LIVE UPDATES
Bota

DW: Kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Gjermani?

Pas prishjes së koalicionit qeveritar, kancelari Olaf Scholz (SPD) fillimisht caktoi datën 15 janar si datë për votëbesimin, por pas presionit nga Unioni dhe FDP, por edhe nga Të Gjelbërit, ende partnerë të koalicionit, Scholz u shpreh i gatshëm për një datë më të hershme.

10 Nëntor 2024, 14:46 Nga N.F
DW: Kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Gjermani?
Olaf Scholz

GJERMANI- Zgjedhje sa më shpejt? Po sa kohë duhet për organizimin e tyre? Data e zgjedhjeve të parakohshme federale po debatohet në Gjermani. Po të ndiqje zhvillimet e ditëve të fundit, dështimi i qeverisë ishte si kronikë e një dështimi të paralajmëruar, e megjithatë lajmi i prishjes së koalicionit në Berlin erdhi si shok për gjermanët, që në sondazhe nuk qanë kushedi për këtë qeveri, përkundrazi miratuan zgjedhje të parakohshme. Po kur? Kjo është pyetja kryesore që preokupon Gjermaninë këto ditë: Kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme? Pas prishjes së koalicionit qeveritar, kancelari Olaf Scholz (SPD) fillimisht caktoi datën 15 janar si datë për votëbesimin, por pas presionit nga Unioni dhe FDP, por edhe nga Të Gjelbërit, ende partnerë të koalicionit, Scholz u shpreh i gatshëm për një datë më të hershme.

Këtë gatishmëri ai e bëri të qartë në kuadër të samitit të BE në Budapest të premten, ku Scholz tha, se "tashmë kam njoftuar të mërkurën në mbrëmje se do të doja të mundësoja sa më shpejt zgjedhjet e reja në Gjermani, në mënyrë që të ketë qartësi shpejt pas largimit të FDP nga koalicioni. Ne duhet ta diskutojmë datën sa më qetë të jetë e mundur", tha Scholz. Sipas tij, do të ishte mirë që "të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare demokratike në Bundestag se cilat ligje mund të miratohen këtë vit”.

Por opozita, ashtu si edhe FDP-ja e larguar nga koalicioni kanë bërë thirrje për një votëbesim të menjëhershëm; Kandidati për kancelar i Unionit dhe kreu i CDU, Friedrich Merz foli të premten në favor të zgjedhjeve të reja në 19 janar. Nëse kjo do të jetë e mundur, mbetet e hapur.

Brand: Përgatitja e zgjedhjeve zgjat plot 60 ditë


Në debatin politik për datën e zgjedhjeve hyjnë tani edhe reagimet nga zyrtarja më e lartë gjermane, në institucionin që organizon zgjedhjet për Bundestagun. Drejtuesja Federale e Zgjedhjeve, Ruth Brand ka planifikuar një takim me kolegët e saj të hënën(11.11.) për të diskutuar mbi problemet e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme. Drejtuesja Federale e Zgjedhjeve i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz që të mos nxitojë me datën për zgjedhje të reja. Për arsye organizative, kjo është e rrezikshme, shkruan drejtoresha e zgjedhjeve Ruth Brand në një letër drejtuar Scholz, sipas mediave gjermane.

Letra mban tiutllin: "Sfidat dhe rreziqet e zgjedhjeve të parakohshme në janar ose shkurt 2025”. Sipas Ruth, "në përgjithësi, në këtë rast unë shoh një rrezik të lartë që të cenohet gurthemeli i demokracisë dhe besimit në integritetin e zgjedhjeve."

Për një zgjedhje të mirëorganizuara duhet të shfrytëzohet plotësisht periudha prej 60 ditësh nga shpërbërja e Bundestagut. "Nëse datat dhe afatet do të binin gjatë sezonit të Krishtlindjeve ose në periudhën midis viteve, periudha shumë e shkurtër prej 60 ditësh do të shkurtohej ndjeshëm”, shkruan Brand.

Brand sheh "rreziqe të paparashikueshme"


Sipas Brand, kjo mund të çojë në "rreziqe të paparashikueshme në të gjitha nivelet”. Një sërë detyrash duhet të kryhen në një kohë të shkurtër: Sigurimi i infrastrukturës së IT në nivel federal, shtetëror dhe lokal, duke përfshirë masat e sigurisë kundër kërcënimeve hibride; Përgatitja e materialeve të votimit si fletëvotimet, e cila është e vështirë për shkak të pengesave aktuale të furnizimit; Emërimi dhe trajnimi i punonjësve zgjedhorë; Organizimi dhe pajisja e dhomave të përshtatshme të votimit.

Brand gjithashtu ka frikë se propozimet zgjedhore nën presion kohor mund të kenë gabime, që sjellin mosmiratime e probleme të reja. Psh partitë pa përvojë që duhet të mbledhin nënshkrime mbështetëse do të ishin nën presion edhe më të madh kohor. Mbingarkimi i zyrave zgjedhore mund të rezultojë që dokumentet e votimit postar të mos dërgohen në kohë, veçanërisht jashtë vendit.

Brand i bën thirrje Scholz-it të marrë parasysh rreziqet e përmendura kur shqyrton zgjedhjet e parakohshme dhe të mbështesë autoritetet në përgatitjen dhe zbatimin e duhur të zgjedhjeve./DW

 

olaf scholz gjermani fushata për zgjedhjet e parakohshme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj