LIVE UPDATES
Bota

"Do të shpejtojë gjetjen e informacioneve"/ Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet

Kompania Google ka krijuar një motor kërkimi të modifikuar që shpesh do të favorizojë përgjigjet e krijuara nga inteligjenca artificiale nga ato që gjenden në faqet tradicionale të internetit. Sipas drejtuesve të kompanisë, ky ndryshim do të shpejtojë kërkimin e informacioneve dhe mund të ndikojë në rrjedhën e trafikut të internetit që krijon të ardhura.

19 Maj 2024, 16:31 Nga B.Z
"Do të shpejtojë gjetjen e informacioneve"/ Google shton
Google

SHBA - Kompania Google njoftoi të martën, më 14 maj, se do të përdorë inteligjencën artificiale në motorin e saj të kërkimit për t'u ofruar përdoruesve informacionin që ata duan më shpejt. Por kjo teknologji mund të ndryshojë mënyrat e zakonshme të përdorimit të internetit dhe mund të kërcënojë të ardhurat nga reklamat.

Kompania Google ka krijuar një motor kërkimi të modifikuar që shpesh do të favorizojë përgjigjet e krijuara nga inteligjenca artificiale nga ato që gjenden në faqet tradicionale të internetit. Sipas drejtuesve të kompanisë, ky ndryshim do të shpejtojë kërkimin e informacioneve dhe mund të ndikojë në rrjedhën e trafikut të internetit që krijon të ardhura.

Informacionet e krijuara përmes inteligjencës artificiale do të shfaqen vetëm kur teknologjia e kompanisë Google përcakton se ato do të jenë mënyra më e shpejtë dhe më efektive për përdoruesin. Kjo ka të ngjarë të zbatohet për informacione më të ndërlikuara dhe kur njerëzit janë duke menduar ose planifikuar diçka. Faqja tradicionale e kompanisë Google në internet dhe reklamat për kërkime të thjeshta si rekomandimet e dyqaneve ose parashikimi e motit do të vazhdojnë të jenë të pranishme.

Deri në fund të vitit, Google pret që shërbimi i kërkimit të informacioneve përmes inteligjencës artificiale të përdoret nga rreth një miliard njerëz.

"Njerëzit janë duke e përdorur inteligjencën artificiale për kërkime në mënyra krejtësisht të reja dhe për të bërë pyetje më të gjata dhe më komplekse, madje duke kërkuar me foto dhe për të marrë më të mirën që ofron interneti. Ne kemi bërë prova me këtë mënyrë të re dhe jemi të inkurajuar nga rezultatet. Kemi parë një rritje të përdorimit të motorit të kërkimit me këtë teknologji, me të cilin përdoruesit janë të kënaqur", thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai.

Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale për të përmbledhur informacionin, si ato që ofrohen në platformat Gemini të kompanisë Google dhe ChatGPT të kompanisë OpenAI, gjatë 18 muajve të fundit tashmë ka ngritur pyetje ligjore nëse kompanitë që ofrojnë këto shërbime po tërheqin në mënyrë të paligjshme materiale, që mbrohen nga ligjet e të drejtës së autorit, për të avancuar synimet e tyre. Kjo çështje është në qendër të një padie të profilit të lartë, që gazeta The New York Times ngriti në fund të vitit të kaluar ndaj kompanisë OpenAI dhe mbështetësit të saj më të madh, kompanisë Microsoft. Edhe motori i ri i kompanisë Google për kërkime në internet me inteligjencë articiale mund të përballet me sfida ligjore për shkelje të ligjeve që mbrojnë të drejtën e autorit.

"Është e qartë se tashmë kjo teknologji po ndihmon njerëzit me gjërat e tyre të përditshme dhe përpjekjet e tyre më ambicioze. Megjithatë, ashtu si me çdo teknologji tjetër të re, ka ende rreziqe dhe pyetje të reja që do të lindin ndërsa inteligjenca artificiale përparon dhe fillon të përdoret për gjëra më komplekse. Për ne, ndërtimi me përgjegjësi i platformave me inteligjencë artificiale do të thotë të trajtojmë rreziqet dhe të maksimizojmë përfitimet për njerëzit dhe shoqërinë", thotë James Manyika, nënpresident për Kërkimet, Teknologjinë dhe Shoqërinë në kompaninë Google.

Angazhimi i inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet të kompanisë Google është një nga ndryshimet më dramatike që kompania ka bërë që nga themelimi i saj në fund të viteve 1990. Kjo lëvizje mund të hapë rrugën për një rritje të madhe dhe novacion, por ajo mund të kërcënojë përfitimet e kompanisë nga reklamat në faqen e saj tradicionale të internetit. Vitin e kaluar Google siguroi 175 miliardë dollarë në të ardhura nga reklamat e lidhura me motorin e saj të kërkimit në internet. Rritja e përdorimit të versionit me inteligjencë artificiale të motorit të kërkimeve në internet mund të rezultojë në një pakësim të klikimeve në faqet tradicionale të internetit dhe një pakësim të të ardhurave nga reklamat për kompaninë Google./VOA

google internet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj