LIVE UPDATES
Bota

Diplomatja franceze: Të ashtuquajturat referendume të Rusisë “nuk kanë legjitimitet”

Politikanët që janë të instaluar apo të përkrahur nga Moska, kanë bërë të ditur këtë javë se referendumet për t’iu bashkuar Rusisë do të mbahen në Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja, të gjitha në juglindje të Ukrainës. Këto referendume, që Perëndimi i konsideron të paligjshme, do të mbahen më 23-27 shtator.

23 Shtator 2022, 12:00 Nga d.a.
Diplomatja franceze: Të ashtuquajturat referendume të Rusisë
Ukraine

UKRAINË- Rusia është duke çuar përpara planet për mbajtje të të ashtuquajturave referendume në disa rajone të Ukrainës që kontrollojnë forcat e saj, si dhe në disa që nuk i kontrollojnë, si përpjekje për të fituar sovranitetin e këtyre territoreve.

Politikanët që janë të instaluar apo të përkrahur nga Moska, kanë bërë të ditur këtë javë se referendumet për t’iu bashkuar Rusisë do të mbahen në Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja, të gjitha në juglindje të Ukrainës. Këto referendume, që Perëndimi i konsideron të paligjshme, do të mbahen më 23-27 shtator.

Gati tetë muaj pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka përshkallëzuar në mënyrë dramatike luftën në Ukrainë, forcat ruse kontrollojnë në tërësi rajonin e Luhanskut, dhe disa pjesë të Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhjas. Këto plane, të përkrahura nga Putini, në një adresim më 21 shtator, janë dënuar nga liderët globalë, si dhe nga Ukraina.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë më 21 shtator se do të mbahen përgjegjës liderët e Rusisë “dhe të gjithë personat e përfshirë për këto referendume dhe veprime tjera që shkelin ligjin ndërkombëtar në Ukrainë”.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me diplomaten franceze, Marie Dumoulin, e cila tani udhëheq Programin për Evropë të Gjerë, në Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, lidhur me referendumet pro-ruse, mungesën e legjitimitetit dhe ndikimin që do të mund të kenë.

Radio Evropa e Lirë: Si i shihni referendumet e propozuara për aneksim të pjesëve të Ukrainës që janë pushtuar nga Rusia, në aspektin e legjitimitetit, dhe si u përgjigjeni argumenteve të Moskës se banorët këtyre zonave janë duke ushtruar të drejtën e tyre për vetëvendosje?

Marie Dumoulin: Zakonisht në konflikte të tilla, kur një shtet ka pretendime për territorin e një shteti tjetër, dhe kur referendumet organizohen nën rregullat ndërkombëtare, ato mund të marrin vite për t’u organizuar nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Kemi raste – në Saharën Perëndimore – kur më 1975 nuk ka pasur marrëveshje për kushtet të në të cilat një referendum i tillë do të mund të mbahej. Kjo për faktin se ka shumë pyetje rreth asaj se kush do të marrë pjesë, sipas cilit ligj, kush do ta mbikëqyr, e tjera.

Tani jemi duke u përballur me pseudo-referendume, të cilat do të organizohen në situata të konfliktit, kur mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk do të mund të marrin pjesë në votime. Ne ende nuk e dimë se në bazë të cilit legjislacion do të zhvillohen referendumet – ka shumë mundësi që nën legjislacionin rus, ndonëse ato po zhvillohen në territorin ukrainas, andaj do të duhej të zhvilloheshin nën ligjin ukrainas.

A mund të vazhdoj? Sepse ekzistojnë një mori çështjesh për të cilat nuk ka përgjigje. Është situatë lufte, pra ushtarët do të jenë andejpari për të vëzhguar votimin, dhe kështu nuk do të duhej të ishte. Ekzistojnë pyetje edhe për territorin që do të mbulojnë, sepse këto rajone që janë duke organizuar të ashtuquajturat referendume, kontrollohen vetëm pjesërisht nga Rusia, mirëpo votimi do të vlejë për gjithë territorin. Kjo i bie se një pjesë e popullsisë do të votojë për një pjesë të territorit. Pra, praktikisht nuk ka legjitimit në këto votime.

Radio Evropa e Lirë: Moska ka njohur rajonet ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut – dy prej rajoneve që kanë mbajtur votime të tilla – si shtete të pavarura. A lidhet kjo me legjitimitetin që ka ky proces votimi?

Marie Dumoulin: Rusia është vendi i vetëm që i ka njohur ato (shënim editorial: Koreja e Veriut dhe Siria, e kanë njohur po ashtu sovranitetin e këtyre territoreve). Sipas ligjit ndërkombëtar, këto janë pjesë të territorit ukrainas. Prandaj, nuk e di se çfarë kuptimi ka fakti që Moska ka njohur këto dy entitete si shtete të pavarura.

Radio Evropa e Lirë: Moska përmend tash e një kohë mbajtjen e këtyre votimeve. A befasoheni se tani po ndodh diçka e tillë dhe çfarë mund të mendojë Kremlini?

Marie Dumoulin: Ka të bëjë me situatën ushtarake. Moska është përballur me periudhë të vështirë prej fillimit të shtatorit, për shkak të kundërofensivës së suksesshme të Ukrainës. Ajo çfarë po dëshiron të bëjë Rusia është që të konsolidojë kontrollin mbi këto territore – jo vetëm përmes mjeteve ushtarake, por edhe atyre politike – duke organizuar pseudo-referendumet, që më pas të thotë se ato janë pjesë e Rusisë. Përmes këtyre veprimeve, Rusia është duke tentuar që të ndalë hovin e kundërofensivave tjera, duke thënë: Këto janë territore ruse, prandaj nëse i sulmoni, pasojat do të jenë ekstreme. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përmendur qartë më 21 shtator se mund të përdorë edhe armë bërthamore.

Pra, nëse Rusia nuk mund të kontrollojë këto territore me mjete ushtarake, atëherë synon t’i bëjë ato pjesë të territorit, pasi beson që në këtë mënyrë, Perëndimi dhe Ukraina do të mund të shqetësohen se rrezikojnë të përballen me pasoja të rënda, nëse Ukraina e vazhdon kundërofensivën.

Radio Evropa e Lirë: Disa prej liderëve të vendeve baltike e kanë krahasuar këtë veprim dhe periudhën kur ish-Bashkimi Sovjetik ka aneksuar këto shtete gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si e shihni këtë analogji, apo a ka të tjera që ju kujtohen e që mund t’i përshtaten kësaj situate?

Marie Dumoulin: Jam gjithmonë e kujdesshme me analogjitë historike, sepse është e qartë se jetojmë në një tjetër rregull botëror, në krahasim me atë të viteve 1939-1940. E kuptoj pse vendet baltike ndihem ashtu, sepse ua kujton përvojën e tyre. Mirëpo ne duhet të mendojmë se çfarë rregulli ndërkombëtar ekziston tani dhe çfarë pasoja do të ketë një aneksim i tillë në ligjin ndërkombëtar të tanishëm. Një prej parimeve kyçe të këtij rendi është respektimi i integritetit territorial dhe mospërdorimi i forcës – siç e parasheh edhe Karta e Kombeve të Bashkuara. Aktualisht, një prej vendeve me status të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është duke shkelur këto parime, dhe kjo gjë, natyrisht, nuk përbën lajm të mirë për asnjë shtet në botë.

Radio Evropa e Lirë: Këshilli i Evropës ka thënë se “abuzimi” i Rusisë me procesin e referendumit, është një “përpjekje për të shkatërruar demokracinë dhe sundimin e ligjit”. Duke marrë parasysh seriozitetin e atij paralajmërimi, si mendoni se do të reagojë komuniteti ndërkombëtar nëse Moska vazhdon përpara me këto referendume dhe me aneksim të ndoshta edhe më shumë territoreve ukrainase?

Marie Dumoulin: Nuk do të mund të ketë njohje të këtyre referendumeve. Ato nuk janë referendume, prandaj as që do ta komentoja aspektin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Nuk janë referendume dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta thotë këtë gjë, dhe po ashtu të thotë se janë të pavlefshme. Nuk mund të ketë ndonjë formë legjitimiteti në votimet për këto rajone, në situatën aktuale./REL/

lufta ukraine-rusi referendumet ne donbas marie dumoulin

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!