LIVE UPDATES
Bota

Dialogu me Prishtinën, si e shohin analistët serbë për rrezikun nga nacionalistët në rast marrëveshjeje Serbi- Kosovë

Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mund të përballet me reagime të ashpra dhe të rrezikshme pasi ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

29 Janar 2023, 22:00 Nga k.m.
Dialogu me Prishtinën, si e shohin analistët serbë për
Aleksandër Vuçiç

Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mund të përballet me reagime të ashpra dhe të rrezikshme pasi ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ata pohojnë se reagimet janë pasojë e retorikës anti-perëndimore të përdorur prej vitesh nga vetë presidenti serb. Sidoqoftë, analistët me të cilët bisedoi kolegu Artan Haraqija vlerësojnë se politika serbe nuk ka një figurë më të fuqishme se sa Vuçiç që të përballet me këto reagime dhe pranimi i propozimit evropian mund ta nxjerrë atë fitues në nivel ndërkombëtar.

Pranimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, përbën një ndryshim të madh të politikave të tij nacionaliste, thanë për Zërin e Amerikës analistët, Maja Pishçeviç, eksperte nga Beogradi e Këshillit të Atlantikut dhe gazetari Boshko Jakshiç.

“Kemi ardhur deri te pika kur duhet të pyesim, çfarë duam dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me Kosovën? Gjithmonë kam vlerësuar se konflikti duhet shmangur... Vlerësoj se është e rëndësishme të kërkojmë zgjidhje kompromisi”, tha presidenti serb në fillim të konferencës së 23 janarit ku në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pranoi propozimin që u bë i njohur si nisma franko-gjermane.

Sipas presidentit serb, propozimi përfshin edhe pikën sipas së cilës Serbia nuk duhet të pengojë Kosovën të anëtarësohet në organizata si Këshilli i Evropës, NATO dhe me gjasë edhe OKB.

“Situata në të cilën është tani Vuçiç është një lloj bumerangu. Atmosfera dhe mjedisi, që në masë të madhe është krijuar nga vetë Vuçiç, e armiqësoi Serbinë me Perëndimin dhe tani është vetë ai që duhet të merret me këtë problem. Mendoj se kjo mund të jetë e rrezikshme”, tha për Zërin e Amerikës zonja Pishçeviç.

Qëndrim të njëjtë ka edhe gazetari, Boshko Jakshiç.

“Anëtarët e partisë së tij dhe këtu po flas për 700 000 anëtarë, që presidenti e përmend shpesh me krenari, tani janë në gjendje shoku dhe të hutuar: si ka mundësi që ai i cili u mësonte atyre se Kosova është pjesë e Serbisë, tani po ndryshon politikën e tij. Atij do t’i duhet kohë për të qetësuar këtë gjë. Nëse ai nënshkruan marrëveshje për Kosovën, kjo do të ishte një lloj drejtësie kozmike që ai i cili aktivisht e krijoi problemin e Kosovës, tani duhet ta zgjidhë atë,”- tha gazetari serb, Boshko Jakshiç.

Ky vendim, marrë parasysh qëndrimet e ashpra ndër vite të presidentit serb, që mbështetet në përkrahjen ruse në qasjen ndaj Kosovës, dukej i pamundur deri më 23 janar.

Serbia kurrë nuk ka bërë dhe nuk do bëjë diçka të dëmshme për interesat e Federatës Ruse”, tha presidenti serb pas takimit me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov në Beograd më 2018.

Dy vjet më vonë presidenti serb nuk la asnjë dyshim se ishte i gatshëm t’i thoshte jo integrimit në BE nëse i kërkohej ta njihte Kosovën dhe ta lejonte atë të bëhej anëtare e OKB-së.

“…Që të jem i qartë, përgjigja jonë do të jetë 'jo'",tha udhëheqësi serb në Beograd në qershorin e vitit 2020.

Presidenti Vuçiç i ka qëndruar besnik Moskës edhe pasi Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë. Fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator të vitit të kaluar ishte pothuajse i tëri një sulm ndaj perëndimit.

“Shumë në këtë sallë kanë probleme me respektimin e integritetit territorial të Serbisë. Doni ta dini pse? Sepse ata e kanë pushtetin në duart e tyre dhe në sytë e tyre, ne jemi të vegjël dhe të dobët”, tha presidenti serb.

Perëndimi nuk e ka ndëshkuar dualizmin e politikës së Aleksandër Vuçiçit, që njëkohësisht kërkon integrimin në BE, por edhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me Moskën. Jo rrallë herë kjo interpretohej si çështje që kishte adresë vetëm votuesin serb. Dhe, votuesi serb dëgjonte me vëmendje.

Serbia është ndër vendet e rralla ku mijëra veta kanë protestuar më se njëherë në përkrahje të Moskës pas agresionit rus në Ukrainë. Qëndrimet pro-ruse në Serbi kanë shkuar aq larg, sa ato i janë kthyer kundër edhe vetë Vuçiç, kur ai bënte përpjekje që të shkëputej sadopak nga lidhjet me Rusinë.

“Unë erdha në këtë tubim... për të mbështetur Rusinë, duke kundërshtuar edhe veprimet e autoriteteve të Beogradit, të cilët morën vendimin e turpshëm për të votuar kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara”,tha Mladen Obradoviç, një protestues serb pro rus në muajin prill të vitit 2022.

Me gjithë shqetësimet, analistët serbë besojnë se Aleksandër Vuçiç mund ta përballojë me sukses reagimin e ashpër që mund të ndodhë në rast të një marrëveshjeje me Kosovën. Zonja Pishçeviç, përmend një mori mediash që kontrollohen nga presidenti serb dhe tani, thotë ajo, po vërehen sinjale të vogla se gjuha e përdorur prej tyre po ndryshon.

“Është hera e parë pas shumë kohësh që shoh shtypin duke folur për nevojën e vendit tonë për t'u kthyer nga perëndimi. Shumë prej tyre nuk e thonin këtë në të kaluarën. Më së shumti publikonin kritika për presionin që i behej Serbisë dhe se perëndimi nuk i mban premtimet”, vlerëson për Zërin e Amerikës, Maja Pishçeviç.

“Nëse Vuçiç e zgjidh problemin, mendoj se ai mund të vazhdojë lehtësisht të jetë një nga autokratët e preferuar të Evropës, siç e cilësoi dikur Angela Merkel (ish kancelarja e Gjermanisë). Nëse presidenti Vuçiç tregon gatishmëri, siç edhe duket, për marrëveshje atëherë ai mund të dalë nga kjo situatë si fitues në nivel ndërkombëtar. Por, jo një fitues në skenën vendore. Kritikat tani kanë filluar, do të ketë shumë armiq nga brenda. Pyetja është, pse Vuçiç, i cili vetë është krijuesi i një politike dhe atmosfere të tillë në Serbi, po bën këtë kthesë të madhe tani?”, pyet gazetari serb, Bosko Jakshiç.

Analistët serbë thonë uniteti i perëndimit i treguar në Prishtinë dhe Beograd, nga tri shtetet më të fuqishme të BE-së, Gjermania, Franca dhe Italia me përkrahjen e Uashingtonit, nuk i ofron më mundësi për manovrime asnjërës palë, pasi pasojat janë të qarta, një gjë që e pranoi publikisht edhe presidenti serb.

“Që në fjalinë e dytë më është thënë, duhet ta pranoni këtë plan. Nëse nuk e pranoni, procesi i negociatave për integrim evropian do ndërpritet. Së dyti, do ndërpriten dhe tërhiqen investimet e huaja dhe me të gjitha masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ndërmerren, do t’i bëhen dëme të mëdha Republikës së Serbisë. Kjo më është përsëritur tre herë”, tha presidenti Vuçiç më 23 janar.

“Shqetësimi im është kur dëgjoj opozitën duke thënë se nuk duam ta mbështesim Vuçiç sepse, tani, kur ai ndodhet përballë kësaj zgjedhjeje të vështirë ka dëshirë ta ndajë përgjegjësinë dhe barrën me ne. Unë mendoj se kjo është e gabuar. Pranimi i këtij propozimi nuk është përkrahje për Vuçiç. Ajo do të ishte një PO për të ardhmen e Serbisë. Ne kemi humbur mijëra të rinj të shkolluar vetëm gjatë vitit të kaluar. Largimi i trurit nga vendi është tejet i rrezikshëm. Pranimi i propozimit është PO edhe për dhjetëra mijëra serbët e Kosovës”, tha zonja Pishçeviç.

“Ndryshe nga opozita, përfshirë atë pro-evropiane unë nuk kam asgjë kundër që ai ta zgjidhë problemin. Kushdo që e zgjidh atë shpëton Serbinë, Kosovën dhe ndoshta tërë rajonin, shpëton unitetin evropian, që është i nevojshëm për t'u përballur me Rusinë. Me një marrëveshje për Kosovën, Serbia mund të zvogëlojë kapacitetin shantazhues të Rusisë, sepse në Moskë e përdorin Kosovën gjatë gjithë kohës, duke u paraqitur si mbështetës të integritetit territorial të Serbisë”, vlerëson gazetari Boshko Jakshiç.

Analistët serbë thonë se trysni e ngjashme nga perëndimi është bërë edhe ndaj Prishtinës. Por, sfida e kryeministrit Kurti, sidomos me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për çfarë ai është kritikuar sidomos nga Uashingtoni, nuk është sfidë më e madhe se sa ajo me të cilat përballet presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili, sipas tyre, duhet të bëjë kompromis me diçka që shkon në kundërshtim me të paktën dy dekada të të bërit politikë në Beograd, ku Kosova vazhdon të trajtohet si pjesë e pandashme e Serbisë./VOA

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më