LIVE UPDATES
Bota

Dodik nxjerr në rrugë dhjetëra mijëra përkrahës të tij: Do jesh në pallatin Presidencial

Në Banja Luka dhjetëramijëra përkrahës të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik demonstruan kundër një rinumërimi të votave për zgjedhjen e presidentit në këtë republikë përbërëse të Bosnjë-Hercegovinës.

27 Tetor 2022, 07:50 Nga F.M
Dodik nxjerr në rrugë dhjetëra mijëra përkrahës
Mbështetës të Dodik

BOSNJE HERCEGOVINË- „Unë jam këtu, për t`ju thënë, se Milorad Dodik nuk shkon askund. Milorad Dodik do të jetë shumë shpejt në pallatin presidencial", tha Dodik në Banja Luka, kryeqytetin de-facto të Republikës Srpska. Opozita akuzon këtë përfaqësues të linjës së fortë nacionaliste serbe dhe të besuar të Putinit për manipulim të zgjedhjeve.

Në Bosnjë në fillim të tetorit u zhvilluan zgjedhjet e organeve drejtuese në rang federal si dhe në të dy pjesët e vendit, në Federatën Boshnjako-Kroate (FBiH) dhe në Republikën Srpska (RS). Shumë i diskutueshëm ishte posti i presidentit të RS. Nacionalisti Milorad Dodik, i cili është prej kohësh në pushtet, fitoi me një avantazh shumë të vogël ndaj politikanes opozitare të PDP, Jelena Triviç. Sipas rezultatit parapak Dodik arriti të merrte 48 përqind të votave, Trivic 43 përqind.

"Qindra parregullsi”

Pak pas zgjedhjeve presidenciale të 2 tetorit partitë opozitare paraqitën pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (CIK) në Sarajevë kërkesën për rinumërimin e votave. "Ne kemi konstatuar qindra parregullsi”, deklaroi kryetari i partisë konservatore PDP, Branislav Borenoviç.

Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor Dodik kishte fituar 29 000 vota më shumë se Triviç. Gjithsej në votimet në RS morën pjesë 617 000 qytetarë. Sipas Borenovic 65 000 vota mund të jenë prekur nga mashtrimi dhe manipulimi. Kështu në shumë lokale zgjedhore përfaqësuesit e opozitës janë dëbuar nga huliganë para përfundimit të numërimit. Në shumë lokale zgjedhore në listat përfundimtare rezultonte se kandidatë të panjohur kishin marrë shumë vota, ndërsa Triviç asnjë. Dodik i ka kundërshtuar kërkesat për numërim të ri të votave duke e quajtur fitoren e tij „të rregullt".

Votat rinumërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi më 10 tetor rinumërimin e votimit. Kryetari i Komisionit Suad Arnautoviç tha, se ka patur "një numër të madh shkeljesh të ligjit zgjedhor”. Ai foli për dëshmi në video dhe dokumente të cilat dëshmojnë qartë se procesi nuk ka qenë i pastër dhe se rezultatet nuk mund të konfirmohen.” Përveç kësaj Komisioni Zgjedhor ka qenë nën një presion të paparë ndonjëherë”, tha ai. Rezultatet e numërimit të ri priten në fund të javës.

Dodik synon mandatin e tretë si president i Republikës serbe të Bosnjë-Hercegovinës. 63 vjeçari është prej më shumë se 15 vjetësh udhëheqësi i serbëve të Bosnjës. Ai synon ndarjen e RS nga Bosnja dhe rrezikon kështu paqen dhe stabilitetin e këtij vendi ballkanik, i cili nga viti 1992 deri 1995 ishte fushëbetejë e një lufte të përgjakshme me rreth 100 000 të vdekur. Dodik gëzon mbështetjen e Serbisë, të vendit anëtar të BE-së Hungarisë dhe të Rusisë.

Marrë nga DW

dodik

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin