Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Millorad Dodik, kritikohen nga qeverite perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb
SARAJEVA - Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje dhe Hercegovinën është e papranueshme, tha të martën në Sarajevë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Duke folur gjatë vizitës së saj të parë në Bosnje, Kallas tha se udhëheqësia e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska “po e minon rendin kushtetues të vendit dhe po kërcënon të drejtat themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve”.
“Ne nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të këtij vendi”, tha Kaja Kallas, duke iu drejtuar ushtarëve të EUFOR-it, misionit ushtarak të BE-së në Bosnje, i cili gjithashtu ka mandat ekzekutiv nga Kombet e Bashkuara për të siguruar stabilitetin e vendit përmes përdorimit të forcës.
Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Millorad Dodik, kritikohen nga qeverite perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb.
Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, duke i akuzuar se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre.
Që të tre i kanë shpërfillur thirrjet e autoriteteve për t’u paraqitur për marrje në pyetje.
Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjuhë të përbashkët për sanksione kundër tij, për shkak të kundërshtimit nga anëtarja e saj, Hungaria.
Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj.
Kallas kujtoi se BE-ja dërgoi qindra ushtarë shtesë në Bosnje në mars dhe se EUFOR-i mbështet Forca e Armatosur e Bosnjës nëpërmjet trajnimit dhe mbështetjes për çminimin.
“Ne jemi të shqetësuar për këtë vend dhe të ardhmen e tij. Retorika nxitëse dhe përpjekjet për ndarje janë të rrezikshme, të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Bosnjën”, tha Kallas.
Pas takimit me komandantët e EUFOR-it, Kallas është planifikuar të takohet me Presidencën treanëtarëshe të Bosnjës, Zheljko Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq.
Kallas është në një turne në Ballkanin Perëndimor, të cilin e nisi me vizitë në Mal të Zi të hënën dhe para se të mbërrinte në Bosnje qëndroi në Shqipëri të martën paradite.
Në Tiranë, ajo u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se Shqipëria është partnere e fortë e BE-së dhe se si anëtare e NATO-s është plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të bllokut.
Në Podgoricë, Kallas u takua me kryeministrin Milojko Spajiq dhe në Cetinje me presidentin malazez Jakov Milatoviq.
Kallas tha në Podgoricë se ishte e shqetësuar për stabilitetin rajonal dhe njoftoi se do të diskutohej gjatë vizitës së saj në Sarajevë. Ajo tha gjithashtu se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm.
Gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin e saj në postin e shefes të diplomacisë së BE-së, Kallas kishte premtuar që do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet.
Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – përveç Kosovës – si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.
Ajo nuk ka paralajmëruar vizitë në Kosovë dhe Serbi gjatë turneut të kësaj jave në Ballkan./ REL
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pretendon se ushtria ukrainase i ka kapur rob dy shtetas kinezë q&eum...
Kaja Kallas BRUSKEL- Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e papranueshme, tha të martën n...
Ujqerit gri OHAIO - Projekti, i cili filloi në vitin 2021, është një iniciativë që ka pasur si qëllim të rikrijoj&e...
Stamboll SHBA - Delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë do të takohen të enjten, më 10 prill, në...
Flamuri gjerman GJERMANI - Partitë CDU (Union Demokristian i Gjermanisë) dhe SPD (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë) kanë arritur nj&...
foto ilustruese SHBA - Presidenti Donald Trump do të vendosë një tarifë befasuese prej 104% në të gjitha importet kineze t&eu...
Karoline Leavitt SHBA - Në një zhvillim të ri nga Shtëpia e Bardhë ka raportuar se afro 70 vende kanë kontaktuar për t&e...
foto ilustruese SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt njoftoi se Presidenti Donald Trump do të ven...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shpallur tarifa gjithëpërfshirëse për mallrat e importuara nga pjesa tj...
JD Vance KINA - Një koment i ashpër dhe i papërmbajtur nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka ndezur një përplasje ...