LIVE UPDATES
Bota

Donald Trump takime në Kapitol me ligjvënës republikanë

Gjatë vizitës në Kapitol, në takime të ndara që pati me republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, Trump u duk se tentoi të zbuste ndasitë përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ku partia e tij mund të marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe të të dyja dhomave të Kongresit.

14 Qershor 2024, 07:28 Nga N.F
Donald Trump takime në Kapitol me ligjvënës republikanë
Takimi

SHBA- Ish-Presidentit Donald Trump iu ofrua një mirëpritje entuziaste të enjten, kur u rikthye në Uashington, ndërsa gëzoi mbështetje nga ligjvënës republikanë, pas shpalljes fajtor në gjyqin kundër tij në Nju Jork. Trump, që sipas anketimeve është në garë të ngushtë me pasardhësin e tij Joe Biden për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, falenderoi anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në një klub privat pranë Kapitolit, të cilët i kënguan “Gëzuar Ditëlindjen”, pasi të premten ai do të mbushë 78 vjeç.

Ky ishte takimi i parë i zotit Trump me ligjvënësit në Kapitol, që kur la Shtëpinë e Bardhë në 2021 dhe hera e parë që qëndroi në Uashington që kur u shpall fajtor muajin e kaluar për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit. Gjatë vizitës në Kapitol, në takime të ndara që pati me republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, Trump u duk se tentoi të zbuste ndasitë përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, ku partia e tij mund të marrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë dhe të të dyja dhomave të Kongresit.

Trump kritikoi ndihmën amerikane për Ukrainën dhe sugjeroi rritjen e tarifave për të zëvendësuar tatimin mbi të ardhurat ndërsa e cilësoi qytetin ku do të organizohet Kuvendi i Partisë Republikane “të tmerrshëm”. Pjesëmarrësit thanë se pati një shtrëngim duarsh mes tij dhe kreut të republikanëve në Senat, Mitch McConnell, pavarësisht marrëdhënies të tyre të ftohtë dhe se ai kishte nxitur republikanen Marjorie Taylor Greene që të ishte e sjellshme me kryetarn e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson pas dështimit të përpjekjes së saj për ta larguar nga posti.

“Ka një unitet të jashtëzakonshëm në Partinë Republikane”, tha Trump pas mbledhjes me ligjvënës të Senatit.

Por republikanët e paten të vështirë të jepnin shpjegime pas njoftimeve në disa media se Trump gjatë takimit me dyer të mbylluar e kishte cilësuar Miluakin, një qytet "të tmerrshëm", afërsisht një muaj para se atje të mbahet Kuvendi i Partisë Republikane, ku pritet që Trump të sigurojë emërimin e kësaj force politike si kandidat për zgjedhjet presidenciale.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë zemërim tek banorët e qytetit më të madh të Viskonsinit, një nga shtetet që mund të jenë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve. Një zëdhënës i fushatës presidenciale dhe disa ligjvënës republikanë thanë se Trump po i referohej problemeve të qytetit me krimin dhe manipulimin e votave. Një kontroll jo partiak i zgjedhjeve të vitit 2020 në Viskonsin nuk gjeti prova për parregullsi.

Ligjvënësit thanë se Trump kritikoi paketën e ndihmës prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën që u miratua së fundmi edhe me mbështetjen e republikanëve. Trump u tha republikanëve se ata duhet të përkrahnin idenë që secili shtet të ketë politikat e veta lidhur me abortin, më shumë se sa të nxisnin idenë e ndalimit të abortit në nivel kombëtar. Disa anëtarë të Partisë do donin që aborti të ishte plotësisht i jashtëligjshëm.

Marre nga VOA

 

shba trump

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit