisë së Bardhë, gjeti të paktën dy të tilla, të shënuara si të klasifikuara, në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës. Njoftimi u bë të mërkurën nga një person në dijeni me këtë çështje, i cili tha gjithashtu se ekipi ligjor kontrolloi katër objekte në pronësi të ish-presidentit.
Një gjykatës federal u kishte kërkuar avokatëve të zotit Trump, të kërkonin për materiale të tjera të klasifikuara, që mund të ishin ende në posedim të tij. Dokumentet u gjetën në një dhomë që përdoret për magazinim.
Departamenti i Drejtësisë po zhvillon hetime mbi mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare, nga ana e ish-presidentit, pas largimit nga detyra në janar të vitit 2021.Zoti Trump, i cili muajin e kaluar nisi fushatën presidenciale për vitin 2024, ka mohuar të ketë shkelur ligjin. Ai ka thënë, por pa ofruar asnjë prove, se hetimi është një sulm politik ndaj tij.
Gjatë një kontrolli më 8 gusht në rezidencën e ish-presidentit në Mar-a-Lago agjentët e FBI-së sekuestruan me mijëra dokumente, rreth 100 prej të cilave të shënuara si të klasifikuara.Prokurorët po hetojnë gjithashtu nëse zoti Trump apo anëtarë të ekipit të tij ligjor kanë bërë përpjekje për të penguar struktuarat ligjzbatuese në mbledhjen e informacionit mbi procesin hetimor gjatë kontrollit të FBI-së më 8 gusht. Zyrtarët kanë thënë se ka ende dokumente të klasifikuara që mungojnë.
Muajin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi Jack Smith, në detyrën e prokurorit të posaçëm për të mbikëqyrur procesin e hetimor mbi çështjen e dokumenteve zyrtare, si dhe një tjetër hetim që synon të hedhë dritë mbi përpjekjet e dyshuara të zoti Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020-s.“Presidenti Trump dhe avokati i tij vazhdon të jenë bashkëpunues dhe transparent, pavarësisht sulmit të paprecedentë, të paligjshëm, të pajustifikuar e politik kundër Presidentit Trump dhe familjes së tij nga Departamenti i Drejtësisë”, tha zëdhënësi i zotit Trump, Steven Cheung.
Zoti Garland emëroi zotin Smith si prokuror të posaçëm për të siguruar një proces hetimi të pavarur nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili mund të përballet sërish me zotin Trump në zgjedhjet e vitit 2024.Së fundmi zoti Trump është përballur me një sërë problemesh ligjore, mes tyre një vendim i gjykatës së Nju Jorkut që e shpalli të martën kompaninë e tij, fajtore për mashtrim me taksat./VOA
Për dallim nga shumica e vendeve në Evropë, Kosova ndalon plotësisht secilën formë të prostitucionit: shitjen dhe blerjen e...
Gjykata e Larte Sot u njoftua për një mjet shpërthyes në ndërtesën e Gjykatës së Lartë të Podgoricës...
Vucic HOLLANDË- Hollanda kërkon që Komisioni Europian t’i ndërprejë negociatat me Serbinë për anëtarësim...
Vitali Klitschko UKRAINË- Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, në një intervistë për Reuters ka paralajm&eum...
Ursula von der Leyen Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një paketë të nëntë sanksionesh ndaj R...
Protestat ne Iran IRAN- Forcat iraniane të sigurisë po synojnë gratë në protestat kundër regjimit me armë gjahu në ...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Sipas Oleksandr Kononenko, i cili mbikëqyr të drejtat e njeriut në sektorin e sigurisë dhe mbrojtje...
Papa Francesku VATIKAN- Papa Françesku shpërtheu në lot teksa lutej për paqen në Ukrainë gjatë një vizi...
KONGO- Një hetim i OKB-së ka gjetur se të paktën 131 civilë në Republikën Demokratike të Kongos vdiqën në nj...
Putin PUTIN- Vladimir Putin është zotuar të vazhdojë të sulmojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, pavar...