LIVE UPDATES
Bota

Dje u shpall fajtor për abuzim seksual, ish-presidenti Trump shfaqet sot në rrjetin CNN

Megjithatë, ekipi i Trump e vlerësoi ftesën e televizionit CNN si një mundësi për t’iu qasur një rrjeti më të gjerë votuesish, veç atyre që ndjekin platformat televizive që mbështesin Trump.

10 Maj 2023, 18:08 Nga k.m.
Dje u shpall fajtor për abuzim seksual, ish-presidenti Trump shfaqet sot
Donald Trump

Këtë të mërkurë, ish-presidenti Donald Trump do të kthehet në valët televizive të rrjetit CNN. Ai do të shfaqet në CNN gjatë një forumi publik 2 orësh në shtetin e Nju Hemshër, i cili pritet të mbizotërohet nga diskutimi mbi zgjedhjet presidenciale. Dalja e Trumpit në CNN vjen vetëm një ditë pasi një juri civile e Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për abuzim seksual ndaj ish-gazetares dhe shkrimtares E. Jean Carrol, rreth tri dekada më parë.

Forumi, zhvillimi i të cilit u bë i ditur për publikun javën e kaluar, pritet të ngjallë interes të madh, pasi bashkon dy palët, rrjetin televiziv dhe kandidatin për president, që prej një kohe të gjatë kanë shkëmbyer kritika dhe kanë patur kundërshti.

Por vëmendja u shtua edhe më shumë të martën, pas vendimit unanim të një jurie prej 9 anëtarësh të Nju Jorkut, se ish-Presidenti është përgjegjës për abuzim seksualisht ndaj zonjës E. Jean Carroll dhe më pas ka dëmtuar reputacionin e saj, duke e quajtur gënjeshtare, por juria rrëzoi pretendimet e saj se ai e kishte përdhunuar. Juria vendosi që Tramp t'i paguajë zonjës Carroll një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh.

Ndonëse vendimi për këtë çështje civile, nuk parashikon dënim sipas kodit penal, ai risjell në vëmendje numrin e madh të hetimeve me të cilat po përballet Trump.

Në muajin mars, juria e madhe e Manhatanit votoi për ngritjen e 34 padive penale ndaj tij për falsifikim të të dhënave të biznesit në Nju Jork, për pagesa të fshehta për një aktore të filmave pornografikë, e cila pretendon se ka patur marrëdhënie jashtëmartesore me të.

Ai përballet gjithashtu me hetime të tjera në shtetin e Xhorxhias dhe në Uashington lidhur me dyshimet për ndërhyrjet e tij në zgjedhjet presidenciale të 2020.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith po kryen hetime mbi rrethanat e mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara nga ish-Presidenti Trump në shtëpinë e tij, pas largimit nga detyra, si dhe për pengim të mundshëm të drejtësisë.

Po ashtu, kjo ngjarje rikthen vëmendjen mbi pikëpyetjet rreth mënyrës së trajtimit të grave, ndër vite, nga Trump, duke shtuar pritshmëritë se ai do të detyrohet t’u përgjigjet pyetjeve të vështira të gazetares së CNN-it Kaitlan Collins, e cila do drejtojë diskutimin, si dhe të audiencës.

E. Jean Caroll është njera, prej më shumë se 12 grave që ndër vite, kanë akuzuar Trump për ngacmim apo abuzim seksual, pretendime që ai i ka mohuar.

Historikisht, Trump nuk ka ka patur reagime të mira kur është vënë në trysni për mënyrën e sjelljes ndaj grave; rasti më i njohur është ai i vitit 2015, gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë për zgjedhjet presidenciale, ku Trump u përplas me drejtuesen televizive në atë kohë të rrjetit Fox News, Megyn Kelly, duke bërë komente fyese ndaj saj.

Marrëdhëniet e Trump me televizionin CNN janë më kundrathënëse se ato që ai ka patur në atë kohë me televizionin Fox News .

Trump e ka cilësuar CNN-in si “rrjet lajmesh të rreme” dhe ka bërë sulme personale ndaj gazetares Collins. Në një rast, asaj iu ndalua të merrte pjesë në një ngjarje të hapur për median, në Shtëpinë e Bardhë, pasi ekipi i Trump u zemërua nga disa pyetje me zë të lartë, që ajo kishte bërë në një veprimtari të mëparshme në Zyrën Ovale.

Megjithatë, ekipi i Trump e vlerësoi ftesën e televizionit CNN si një mundësi për t’iu qasur një rrjeti më të gjerë votuesish, veç atyre që ndjekin platformat televizive që mbështesin Trump.

“Presidenti Trump është vënë në provë dhe ka fituar. Ai nuk i shmanget asgjëje, por përballet me gjithçka”, tha zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung.

Paraqitja do të shërbejë gjithashtu edhe për të pasqyruar një tjetër kontrast me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, i cili shihet si kundështari kryesor republikan i Trump dhe që pritet që të nisë fushatën në javët e ardhshme.

DeSantis përgjithësisht i është shmangur mediave kryesore, por ka qenë i hapur ndaj rrjetit Fox News, që dikur përfaqësonte një media besnike të Trump, por që tani ish presidenti e kritikon vazhdimisht.

Si kundërpërgjigje, ekipi i Trump e ka kthyer vëmendjen ndaj mjeteve të reja të komunikimit, përfshirë podcast-e mjaft të dëgjuara nga republikanët, apo video për përdorim në mediat sociale që shpesh herë shihen nga mijëra përdorues.

Po ashtu, gazetarë nga një sërë mediash janë ftuar të udhëtojnë me avionin e tij. Ekipi ka organizuar një seri ndalesash që nuk janë bërë publike, në restorante lokale dhe vende të tjera, për të treguar se si ai ndërvepron me mbështetësit e tij, në dallim nga DeSantis, që ngjall më pak frymëzim.

Mbetet e paqartë se si, apo nëse vendimi i ditës së martë, do të ketë ndonjë ndikim në garën presidenciale.

Ngritja e akuzave penale ndaj ish presidentit Trump në Nju Jork duket se deri tani ka përmirësuar pozicionin e tij tek republikanët, ndërsa kundërshtarët e tij kryesorë, i shmangën komentet të martën në mbrëmje, me disa përjashtime të vogla.

Ish-guvernatori i shtetit të Arkansasit, republikani Asa Hutchinson, një kritik i zëshëm i Trump, i cilësoi akuzat “një tjetër shembull të sjelljes së pajustifikueshme të Donald Trumpit”.

Sipërmarrësi në fushën e teknologjisë Vivek Ramaswamy i doli në mbrojtje ish presidentit dhe ngriti dyshime, nëse rasti do të ishte gjykuar, nëse personi i akuzuar nuk do të kishte qenë Donald Trumpi.

Megjithatë, edhe përpara vendimit të djeshëm, bashkëbisedimi me qytetarët, që do transmetohet drejpërdrejt në CNN, ngjarja më e madhe televizive mbi zgjedhjet presidenciale të 2024, ka nxitur mëdyshje tek mbështetësit e të dy kaheve politike.

Demokratët kanë ngritur pikëpyetje nëse duhej t’i jepej hapësirë në kohën me të ndjekur televizive të rrjetit CNN njeriut që vazhdon të ngrejë pretendime të pavërtetuara për humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Republikanët nga ana tjetër pyesin se përse Trump do të shfaqet në CNN, duke shtuar mundësitë për rritjen e besueshmërisë së rrjetit televiziv, të cilin ai zakonisht e ka shpërfillur duke e cilësuar si “rrjet i lajmeve të rreme”.

Një këshilltar i Trump, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht dhe foli në kushte anonimiteti, tha se drejtuesit e televizionit CNN arritën ta bindnin ish-presidentin gjatë negociatave.

Këshilltari gjithashtu vuri në dukje se Trump shënoi sukses në vitin 2016 duke dalë edhe në media të tjera, veç atyre ku tradicionalisht dalin republikanët.

Përmes një një deklarate të postuar para vendimit të jurisë së Nju Njorkut, ish-presidenti u shpreh se televizioni CNN ishte "me të drejtë i dëshpëruar" që ai të dilte në ekranin e tij.

“Ata më bënë një ofertë, që nuk mund ta refuzoja!” shkroi ai në platformën Truth Social. “Mund të jetë fillimi i një CNN të ri, jo më me lajme të rreme, ose mund të kthehet në një katastrofë për të gjithë, duke përfshirë edhe mua. Le të shohim se çfarë do të ndodhë? Mbrëmjen e së mërkurës në orën 20:00!!!”/VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj