Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Abraham thotë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret e anëtarësimit të Kosovës në KiE, kurse Shwabe thotë se Këshilli i Evropës do të vendos për anëtarësimin e Kosovës bazuar në rregullat dhe vlerat e veta .
BRUKSEL-Dy deputetë gjermanë Knut Abraham nga radhët e CDU/CSU dhe Frank Schwabe nga grupi socialdemokrat (SPD) kanë reaguar ndaj deklaratave të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se janë edhe dy kushte që duhet plotësuar Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Abraham thotë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret e anëtarësimit të Kosovës në KiE, kurse Shwabe thotë se Këshilli i Evropës do të vendos për anëtarësimin e Kosovës bazuar në rregullat dhe vlerat e veta .
“Ne vlerësojmë shqetësimet e Escobar, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe do të vlerësohet përmbushja e tyre nga Kosova”, ka shkruar Abraham në platformën X.
Megjithatë deputetit konservator gjerman thotë se SHBA nuk do t’i plotësonte kushtet për anëtarësim në KiE. “SHBA nuk do t’i plotësonte këto kritere për shkak të dënimit me vdekje që ekziston në disa shtete”.
Ndërkohë, deputeti Shwabe duke reaguar ndaj deklaratës së Escobar, ka thënë se Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund të arrijnë.
“Me të gjithë respektin për të Dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund të arrijnë. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim bazuar në rregullat dhe vlerat tona”, ka thënë Schwabe, përmes një postimi në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Kosovës i kanë mbetur dy kushte.
“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha emisari amerikan për REL.
Orban HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se është i gatshëm të marshojë në Bruksel dhe të “...
Gazmend Bardhoku AUSTRI- Një shqiptar i Kosovës u detyrua të largohej nga një diskotekë në Austri pasi sipas tij, menaxher&eu...
Dekorimet SERBI- Një vjedhje spektalore është regjistruar në Serbi ku 43 mijë dekorata janë grabitur nga 10 persona. Fat...
Knut Abraham GJERMANI- Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka reaguar në lidhje me deklarat e emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar u cili ...
Tomas Szunyog KOSOVË- Shefi i zyrës së Bashkimit Evropain në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar për herë të parë...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin se ekonomitë e mëdha perëndim...
Biden dhe Netanyahu SHBA- Operacioni ushtarak i Izraelit në Gazë dhe pasojat e ofensivës mbi civilët palestinezë kanë qen&eum...
Emmanuel dhe Brigitte Macron FRANCË- Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, është përdorur në një fushat&eum...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite tha se palestinezë të armatosur kanë hapur zjarr përderisa turma njerëzish po prisnin kami...
Petkoviç SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me heqjen e...