LIVE UPDATES
Bota

Disa të plagosur nga sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në SHBA, autori dyshohet se vrau veten

Dy të plagosur janë dërguar për ndihmën e parë në spitalin e kryeqytetit De Moine, rreth 64 kilometra në juglindjen të qytetit Perry, një komunitet prej 8,000 banorësh

4 Janar 2024, 22:44 Nga r.ll
Disa të plagosur nga sulmi me armë zjarri në një
pamje nga shkolla

SHBA- Forcat e rendit në qytetin Perry në shtetin e Ajovës njoftuan për disa të plagosur të enjten në një sulm me armë zjarri në shkollën e mesme të qytetit, në ditën e parë të shkollës pas përfundimit të festave të fundvitit.

Dy të plagosur janë dërguar për ndihmën e parë në spitalin e kryeqytetit De Moine, rreth 64 kilometra në juglindjen të qytetit Perry, një komunitet prej 8,000 banorësh. Sherifi Adam Infante tha se sulmi me armë u kryer para se të fillonte mësimi dhe pak nxënës dhe arsimtarë ishin të pranishëm në Shkollën e Mesme “Perry”.

I dyshuari vrau veten, sipas policisë.

Sulmi me armë ndodh ndërsa në Ajova po afrohen zgjedhjet paraprake. Jo shumë larg shkollës ku u krye sulmi, kandidatët republikanë për president kishin qënë për fushatë këto ditë.

Policia u njoftua për një person të armatosur në orën 7:37 të mëngjesit të së enjtes dhe forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes shtatë minuta më vonë, sipas zotit Infante. Ai shtoi se policët kanë identifikuar disa njerëz të plagosur, por nuk arriti të konfirmonte se për sa bëhej fjalë dhe cila ishte gjendja e tyre. Një zëdhënës spitali konfirmoi njoftimet se dy të plagosurit ishin duke u dërguar për në spital.

Nxënësi Zander Shelley, 15 vjeç, ishte në korridorin e shkollës duke pritur fillimin e mësimit kur dëgjoi të shtënat dhe hyri brenda një klase, sipas babait të tij Kevin Shelley. Zander u strehua brenda klasës prej nga komunikoi me babain e tij në orën 7:36.

Nxënësja Rachael Kares, 18 vjeçe dhe maturante, tha se po bëhej gati për klasën e muzikës kur ajo dhe nxënësit e tjera të bandës muzikore dëgjuan ato që ajo i cilësoi si katër të shtëna, me pauza në mes tyre.

“Të gjithë kërcyem nga vendi,” tha ajo. “Mësuesja na shikoi dhe bërtiti ‘Ikni me nxitim!’ Dhe ne ikëm.”

Ajo dhe të tjerë nga shkolla vrapuan përtej fushës së futbollit ndërkohë që po dëgjonin britmat e njerëzve. “Largohuni! Largohuni!” Ajo thotë se dëgjoi të shtëna të tjera ndërkohë që po vraponte, por nuk di sa prej tyre kishte dëgjuar. Ajo po nxitonte të mbërrinte në shtëpi te djali i saj 3 vjeç.

“Në atë moment nuk më interesonte asgjë, vetëm të largohesha nga aty ngase më duhej të shkoja tek djali,” tha ajo.

Agjentët e zyrës lokale të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, shkuan në vendin e ngjarjes për të ndihmuar hetimet.

“Ka shumë spekulime rreth numrave,” tha kryebashkiaku Dirk Cavanaugh. “Nuk kemi shifra të konfirmuara se për sa bëhet fjalë.”

Sipas zonjës Erica Jolliff, vajza e saj, në klasën e nëntë, i kishte thënë se e kanë larguar me shpejtësi nga oborri i shkollës në orën 7:45. E shqetësuar, ajo ende pas një ore po kërkonte djalin Amirin, i cili shkon në të njejtën shkollë në klasën e 6.

“Vetëm dua të di se është mirë dhe i sigurt,” tha zonja Jolliff. “Nuk po më tregojnë asgjë.”

Qyteti Perry është njëri prej vendeve më me larmi racore se pjesa tjetër e shtetit të Ajovës. Sipas regjistrimit të popullsisë, 31 për qind e banorëve janë hispanikë dhe 19 për qind e popullatës së qytetit janë të lindur jashtë Shteteve të Bashkuara./VOA

shba

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit