LIVE UPDATES
Bota

DW: AfD ekstremiste e djathtë, a është demokracia gjermane në rrezik?

Shkak për këtë vlerësim është "karakteri ekstremist i të gjithë partisë, i cili shpërfill dinjitetin njerëzor”, thuhet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Ndër të tjera ajo ka shqyrtuar deklaratat e bëra nga AfD gjatë fushatës zgjedhore federale dhe para tre zgjedhjeve shtetërore në Gjermaninë lindore. Lidhjet midis politikanëve të AfD-së dhe aktorëve dhe grupeve ekstremiste të krahut të djathtë luajtën gjithashtu rol qendror në hetimin tre-vjeçar.

4 Maj 2025, 19:44 Nga E. D
DW: AfD ekstremiste e djathtë, a është demokracia gjermane
foto ilustruese

GJERMANI- AfD, Alternativa për Gjermaninë u klasifikua si parti ekstremiste e djathtë në të gjithë Gjermaninë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Kjo më parë zbatohej vetëm për tre degë rajonale në lindje: Tyringi, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt. Që nga marsi i vitit 2021, AfD është renditur në mbarë vendin si një grup i dyshuar ekstremist i krahut të djathtë. Për këtë qëllim, shërbimit sekret vendas iu lejua të përdorte edhe burime të inteligjencës sekrete si informatorë, survejim dhe vlerësim të burimeve publike dhe jopublike. Sipas autoriteteve të Këlnit, janë pikërisht këto vëzhgime, të cilat e kanë vërtetuar tashmë dyshimin se partia ndjek synime antikushtetuese.

"Popull gjerman i përcaktuar etnikisht"

Shkak për këtë vlerësim është "karakteri ekstremist i të gjithë partisë, i cili shpërfill dinjitetin njerëzor”, thuhet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Ndër të tjera ajo ka shqyrtuar deklaratat e bëra nga AfD gjatë fushatës zgjedhore federale dhe para tre zgjedhjeve shtetërore në Gjermaninë lindore. Lidhjet midis politikanëve të AfD-së dhe aktorëve dhe grupeve ekstremiste të krahut të djathtë luajtën gjithashtu rol qendror në hetimin tre-vjeçar.

Vlerësimi final: "Qëndrimi mbizotërues për prejardhje etnike të popullit tek kjo parti është i papajtueshëm me rendin themelor të lirë demokratik. Konkretisht, për shembull, AfD nuk i konsideron shtetasit gjermanë me sfond migrimi nga vendet me shumicë myslimane si anëtarë të barabartë të popullit gjerman, siç përcaktohet etnikisht nga partia." Raporti gjithëpërfshirës mbi të cilin bazohet klasifikimi i partisë si ekstremiste e djathtë nuk është publikuar. Por me të zvogëlohen edhe më shumë pengesat ligjore për mbikëqyrjen e AfD-së nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës.

AfD: Klasifikimi i motivuar politikisht

Vetë AfD e konsideron vendimin të motivuar politikisht. Zëvendëskryetari Stephan Brandner tha për "Rheinische Post": "Ky vendim i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, i cili është i udhëzuar, është absurditet i plotë për nga përmbajtja, nuk ka të bëjë me ligjin dhe rendin dhe është një vendim thjesht politik në luftën e partive të kartelit kundër AfD".

Ministrja e Brendshme e SPD në detyrë, Nancy Faeser, iu kundërpërgjigj akuzës se Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është në varësi të Ministrisë së Brendshme, kishte vepruar sipas udhëzimeve të saj. "Nuk ka pasur asnjë ndikim politik në raportin e ri", shpjegoi Faeser. Vetë raporti është në përputhje me vlerësimin e Faeser për AfD-në: "Qëndrimi i tyre nacionalist reflektohet në deklarata raciste, veçanërisht kundër emigrantëve dhe myslimanëve”, shpjegoi Faeser, që ka  vetëm pak ditë në detyrë para se qeveria e re federale të marrë detyrën.

Politikanë të e partive të tjera e përshëndetën raportin e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Politikania e FDP-së, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, për shembull, i tha DPA: "AfD nuk është thjesht një parti proteste, por një lëvizje ekstremiste e krahut të djathtë që dëshiron të shkatërrojë rendin tonë të lirë dhe demokratik."

Sondazhet e nxjerrin AfD pjesërisht kryesuese

AfD ka bërë të ditur hapa ligjorë kundër klasifikimit të saj si një parti "e konfirmuar ekstremiste e krahut të djathtë". Partia do të "vazhdojë të mbrohet ligjërisht kundër këtyre shpifjeve që rrezikojnë demokracinë", thanë dy kryetarët Alice Weidel dhe Tino Chrupalla. Vendimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës është "goditje e rëndë për demokracinë gjermane”.

Se çfarë do të thotë politikisht vlerësimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës është një çështje tjetër. Në zgjedhjet federale të 23 shkurtit, AfD fitoi ndjeshëm me 20.8 për qind dhe tani është grupi i dytë parlamentar më i fortë pas Unionit CDU/CSU.  AfD është partia më e fortë opozitare në qeverinë e ardhshme të koalicionit midis CDU/CSU dhe SPD. Në sondazhet e fundit, mbështetja për AfD është rritur edhe më tej. Në disa sondazhe, AfD ishte në të njëjtin nivel ose edhe përpara CDU-së.

A do të ndalohet AfD?

Mjaft politikanë që duan ndalimin e AfD-së e shohin qëndrimin e tyre të konfirmuar me raportin e ri të Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese. Edhe Marco Wanderwitz nga CDU. Ai ishte iniciatori i një mocioni ndërpartiak parlamentar në Bundestag, i cili u mbështet nga më shumë se 120 deputetë, por që nuk doli në një votim përfundimtar në Bundestagun e mëparshëm. Deputetët donin që Bundestagu të aplikonte për ndalimin e partisë nga Gjykata Kushtetuese Federale.

Por ka edhe kundërshtarë të nismës për ndalimin e AfD-së. Politikanë të ndryshëm, juristë kushtetues dhe studiues politikë kanë argumentuar se një ndalim me sukses do të ishte ligjërisht i vështirë dhe do t'i jepte AfD-së një rol martir nga i cili ajo do të përfitonte. Përveç kësaj, partitë e tjera duhet ta luftojnë politikisht AfD-në dhe nuk duhet të përpiqen të eliminojnë konkurrencën politike me mjete ligjore.

Edhe Kancelari Olaf Scholz në largim paralajmëroi: "Unë mendoj se kjo është diçka për të cilën nuk mund të ketë nxitim", u shpreh Scholz në Kongresin e Kishës Protestante në Hanover. Gjykata Kushtetuese Federale ka refuzuar të gjitha kërkesat e fundit për ndalim. "Unë jam kundër një vendimi të nxituar dhe për këtë arsye nuk do të them se kështu duhet ta bëjmë."

Ministrja e Brendshme Faeser theksoi se vlerësimi i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës për AfD-në si parti ekstremiste e djathtë dhe një procedurë e mundshme ndalimi janë dy gjëra krejtësisht të pavarura. Në procedurën e ndalimit të partive, ka "me të drejtë pengesa shumë të larta kushtetuese". Kjo "nuk mund të përjashtohet, por duhet të vazhdojë të trajtohet me shumë kujdes”./DW

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit