11 Prill 2023, 08:03
Nga A.B
Evan Gershkovich
Rusia nuk u ka lejuar zyrtarëve konsullorë amerikanë që të kenë qasje tek gazetari i gazetës Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili u ndalua në fund të muajit të kaluar, duke shkelur kështu ligjin ndërkombëtar, tha të hënën zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.
Patel u tha gazetarëve gjatë një seance informimi se Moska e ka njoftuar zyrtarisht gjatë fundjavës Uashingtonin për arrestimin, por se Shtetet e Bashkuara ende po përpiqen të kontaktojnë nëpërmjet zyrtarëve konsullorë zotin Gershkovich, i cili është arrestuar që më 29 mars, me akuza për spiunazh.
“Në këtë pikë është shkelje e detyrimeve të Rusisë sipas konventës së marrëdhënieve konsullore dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha zoti Patel.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ranë dakort në një traktat të nënshkruar në vitin 1964 se një zyrtar konsullor do të lejohet të vizitojë një shtetas të ndaluar apo të arrestuar të palës tjetër, brenda dy deri në katër ditë nga ndalimi, në varësi të vendndodhjes.
“Kemi theksuar nevojën që qeveria ruse ta mundësojë këtë qasje sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi zoti Patel.
Departamenti i Shtetit njoftoi gjithashtu të hënën se Sekretari Blinken mori vendimin për ta përcaktuar të padrejtë ndalimin e zotit Gershkovich, duke i bërë thirrje ndërkohë thirrje Rusisë edhe për lirimin e shtetasit tjetër amerikan Paul Whelan.
Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.
Avokatët e gazetës Wall Street Journal e kanë vizituar gazetarin, dhe gazeta ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që Rusia të lirojë zotin Gershkovich dhe i kanë hedhur poshtë si qesharake pretendimet për spiunazh./VOA
evan gershkovich
Bota
11 Prill 2023, 07:54
A.B
Rreth dy muaj pas skandalit me pagesa mbi çmimet e një kontraktuesi për furnizime me ushqim për ushtarët ukrainas, u testua pë...
Bota
11 Prill 2023, 07:51
A.B
Xhamia
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Jersey në SHBA. Një imam në një xhami është godit...
Bota
10 Prill 2023, 22:46
k.m.
Miniera e Trepçës
PRISHTINË- Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës,...
Bota
10 Prill 2023, 22:21
a.l
Pilula e Abortit
SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë i kërkoi gjykatës së apelit që të ngrijë një v...
Bota
10 Prill 2023, 22:18
a.l
Pentagoni
SHBA- Pentagoni deklaron se rrjedhja e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së ësht&e...
Bota
10 Prill 2023, 22:18
k.m.
James Rubin
I dërguar i posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit të SH...
Bota
10 Prill 2023, 22:12
a.l
Donald Trump
SHBA- Avokatët e Trump paraqitën një apel pas vendimit nga hetimi i Departamentit të Drejtësisë n&eum...
Bota
10 Prill 2023, 21:53
a.l
Sarah el Khairi
FRANCË- Pas ministrit francez të punës i cili vendosi të flasë hapur dhe të thotë se ësht&eum...
Bota
10 Prill 2023, 22:03
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Një foshnjë e lindur pak ditë më parë është gjetur në ditën e Pashkëve në &ld...
Bota
10 Prill 2023, 21:46
a.l
Gratë afgane
AFGANISTAN- Talibanët i kanë ndaluar familjet dhe gratë nga restorantet me kopshte ose hapësira të gjelbra...