LIVE UPDATES
Bota

Nga patatja, vezët dhe lakrat, si janë rritur çmimet e ushqimit për ushtarët ukrainas

Skemat kanë zbuluar se të paktën katër kontraktues të tjerë të rëndësishëm e ngarkojnë me pagesa edhe Ministrinë e Mbrojtjes me tarifa mbi tregun për furnizimin e ushqimeve bazë për ushtarët ukrainas.

11 Prill 2023, 07:54 Nga A.B

Nga patatja, vezët dhe lakrat, si janë rritur çmimet e ushqimit

Rreth dy muaj pas skandalit me pagesa mbi çmimet e një kontraktuesi për furnizime me ushqim për ushtarët ukrainas, u testua përpjekja e Ukrainës për anti-korrupsion.

Skemat kanë zbuluar se të paktën katër kontraktues të tjerë të rëndësishëm e ngarkojnë me pagesa edhe Ministrinë e Mbrojtjes me tarifa mbi tregun për furnizimin e ushqimeve bazë për ushtarët ukrainas.

Gjetjet nga Skemat, nga shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë, bazohen në kontratat e kompanive të vitit 2023, me vlerë rreth 1.14 miliard dollarë, të cilat Skemat i morën nga burime të shumta në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes. Të gjitha këto kontrata, përveç dy prej tyre, nuk janë bërë publike më parë.

Dokumentet e Shërbimit Shtetëror të Taksave tregojnë se çmimet me të cilat kanë përgatitur dorëzimin, për shembull të patateve, mollëve, lakrave dhe vezëve për trupat e armatosura të Ukrainës, variojnë nga dy deri në trefishin e nivelit të çmimeve të blerjes të raportuara te zyrtarët tatimorë në dhjetor të vitit 2022 dhe janar të vitit 2023. Të dhënat e plota tatimore të pesë nga tetë kontraktuesit e ushqimit, ishin të qasshme.

Sipas vlerësimeve të Skemave, çmimi i ri lejon ende një marzhë shitjesh prej 30 deri në 70 për qind, që është dallimi i çmimit të shitjes së një artikulli ushqimor dhe kostos për kontraktuesit për ta blerë atë.

Qeveria është nën presion për të luftuar korrupsionin nga Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore, ndërsa ajo pretendon se nuk ka pasur parregullsi. Por, ky problem shihet qartë se ende është i pranishëm.

Kontratat për ushtrinë ukrainase nuk janë bërë publike dhe identitetet e kontraktuesve të saj janë mbajtur sekret që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Mirëpo, kjo ndryshoi në janar 2023 me publikimin e një hetimi nga media Dzerkalo Tyzhnya, që zbuloi se një furnizues ushtarak, kompania Aktyv me bazë në Kiev, po i ngarkonte qeverisë gati dy herë e gjysmë çmimin e shitjes me pakicë për vezët.

Që nga atëherë, vetëm një furnizues tjetër, Harna Strava me bazë në Dnipro, pjesë e një hetimi prokurimi të 13 marsit 2023 nga Bihus.Info është bërë publike.

Gjashtë furnizuesit e mbetur, emrat e të cilëve Skemat i kishin marrë nga kontratat që kishin me Ministrinë e Mbrojtjes, refuzuan të zbulonin identitetin e tyre.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Mbrojtjes, emërimi i kontraktuesve ushtarakë pa pëlqimin e tyre, rrezikon sigurinë kombëtare të Ukrainës dhe krijon "kushte të favorshme" për një sulm rus në pjesë të sistemit logjistik ushtarak të Ukrainës, i cili mund të rezultojë me "viktima njerëzore".

Skemat kanë përdorur numrat e kontratave, në vend të emrave të korporatave për të identifikuar këta gjashtë furnizues ushqimorë.

Ministria e Mbrojtjes nuk ngarkohet për ushqim, sipas furnizuesve dhe vetë Ministrisë së Mbrojtjes; përkundrazi, është duke u ngarkuar për një shërbim: sigurimin e ushqimit për njësitë e caktuara ushtarake kudo që ato të vendosen.

Shumica e kompanive që janë në fokus të raportit të Skemave, kryejnë dërgesa të mëdha në magazinat ushtarake në pozicione që nuk janë në vijë të frontit, pozicione që mund të ndryshojnë çdo ditë.

Nga këto magazina, ushtria ukrainase ua dërgon ushqimin trupave ukrainase.

Por, sipas Anastasia Radinës, kryetare e Komitetit kundër korrupsionit në Parlamentin ukrainas dhe anëtare e partisë qeverisëse Shërbëtori i Popullit, struktura e këtij sistemi "është burimi i abuzimeve me prokurimet".

Tutje, ajo thotë se Ministria e Mbrojtjes deklaron se "shërbimi" i furnitorëve përfshin një zgjedhje prej 409 produkteve nga një katalog, së bashku me dërgimin, ftohjen dhe zëvendësimin e produktit.

Por, në realitet, Radina shtoi se "njësitë ushtarake marrin produkte nga furnizuesit e Ministrisë së Mbrojtjes -- dhe, në fakt, shumë më pak artikuj sesa që përfshin katalogu -- dhe jo ushqime të gatshme".

Disa njësi blejnë produktet ushqimore dhe përgatisin vetë menynë, shtoi ajo.

Për këtë, Radina deklaroi se blerjet e Ministrisë së Mbrojtjes janë dukshëm më të shtrenjta se ato të Shërbimit Kufitar apo nga rrjetet e shitjes me pakicë.

Në vend të "një shërbimi artificial", ajo sugjeroi që ushtria të blinte artikuj ushqimorë dhe caktoi kostot maksimale bazuar në normën e lëvizjes në treg.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se "specialistët" shqyrtojnë mundësinë e blerjes së artikuj ushqimorë "veçmas" nga blerja e "shërbimeve logjistike, ruajtjes dhe zëvendësimit të stoqeve, etj." Menytë e standardizuara për ushqimet e forcave të armatosura tashmë janë duke u diskutuar.

*Video nga arkivi: Gjyshja me motoçikletë shpërndan ushqim për trupat ukrainase

Hetimi i Dzerkalo Tyzhnyas i kushtoi Ministrisë së Mbrojtjes: Protestat çuan në shkarkimin e shefit të prokurimit të ministrisë, Bohdan Khmelnytskiy; dorëheqjen e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov, i cili mbikëqyri furnizimet për forcat; dhe hetimin e Byrosë Shtetërore të Hetimit (DBR) për disa individë të përfshirë në blerjet e ministrisë.

Spekulime u bënë edhe për fatin e ministrit të Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.

Në funksion të kësaj, Ministria e Mbrojtjes ndryshoi drejtim dhe u përqendrua në përpjekjen për të rregulluar çështjen pasi fillimisht e quajti hetimin e Dzerkalo Tyzhnyas një fushatë shpifjeje.

Për të mos lejuar që bizneset të përfshijnë “inflacionin dhe rreziqet e tjera” në çmimet që paguante ministria, ajo deklaroi më 20 shkurt se kishte kufizuar kohëzgjatjen e kontratave të furnizuesve me ushqime në tre muaj.

Shtojcat e publikuara të kontratës, të cilat identifikojnë furnizuesit vetëm me numrat e tyre të kontratës, tregojnë çmimet e rishikuara.

Çmimet që bizneset janë të gatshme të ofrojnë për artikuj ushqimorë janë të shënuara në kontrata. Ministria e Mbrojtjes nuk e dha këtë informacion në kohë për t'u publikuar, pavarësisht Skemave për të marrë fatura nga njësitë ushtarake që demonstrojnë kostot, me të cilat kontraktuesit u shesin në të vërtetë ushqimin forcave ukrainase.

Ministria pretendoi se kontratat e saj të shkurtuara nënkuptonin çmime më të ulëta të ushqimeve për forcat e armatosura, por Skemat nuk gjetën se të gjitha çmimet u ulën në mënyrë të barabartë për të gjitha kategoritë ushqimore.

