LIVE UPDATES
Bota

“Ditë të vështira për Serbinë”, Vuçiç: Shkaktarë, Kosova edhe Srebrenica

Më pas, ai identifikoi si sfida vendimmarrjen në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës dhe një propozim-rezolutë në Kombet e Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë.

5 Prill 2024, 15:11 Nga M.B
“Ditë të vështira për Serbinë”,
Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Do të jetë vështirë, mëse vështirë deri më tani, kështu tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, teksa paralajmëroi “ditë të vështira” për Serbinë. Më pas, ai identifikoi si sfida vendimmarrjen në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës dhe një propozim-rezolutë në Kombet e Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë. Në një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, më 4 prill, ai kërkoi formimin e ekipeve për “bashkëpunim të të gjitha forcave”, në të cilat duhet të bëjnë pjesë Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shtetit.

Vuçiç ishte i vetmi që foli në seancë, duke i paraqitur Qeverisë serbe një sërë kërkesash dhe sugjerimesh. Të bëhen të gjitha përpjekjet që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës, kërkoi Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për pranimin e Kosovës më 16 prill, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj. Përveç formimit të një ekipi që do të merret me këtë çështje, Vuçiç kërkoi nga Qeveria që të gjithëve t’u dërgojë një të ashtuquajtur non-paper.

Në këtë dokument diplomatik jozyrtar duhet të shprehet qëndrimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që është organizata kryesore në kontinent në fushën e të drejtave të njeriut. Në vend që të këmbëngulë se “Kosova nuk është shtet”, Vuçiç sugjeroi ndryshimin e qasjes, duke theksuar se Kosova nuk e ka formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia u pajtuan me një marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por Kosova nuk e formoi atë. Në Këshillin e Evropës janë 46 vende, përfshirë 27 anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit. Shumica e shteteve anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën si shtet.

Në dy raste, Serbia votoi kundër kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, të cilën Prishtina e dorëzoi qysh në maj të vitit 2022. Por, me Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit u obligua që të mos e pengojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Këtë marrëveshje, dy vendet e arritën në shkurt të vitit 2023, ndërsa për aneksin e zbatimit të saj u pajtuan në mars të atij viti. Megjithatë, zyrtarët në Beograd thonë vazhdimisht se nuk do t’i zbatojnë të gjitha dispozitat e marrëveshjes. Kosova, po ashtu, nuk i zbatoi disa obligime të veta, përfshirë ato që kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Parandalimi i miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është detyra e dytë që Vuçiq ia ka vënë Qeverisë dhe vetes.

“Të përpiqemi të luftojmë sa më shumë, duke treguar gjithmonë respekt për viktimat që kanë pësuar”, tha ai.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e shpalli gjenocid krimin e kryer në Serbrenicë nga forcat serbe, në korrik të vitit 1999. Atëkohë, ato vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë brenda pak ditësh. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë miratoi, gjithashtu, disa vendime që konfirmonin gjenocidin në Srebrenicë. Vuçiç paralajmëroi mundësinë që më 21 prill të shkojë në Nju Jork për të biseduar me sa më shumë përfaqësues të shteteve anëtare të OKB-së. Ai tha se do që të bisedojë personalisht me presidentët e vendeve mike afrikane, si Egjipti, Algjeria, Kongoja, Namibia dhe Uganda. Ai shtoi se nuk ka asnjë akt në OKB që thotë se Gjermania ka kryer gjenocid në Luftën e Dytë Botërore.

Përveç pretendimeve të Vuçiqit, tash për tash nuk ka asnjë informacion zyrtar për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, të cilën do ta nxirrte OKB-ja. Duke folur për publikun më 29 mars, Vuçiq tha se Serbia ka marrë informacione nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së se një rezolutë e tillë do të jetë në rend dite më 27 prill, si propozim i Gjermanisë dhe Ruandës. Ai vlerësoi se me miratimin e asaj rezolute, do të dilte edhe iniciativa për shfuqizimin e Republikës Sërpska, e më pas edhe kërkesa për dëmshpërblime të luftës nga Serbia. Millorad Dodik, udhëheqës i Republikës Sërpska - entitet serb në Bosnje e Hercegovinë, tha më 2 prill se kundërshton propozim-rezolutën për gjenocidin.

“Ata përpiqen me këmbëngulje që të nxjerrin keq vetëm Republikën Sërpska dhe një komb”, tha Dodik.

Beogradi zyrtar, prej vitesh, kundërshton miratimin e rezolutave apo deklaratave që krimin në Srebrenicë e cilësojnë si gjenocid. Zyrtarët serbë thonë se në Srebrenicë ka ndodhur një krim i tmerrshëm, por nuk pranojnë se ishte gjenocid. Nëntë vjet më parë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia bllokoi miratimin e një rezolute që dënonte gjenocidin në Srebrenicë, e cila u propozua nga Britania e Madhe dhe u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian. Edhe atëherë Serbia loboi kundër miratimit të rezolutës. Në mars të vitit 2010, në kohën e Qeverisë së atëhershme, Parlamenti i Serbisë miratoi Deklaratën për Dënimin e Krimeve në Srebrenicë. Ai dokument e dënon krimin e kryer në mënyrën që ka përcaktuar vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por termi gjenocid nuk përmendet në deklaratë./ REL

aleksander vucic

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim