9 Korrik 2022, 18:02
Nga e.k
Bernie Ecclestone dhe Vladimir Putin
BRITANI- Bernie Ecclestone ish-shefi i Formula 1 ka kërkuar falje pas deklaratave të tij për presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë. Ish-shefi i F1 e përshkroi Putinin si një 'person të klasit të parë' dhe se ai do të merrte një plumb për presidentin rus gjatë një interviste në Good Morning Britain.
Por duke folur për mediat e huaja sot, miliarderi kërkoi falje dhe sqaroi pikëpamjet e tij për luftën.
“Unë mendoj se shpesh njerëzit dalin dhe thonë gjëra ose bëjnë gjëra pa u menduar shumë. Me siguri kam bërë të njëjtën gjë. Unë mund t’i kuptoj njerëzit që mendojnë se po mbroj atë që ai ka bërë në Ukrainë, gjë që unë nuk e bëj. Unë jam rritur gjatë luftës, luftës së fundit, kështu që e di se si është. Kështu që më vjen keq që njerëzit në Ukrainë duhet të vuajnë për diçka që nuk kanë faj. Nuk kanë bërë asgjë të keqe. Ata nuk filluan asgjë. Ata duan të vazhdojnë jetën e tyre normalisht. Duan që fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të përpiqen të shkojnë në punë dhe të fitojnë para për të siguruar jetesën për të mbajtur familjen. Pra, ata nuk e meritojnë të vuajnë. Nuk është mirë për askënd. Nuk mendoj se mund të përfitojë dikush nga kjo situatë, kështu që do të ishte mirë që ata të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një marrëveshje. Më vjen keq nëse ndonjë gjë që kam thënë ka mërzitur dikë, sepse sigurisht që nuk ka qenë ky synimi im”, tha ai.
Deklaratat e tij shkaktuan një zemërim të madh në rrjet duke marrë parasysh luftën në Ukrainë dhe ofensivën e udhëhequr nga Vladimir Putin në territorin e një shteti të pavarur ku deri tani janë vrarë mijëra civilë mes tyre dhe fëmijë.
britani vladimir putin
Bota
9 Korrik 2022, 17:49
e.k
Momenti kur adoleshentët dhunojnë të moshuarin
SHBA- Një grup adoleshentësh kanë rrahur për vdekje një 72-vje&ccedi...
Bota
9 Korrik 2022, 17:29
e.k
Momenti kur ushtarët ukrainas valvisin flamurin
UKRAINË- Ushtria ukrainase ka rimarrë në kontroll ishullin e Gjarpërinjve pasi for...
Bota
9 Korrik 2022, 17:01
e.k
Papa Françesku
VATIKAN- Kreu i Selisë së Shenjtë, Papa Françesku ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kryemini...
Bota
9 Korrik 2022, 16:59
F.M
Media
TURQI- Deutsche Welle dhe shërbimi turk i Zërit të Amerikës janë mediat më të fundit, faqet e internetit të t...
Bota
9 Korrik 2022, 16:56
e.k
Tre shqiptarët e dënuar
ANGLI- Tre shqiptarët Genti Hyka, Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati që droguan dhe përdhunuan në g...
Bota
9 Korrik 2022, 16:37
F.M
Protesta në Sri Lanka
SRI LANKA- Të paktën 55 persona janë plagosur në protestat e dhunshme të nisura në Sri Lanka. CNN ...
Bota
9 Korrik 2022, 16:21
e.k
COLOMBO- Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesingh ka dhënë dorëheqjen.
Deklarata vjen pasi një takim i liderëve të p...
Bota
9 Korrik 2022, 15:53
e.k
Pamje nga protesta e organizuar nga opozita
SHKUP- Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, paralajmëroi vazhdimin e protestave n&...
Bota
9 Korrik 2022, 14:58
e.k
Momenti kur protestuesit futen në rezidencë
SRI LANKA- Sri Lanka po përballet me një krizë pasi mijëra protestues vërshu...
Bota
9 Korrik 2022, 14:41
A.B
Protesta
SRI LANKA- Kryeministri Ranil Wickremesighe ka pranuar të japë dorëheqjen, raporton BBC. Mijëra protestues kanë...