Vezët ishin në fokus të skandalit të prokurimit të ushqimeve të janarit. Pretendimi i ministrit të Mbrojtjes, Reznikov, se për shkak të një "gabim teknik", u rrit çmimi i tyre në 17 hryvnya (46 centë) për vezë në vend të kilogramit në kontratën e kompanisë Aktyv u bë batutë virale e rrjeteve sociale.

Lista e çmimeve të Aktyv, e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, përcakton çmimin në 9 hryvnya për vezë; një zbritje prej 47 për qind.

Megjithatë, tabela e mëposhtme tregon se ai çmim është ende 64 për qind mbi çmimin e blerjes të raportuar në Shërbimin Tatimor Shtetëror nga dhjetori 2022-janar 2023.

Kontratat e rishikuara për katër furnizuesit shtesë të vezëve për ushtrinë nuk përfshinin ndonjë ndryshim në çmim. Ata vazhdojnë të paguajnë 8–9 hryvnya për vezë, që është një rritje prej 43–67 për qind mbi koston e prokurimit.

Disa nga zbulimet më të shumta të mbishpenzimeve të mundshme të Ministrisë së Mbrojtjes mund të gjenden te patatet.

Tarifat e furnitorëve varionin nga 17.7 në 27 hryvnya (48-73 centë) për kilogram para mashtrimit të prokurimit. Një ofrues mbajti çmimin ekzistues pas ndryshimit të çmimit, ndërsa katër të tjerët i ulën çmimet e tyre nga 29 deri në 38 për qind.

Dokumentet tatimore të marra nga Skemat tregojnë se edhe pas rishikimeve, çmimet me të cilat katër nga pesë furnitorë tani i shesin ushtrisë patate janë 40-50 për qind më të larta se çmimet e blerjes së tyre të raportuara në Shërbimin Tatimor Shtetëror në dhjetor 2022 dhe janar të vitit 2023.

Këto tarifa të rishikuara janë dy herë më të shtrenjta se çmimet mesatare të tregut, bazuar në rishikimin e çmimeve të Skemave në Kiev në më shumë se pesë rrjete kombëtare marketesh.

Një hetim i 13 marsit 2023, edhe gazetarja e Bihus.Info, Alisa Yurchenko, zbuloi po të njëjtën gjë.

Një faturë nga një njësi ushtarake e paidentifikuar u postua në Facebook nga gazetarja veterane, Tetyana Nikolayenko, tregon se inflacioni i çmimit të patateve të kompanisë Aktyv preku edhe mollët.

Dokumenti i 8 marsit, autenticiteti i të cilit nuk është diskutuar, tregon se mollët për forcat e armatosura shiten 51 hryvnya (1.38 dollarë) për kilogram.

Megjithatë, të dhënat mujore të taksave të Kompanisë Aktyv zbulojnë se vetë kompania paguante 15 hryvnya (41 centë) për kilogram për frutat.

Prandaj, një rritje prej më shumë se trefishi i çmimit të blerjes po paguhet nga forcat e armatosura të Ukrainës.

Nga shqyrtimi i të dhënave tatimore rezulton se ata kanë paguar dyfishin e çmimit të blerjes për kontraktuesit e tjerë.

Lakra i shitet Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës me dy deri në trefishin e çmimit të blerjes, tregon grafiku i mëposhtëm.

Sipas çmimeve të rishikuara, Kompania Aktyv ia shet lakrat Ministrisë për afërsisht dyfishin e çmimit se sa dy konkurrentët e tjerë të saj.

Pesë nga kontraktuesit e përmendur në këtë hetim u morën në pyetje nga Skemat për mënyrën se si ata përcaktojnë tarifat e tyre për forcat e armatosura dhe se si ata faktorizojnë kostot që mund të kenë ndikim në ato çmime.

Gazetarët, gjithashtu, i pyetën ata se si arritën të ulnin çmimet e artikujve të ndryshëm ushqimorë dhe se si do të rishikonin marzhat e tyre të shitjeve pas rregullimeve të kontratave të tyre me Ministrisë së Mbrojtjes që u bënë në shkurt 2023.

Ministria e Mbrojtjes sqaron se çmimet janë më të larta se mesatarja për shkak të nevojës për të planifikuar paraprakisht zëvendësimet e furnizimeve ushqimore që do të dëmtoheshin ose humbnin. Sipas Reznikov, rritja e çmimeve të shërbimeve ushqimore për vitin 2022 ishte më e vogël se norma e inflacionit prej 26.6 për qind.

Valeriy Melesh, drejtori i Aktyv Business, shpjegoi se kompania duhej të paguante karburantin për dërgimin në vende të shumta, ruajtjen e produkteve dhe pagat e personelit, përveç çmimeve që i paguante Ministrisë së Mbrojtjes. Melesh tha se Aktyv uli çmimet e saj në shkurt 2023 si rezultat i një rënie të çmimeve të saj të blerjes.

Shpenzime të ngjashme u specifikuan nga Furnizuesi nr. 5 (kontrata nr. 286/2/22/80), duke përfshirë paketimin e produkteve, transportin, logjistikën, pagat e personelit të dërgesës, shpenzimet e biznesit dhe transportin në njësitë ushtarake.

Në një intervistë me Bihus.Info, drejtori i prokurimit të Harna Strava, Denys Ushakov, theksoi rrezikun e kryerjes së dërgesave në magazinat ushtarake ukrainase në rajonin e Donjeckut të Ukrainës lindore të pushtuar nga Rusia, "ku askush nuk pranon të shkojë, sepse ekziston rreziku i humbjes së automjetit".

Kilometrazhi në rajon, shtoi ai, "matet jo në një vijë të drejtë, por nga [numri i] kalimeve me ponton".

Ministria e Mbrojtjes pranoi se kostot që lidhen me shërbimet ushqimore të ofruara nga kontraktuesit përbëjnë mundësinë e zëvendësimit të produktit në rast se një magazinë goditet "nga një predhë armike" ose prishen mallrat ushqimore.

Furnizuesi Nr. 4 — kontrata numër 286/2/22/78, e cila transporton ushqime në rajonin e Odesës, ishte i vetmi nga furnizuesit me të cilin Skemat ose Bihus.Info folën për të thënë se biznesi ofron me zbritje domate, tranguj, qepë dhe produkte të tjera ushqimore për forcat ushtarake.

Sidoqoftë, zyrtari pohoi se kompania "po kërkon vazhdimisht metoda për të ulur çmimin e furnizimeve për luftëtarët tanë".

Deri në kohën kur u publikua hetimi më 17 mars, bizneset e tjera nuk kishin reaguar ndaj kërkesave të Skemës për komente.

Më 21 mars 2023, presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një projektligj nën ligjin që obligon që nga 20 qershori 2023 publikimin e çmimeve për të gjitha blerjet ushtarake, përveç armëve, në platformën e prokurimit elektronik ProZorro.

Në fillim të janarit, ProZorro u pezullua për shkak të sulmeve ruse në infrastrukturën e energjisë elektrike të Ukrainës.

Kryetarja e Komisionit parlamentar kundër korrupsionit, Radina, e sheh atë si një mjet për të nxitur konkurrencën e hapur midis shitësve që "mund të ofrojnë çmimet më të larta".

Maksym Nefyodov, një nga krijuesit e ProZorro-s dhe ish-kreu i departamentit të doganave të Ukrainës nga viti 2019 deri në vitin 2020, dha një paralajmërim se portali në vetvete nuk mund t’i zgjidhë problemet e qëndrueshme të Ukrainës me burimin e ushqimit.

"Ky është një problem sistematik që kërkon një zgjidhje që fillon shumë përpara procesit të tenderit", tha Nefyodov në një intervistë më 24 janar 2023 me Radio Svoboda.

“Sepse me sistemin e organizimit të ushqimit që ekziston tani, edhe nëse tenderi organizohet personalisht nga Papa ose Nënë Tereza, rezultatet do të jenë përsëri shumë të dyshimta”./REL

ukraine

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!