LIVE UPDATES
Bota

DW: Publikimi i dokumenteve sekrete, një makth amerikan

Sipas raportimeve të “New York Times” ato përmbajnë edhe të dhëna për planet e NATO-s dhe SHBA të mbështesin Kievin në një ofensivë të mundshme kundër Rusisë në pranverë.

11 Prill 2023, 09:27 Nga I.A
DW: Publikimi i dokumenteve sekrete, një makth amerikan
Foto Ilustruese

SHBA- Dy ditë pas publikimit në internet të dokumenteve amerikane të klasifikuara si sekrete është ndezuar debati për dëmin e madh të shkaktuar për shkak të përmbajtjes së tyre mjaft delikate. Sipas mediave amerikane këto dokumente përmbajnë të dhëna për furnizimet me armë të Ukrainës dhe shpenzimin e municioneve- po ashtu ato japin detaje për forcën e trupave ukrainase dhe pozicionet e tyre. Sipas raportimeve të “New York Times” ato përmbajnë edhe të dhëna për planet e NATO-s dhe SHBA të mbështesin Kievin në një ofensivë të mundshme kundër Rusisë në pranverë.

Ndërsa sipas “Washington Post” krahas informacioneve për Ukrainën janë publikuar edhe analiza sekrete për vende të tjera, si për shembull për Kinën dhe Izraelin. Dokumentet japin detaje se si i mbledhin informatat shërbimet sekrete amerikane dhe tek cilat burime bazohen. Ky vështrim brenda praktikës së punës të shërbimeve sekrete amerikane mund të jetë shumë i vlefshëm për Kinën dhe Rusinë. Moska mund të kuptojë, se sa i infiltruar është aparati i saj i sigurisë nga spiunët amerikanë dhe të mbyllë pikat e dobta. Një ish-funksionar i shërbimeve sekrete amerikane ka bërë fjalë për “një makth”.

Disa dokumente me gjasë të manipuluara

E paqartë është nëse të gjitha dokumentet janë të vërteta. Përfaqësues të qeverisë amerikanë kanë konfirmuar parimisht vërtetësinë e dokumenteve, sipas CNN. Por “Washington Post” raporton po mbi bazën e burimeve nga qarqet qeveritare, se të paktën disa dokumente janë të manipuluara. Kjo përputhet me të dhënat e rrjetit investigativ Bellingcat. Ekspertët e këtij rrjeti kanë zbuluar, se të paktën disa dokumente janë qartësisht të manipuluara.

Po ashtu e paqartë është, se kush fshihet pas publikimeve. Dokumentet u shfaqën në fillim të marsit në platformën e preferuar të “gamer-ave”- lojtarëve të lojërave në internet, Discord, më pas u përhapën më tej në Imageboard 4Chan. Në fund ato u përhapën në twitter dhe në kanalet ruse të Telegramit. Një pjesë e madhe e dokumenteve u fshi shpejt. Ministria Amerikane e Drejtësisë ka filluar hetimet. Me gjasë mijëra punonjës të autoriteteve amerikane kanë pasur qasje tek dokumentet, ka thënë një punonjës i Pentagonit për “Washington Post”.

Sipas reagimeve nga Ukraina publikimi i dokumenteve të tilla nuk kanë asnjë ndikim në rrjedhën e luftës. Kievi reagoi i qetë, dhe bën fjalë për një “lojë të zakonshme shërbimesh sekrete”. Rusia vetë ka trilluar dokumentet për të vendosur një pykë mes perëndimit dhe Ukrainës, sipas Kievit.

Përkundër këtyre reagimeve qëndrojnë deklaratat e alarmuara të autoriteteve amerikane dhe shërbimeve sekrete. Kreu i institutit amerikan, Silverado Policy Acclelerator, Dimitri Alperovitch, i tha gazetës “Washington Post”, se dokumentet mund të sjellin dëme. Vërtet ato nuk kanë plane konkrete sulmi, por ato i japin Moskës të dhëna për llojin dhe sasinë e armëve perëndimore dhe për ushtrinë që përdor këto armë. Këto janë informacione me rëndësi për aftësinë mbrojtëse të Ukrainës.

Marrë nga DW

dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet