LIVE UPDATES
Bota

Dronët kinezë dominojnë qiellin mbi Bosnjë e Hercegovinë

Prej tyre, gati katër tonë janë nga Kina, sipas të dhënave të Administratës për Tatime Indirekte të Bosnjë dhe Hercegovinës.

22 Prill 2026, 18:39 Nga E.d
Dronët kinezë dominojnë qiellin mbi Bosnjë e
Një dron i prodhuesit kinez DJI.

Dronët kinezë po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në qiellin mbi Bosnjë dhe Hercegovinë. Të dhënat tregojnë se vetëm vitin e kaluar në vend janë importuar një rekord prej 4.2 tonësh dronësh, me një vlerë prej rreth 1.5 milion eurosh.

Prej tyre, gati katër tonë janë nga Kina, sipas të dhënave të Administratës për Tatime Indirekte të Bosnjë dhe Hercegovinës. Pjesa më e madhe e importit përbëhet nga dronë të pajisur me kamera për incizime të videove dhe shkrepjes së fotografive, ndërsa më shumë se 3 tonë nga këto pajisje përdoren për qëllime komerciale dhe rekreative.

Importi i dronëve komercialë në Bosnjë dhe Hercegovinë aktualisht nuk është i rregulluar në mënyrë të veçantë. Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike e Bosnjë dhe Hercegovinës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Aviacionit Civil, ka propozuar që dronët me peshë nga 249 gramë deri në 25 kilogramë të përfshihen në listën e mallrave me destinim të veçantë, gjë që do të nënkuptonte kontroll më të rreptë gjatë importit.

Nga kjo ministri thanë për Radion Evropa e Lirë se propozimi është në fazë konsultimesh me institucionet kompetente, ndërsa lista ekzistuese është përditësuar për herë të fundit në vitin 2017.

Ndërkaq, në Kosovë nuk ka të dhëna publike për importin e dronëve dhe përkundër insistimit të Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë, nga Doganat e Kosovës nuk janë përgjigjur se sa dronë janë importuar në Kosovë, nga cilat shtete dhe sa është pesha e tyre.

A ka rreziqe nga teknologjia kineze?

Analisti ushtarak nga Sarajeva, Antonio Përlenda, tha për Radion Evropa e Lirë se dronët civilë janë “sfidë për shërbimet policore dhe të sigurisë”.

Ai paralajmëroi se teknologjia po zhvillohet shpejt, por ligjvënësit në Bosnjë dhe Hercegovinë po mbeten prapa.

“Edhe këta dronë civilë mund të cenojnë sigurinë, mund të jenë mjet i ndonjë sulmi terrorist. Janë shumë më të qasshëm për njerëzit e zakonshëm sesa më parë, dhe duhet të shtrëngohet rregullativa”, tha ai.

Sa i përket dronëve kinezë, ai vlerësoi se është e pritshme që ata po e marrin tregun, pasi janë relativisht të lirë dhe me nivel të lartë teknologjik.

Përlenda paralajmëroi se Bashkimi Evropian po distancohet gjithnjë e më shumë nga dronët kinezë dhe komponentët e tyre, në kontekstin e vlerësimeve gjithnjë e më të rrepta të sigurisë dhe rregullatorëve.

“Ata e financojnë armatimin e vendeve anëtare të BE-së në atë mënyrë që i nxisin ato të shpenzojnë kreditë për armatim, por vetëm për armë që prodhohen në BE, kështu që nëse dëshironi të blini ndonjë mjet që vjen nga Kina, nuk do të merrni mbështetje nga këto fonde”, tha ai.

Sipas tij, vendet si Bosnja dhe Hercegovina, që synojnë anëtarësimin në BE, duhet t’i përmbahen kësaj rregulle.

“Është plotësisht e natyrshme tendenca e BE-së për t’u mbrojtur nga teknologjia kineze në këtë drejtim dhe mendoj se kjo, nëse nuk është tashmë, së shpejti do të vendoset si parakusht edhe për vendet që duan të bëhen anëtare të BE-së, që të shmanget blerja e pajisjeve të tilla me elemente nga Kina”, përfundoi ai.

Analisti ushtarak nga Serbia, Aleksandar Radiq, i tha Radios Evropa e Lirë se “çdo mjet mund të keqpërdoret”, pra edhe dronët, qofshin nga Kina apo nga ndonjë vend tjetër.

“Një shtet që është i organizuar mirë ka mekanizma sigurie që parandalojnë keqpërdorimet”, theksoi Radiq.

Ai shtoi se kompania kineze DJI ka bërë një depërtim të madh në treg me përdorimin masiv të dronëve në luftën në lindje të Ukrainës, “sepse të dyja palët e kanë kuptuar se këta dronë mund të bartin një granatë dore”. Dronët komercialë, shtoi ai, janë përdorur jo vetëm për zbulim, por edhe për mbështetje të sulmeve.

Nevoja për ndryshime ligjore

Në Bosnjë dhe Hercegovinë aktualisht nuk ekzistojnë rregulla të veçanta për importin e dronëve, kështu që përdoruesit e fluturakeve pa pilot më të lehta se 25 kilogramë kanë detyrim vetëm t’i deklarojnë dhe t’i regjistrojnë ato, dhe ta renovojnë regjistrimin çdo tre vjet, në përputhje me rregulloren në fuqi.

Kjo praktikë mund të ndryshojë nëse dronët përfshihen në listën e mallrave me destinim të veçantë, gjë që do të nënkuptonte kontroll më të rreptë gjatë importit dhe përdorimit.

Nga Ministria e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike e Bosnjë dhe Hercegovinës thanë se propozimi për ndryshime ligjore është i nxitur kryesisht nga “arsye sigurie”.

“Në dy vjetët e fundit është regjistruar një rritje e ndjeshme e importit të tyre, si dhe një numër i shtuar kërkesash për lëshimin e lejeve. Disa modele, sipas karakteristikave teknike, i afrohen mallrave me përdorim të dyfishtë, gjë që e justifikon më shum[ nevojën për rregullim më të qartë”, thanë nga ministria.

Në përgjigje u shtua se këtu nuk bëhet fjalë për pajisje ushtarake dhe se për importin është e nevojshme vetëm marrja e miratimit nga organi kompetent i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku përcaktohet edhe qëllimi i importit.

Po ashtu u theksua se vendi i origjinës nuk është faktor vendimtar për përfshirjen në listë.

“Kriteret kryesore lidhen me karakteristikat teknike, mundësitë për keqpërdorim dhe rreziqet e mundshme të sigurisë”, thanë nga ministria.

BHANSA, Agjencia për ofrimin e shërbimeve në navigacionin ajror të Bosnjë dhe Hercegovinës, në fund të shkurtit paralajmëroi përmes një njoftimi se vendi duhet urgjentisht të harmonizojë legjislacionin me standardet evropiane për menaxhimin e dronëve, për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe infrastrukturën kritike.

Kjo agjenci reagoi pasi Komisioni Evropian prezantoi një plan veprimi për luftimin e kërcënimeve nga dronët.

Ndër mesazhet kryesore u theksua nevoja për përmirësimin e Ligjit për BHANSA-n, në mënyrë që të përcaktohen saktë kompetencat e agjencisë në kontrollin e mjeteve ajrore pa pilot, si dhe miratimi i një ligji të ri për aviacionin në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sa dronë me origjinë kineze janë në qiellin e rajonit?

Kina prej disa vitesh është eksportuesja më e madhe e dronëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë vitin e kaluar janë importuar dronë në vlerë rreth 1.5 milion euro, nga të cilët pjesa më e madhe, pothuajse 90 për qind, ka ardhur nga Kina.

Dronët kinezë dominojnë edhe importin në Mal të Zi. Që nga viti 2022, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Malit të Zi (Monstat), Kina ka qenë bindshëm eksportuesja më e madhe.

Ndërkaq, të dhëna për importin e dronëve në Serbi nuk janë siguruar nga autorietetet kompetente deri në publikimin e këtij artikulli.

Si i trajtojnë BE-ja dhe SHBA-të dronët kinezë?

Bashkimi Evropian në shkurt miratoi Planin e Veprimit për dronët dhe mbrojtjen kundër tyre.

Në këtë dokument, BE-ja nuk i veçon në mënyrë të posaçme dronët e importuar nga Kina, por thekson se në këtë fushë duhet të investohet në prodhim vendor dhe t’i kushtohet vëmendje sigurisë.

“Me zbatimin e plotë të Aktit për Qëndrueshmërinë Kibernetike në dhjetor të vitit 2027, shumica e dronëve të vendosur në tregun e BE-së do t’i nënshtrohen kërkesave të detyrueshme për siguri kibernetike”, thuhet në plan.

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror në shkurt publikoi një listë të dronëve që janë vendosur në treg pas 1 janarit 2024 dhe që konsiderohen të sigurt për përdorim në territorin e BE-së.

Në mesin e tyre gjenden edhe dronë të prodhuesve kinezë.

Në Shtetet e Bashkuara, dronët e prodhuesit kinez DJI, i cili mban rreth 70% të tregut global, prej vitesh gjenden në “lista të zeza” të institucioneve amerikane për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë.

Që në vitin 2017, ushtria amerikane ndaloi përdorimin e dronëve DJI për shkak të rreziqeve në fushën e sigurisë kibernetike.

Tre vjet më vonë, kompania u vendos në “listën e zezë” të Departamentit të Tregtisë së SHBA-së për shkak të përfshirjes së dyshuar në shkelje të të drejtave të njeriut dhe mbikëqyrje të ujgurëve në rajonin e Ksinjangut.

Në vitin 2022, Departamenti amerikan i Mbrojtjes* e përfshiu kompaninë në listën e kompanive që bashkëpunojnë me Ushtrinë Popullore Çlirimtare të Kinës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së ndaloi miratimin për importin dhe shitjen e të gjitha llojeve të reja të dronëve (dhe komponentëve të tyre) të prodhuar jashtë vendit./REL

dronët kinezë bosnjë e hercegovinë qielli

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara