LIVE UPDATES
Bota

Përshpejtimi i integrimit evropian në fokus të Samitit të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Në këtë samit rajonal, morën pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Presidenti malazez mori pjesë në cilësinë e ish-shtetit kryesues me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ndërsa presidenti shqiptar në cilësinë e kryesuesit e ardhshëm me këtë forum rajonal.

13 Qershor 2024, 22:33 Nga r.ll
Përshpejtimi i integrimit evropian në fokus të Samitit të
pjesmarresit

SHKUP- Mesazhet për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), ruajtja e paqes dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe afrimi me tregun e përbashkët evropian, ishin në fokus të samitit të krerëve të shteteve dhe të qeverive të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP).

Samiti u mbajt të enjten në Shkup të Maqedonisë së Veriut ku pjesëmarrësit vlerësuan punën e deritanishme të këtij forumi, para se gjithash në "mbylljen e çështjeve të hapura, ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe atë të bashkëpunimit për arritjen e qëllimit të përbashkët- flamurin e Bashkimit Evropian".

Në këtë samit rajonal, morën pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Presidenti malazez mori pjesë në cilësinë e ish-shtetit kryesues me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ndërsa presidenti shqiptar në cilësinë e kryesuesit e ardhshëm me këtë forum rajonal.

"Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të kontribuar në ruajtjen e paqes në Evropë, ndërtimin e një kontinenti demokratik, të sigurt dhe të begatë", tha presidentja maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova.

Përshpejtimi i integrimit evropian dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal janë me rëndësi në bashkëpunimin e mëtejmë me shteteve, theksoi presidenti malazez, Jakov Milatoviç.

“Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë me vendosmëri në rrugën e zhvillimit demokratik dhe sundimit të ligjit, sepse vetëm kështu shoqëritë tona mund të avancojnë në mundësinë e ofruar nga entuziazmi i zgjuar dhe momenti i ri që kemi në Bruksel për zgjerimin e unionit”, tha Milatoviç.

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj tha se Shqipëria si kryetare e ardhshme do të mbetet proaktive në mbështetjen e bashkëpunimit rajonal.

“Shqipëria do të fokusohet në një sërë prioritetesh për anëtarësimin në BE, stabilitetin ekonomik, agjendën e gjelbër dhe digjitale, turizmin, kulturën”, tha Begaj.

Ndër zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu si dhe kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Shtetet tjera u përfaqësuan në nivele të përfaqësuesve të ministrive të jashtme dhe të ambasadorëve.

Në mesin e tyre ishte edhe shefi i diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis, që shënon edhe takimin e parë të një zyrtari të lartë grek me presidenten e re maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova, e cila refuzon të përdor emrin e shtetit Maqedonia e Veriut, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në Athinë.

Në Samit morën pjesë edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian; zëvendësdrejtori në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme të BE-së, Marko Makovec dhe përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Ana Veziroglu.

Paraprakisht, është mbajtur takimi i përfaqësuesve të Ministrive të Punëve të jashtme në të cilin është biseduar për “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore” dhe “aspiratat për integrimin në strukturat euroatlantike”.

Bujar Osmani në cilësinë e kryesuesit të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP) dhe ministër i aktual i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut është takuar me zëvendësministren e jashtme të Greqisë, Aleksandra Papadopulo më të cilën kanë biseduar kryesisht për integrimin evropian dhe detyrimin për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Kemi biseduar për përkushtimin e dy shteteve jo vetëm për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por edhe për mbështetjen që Athina i jep vendit tonë në procesin e integrimit evropian. Marrëveshja e Prespës është më shumë se sa një marrëveshje për çështjen e emrit. Ajo është shtylla e integrimit evropian dhe e forcimin të fqinjësisë mes dy vendeve”, ka thënë Osmani.

Një ditë para takimit ministror dhe Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive, në Shkup u mbajt takimi vjetor i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), i cili është organ ekzekutiv i Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP) .

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani e cilësoi përfundimin e presidencës njëvjeçare të këtij procesi si fitore të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut sepse të mërkurën në Shkup u arrit marrëveshje për sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Funksionin do ta ushtrojë Amer Kapetanoviq nga Bosnja dhe Hercegovina.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një iniciativë për bashkëpunim rajonal, që është lansuar më 1996.

Ajo synon të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis shteteve të Evropës Juglindore dhe ta transformojë këtë rajon në një fushë të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit, me synimin kryesor të integrimit të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Vendet anëtare të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Bosnje e Hercegovina, dhe Serbia./REL

shkup samiti i procesit për bashkëpunim në evropën juglindore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet