LIVE UPDATES
Bota

Shefja e BE-së: Përpjekjet për ta ndarë Bosnjën janë të papranueshme

Duke folur gjatë vizitës së saj të parë në Bosnje, Kallas tha se udhëheqësia e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska po e minon rendin kushtetues të vendit dhe po kërcënon të drejtat themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve.

8 Prill 2025, 21:23 Nga E. D
Shefja e BE-së: Përpjekjet për ta ndarë Bosnjën
Kaja Kallas

BRUSKEL- Çdo përpjekje për ta ndarë Bosnje e Hercegovinën është e papranueshme, tha të martën në Sarajevë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Duke folur gjatë vizitës së saj të parë në Bosnje, Kallas tha se udhëheqësia e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska po e minon rendin kushtetues të vendit dhe po kërcënon të drejtat themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve.

"Ne nuk do të tolerojmë asnjë kërcënim ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të këtij vendi", tha Kaja Kallas, duke iu drejtuar ushtarëve të EUFOR-it, misionit ushtarak të BE-së në Bosnje, i cili gjithashtu ka mandat ekzekutiv nga Kombet e Bashkuara për të siguruar stabilitetin e vendit përmes përdorimit të forcës.

Liderët e Republikës Sërpska, në veçanti presidenti Millorad Dodik, kritikohen nga qeveri perëndimore se po bëjnë përpjekje për ta ndarë nga Bosnja entitetin serb. Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime kombëtare për Dodikun, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq, duke i akuzuar se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre.

Që të tre i kanë shpërfillur thirrjet e autoriteteve për t’u paraqitur për marrje në pyetje. Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, por Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka qenë në gjendje të gjejë gjuhë të përbashkët për sanksione kundër tij, për shkak të kundërshtimit nga anëtarja e saj, Hungaria.

Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj. Kallas kujtoi se BE-ja dërgoi qindra ushtarë shtesë në Bosnje në mars dhe se EUFOR-i mbështet Forca e Armatosur e Bosnjës nëpërmjet trajnimit dhe mbështetjes për çminimin.

"Ne jemi të shqetësuar për këtë vend dhe të ardhmen e tij. Retorika nxitëse dhe përpjekjet për ndarje janë të rrezikshme, të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Bosnjën", tha Kallas.

Kallas u me tre anëtarët e Presidencë së Bosnjës, Zheljko Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq. Pas takimit, Kallas përsëriti mesazhet që kishte përcjellë gjatë vizitës së saj në EUFOR, duke theksuar se Kushtetuta është gur themeli i Bosnjës dhe se respektimi i saj është i detyrueshëm dhe dënoi edhe një herë përpjekjet për të sulmuar rendin kushtetues, që vijnë nga Republika Sërpska.

Zheljka Cvijanovië, anëtare e Presidencës së Bosnjës nga Republika Sërpska, tha se takimi "ishte mundësi që mysafiri ynë të shohë se si kemi mendime të ndryshme, se cilat janë problemet dhe cilat janë zgjidhjet".

"Ne kemi nevojë për marrëveshje të brendshme. Problemet u ngritën, sepse një i huaj i pazgjedhur, i quajtur Christian Schmidt, bëri ndryshime në ligj. Ne jemi të përkushtuar në rrugën evropiane, por ajo mund të jetë vetëm produkt i punës së brendshme, jo ndonjë imponimi", tha Cvijanoviq.

Përfaqësuesi i Lartë i ndërkombëtar për Bonjës e ka autoritetin, të konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për të vendosur ligje dhe për të shkarkuar zyrtarë.

Ai e ndryshoi edhe Kodin Penal të Bosnjës dhe vendimet e tij i bëri të detyrueshme. Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet për shkak të shpërfilljes së vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar. Zheljko Komshiq, anëtar i Presidencës nga Federata e Bosnjës, shkurtimisht iu përgjigj Cvijanoviqit, duke thënë se nga Sarajeva vijnë thirrje për ta arrestuar Dodikun dhe udhëheqësit e Republikës Sërpska.

“Ne nuk thamë ‘arrestim’, por thotë Gjykata e Bosnjës si institucion i Bosnjës. Vendimet e gjykatës duam apo s’duam zbatohen”, tha Komshiq.

Denis Beqiroviq, gjithashtu anëtar i Presidencës së Bosnjës nga Federata e Bosnjës, tha se ekziston një iluzion i rrezikshëm në Republikën Sërpska se një shpërbërje paqësore e Bosnjës është e mundur, e cila mund të çojë në katastrofë. Beqiroviq shtoi se derisa ta ndalojmë sulmin ndaj rendit kushtetues në Bosnjës, askush nuk duhet të presë që ne të merremi me ndonjë temë tjetër.

Kallas është në një turne në Ballkanin Perëndimor, të cilin e nisi me vizitë në Mal të Zi të hënën dhe para se të mbërrinte në Bosnje qëndroi në Shqipëri të martën paradite. Në Tiranë, ajo u takua me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se Shqipëria është partnere e fortë e BE-së dhe se si anëtare e NATO-s është plotësisht në linjë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të bllokut.

Në Podgoricë, Kallas u takua me kryeministrin Milojko Spajiq dhe në Cetinje me presidentin malazez Jakov Milatoviq. Kallas tha në Podgoricë se ishte e shqetësuar për stabilitetin rajonal dhe njoftoi se do të diskutohej gjatë vizitës së saj në Sarajevë. Ajo tha gjithashtu se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm.

Gjatë seancave dëgjimore për konfirmimin e saj në postin e shefes të diplomacisë së BE-së, Kallas kishte premtuar që do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet. Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - përveç Kosovës - si dhe Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende. Ajo nuk ka paralajmëruar vizitë në Kosovë dhe Serbi gjatë turneut të kësaj jave në Ballkan./REL

kaja kallas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet