Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kështu është thënë në letrat e ndara që presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai gjerman, Frank Walter-Steinmeier, i kanë dërguar homologes së tyre kosovare, Vjosa Osmani, për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
KOSOVË- Krerët e Francës dhe Gjermanisë kanë thënë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është thelbësor në rrugën e Prishtinës dhe Beogradit drejt bllokut evropian.
Kështu është thënë në letrat e ndara që presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai gjerman, Frank Walter-Steinmeier, i kanë dërguar homologes së tyre kosovare, Vjosa Osmani, për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në letrën drejtuar Osmanit, Macron theksoi nevojën e rinisjes së bisedimeve në kuadër të dialogut të Brukselit.
“Është thelbësore të rifillojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është element qendror për perspektivën evropiane të dy vendeve dhe për sigurimin e stabilitetit të rajonit dhe kontinentit evropian. Ne presim që të dy vendet të angazhohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, shkroi Macron.
Ndërkaq, Steinmeier tha se Gjermania mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, por shtoi se dialogu me Serbinë, mbetet “sfidë thelbësore” për Kosovën.
“Dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE-ja, mbetet një sfidë thelbësore për vendin tuaj referuar normalizimit të marrëdhënieve të të dyjave vendeve dhe promovimit të qëndrueshëm të sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Se sa i rëndësishëm është angazhimi i të dyja palëve në bisedime, këtë e kanë treguar rishtazi edhe tensionet e fundit. Gjithashtu, gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së”, tha ai.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011. Së fundmi, palët kanë pranuar propozimin evropian – që njihej fillimisht si propozimi franko-gjerman – për normalizim. Ky dokument nuk është bërë publik. Por, në një draft në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Procesi i dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja, synon normalizimin e plotë të raporteve përmes një marrëveshjeje përfundimtare. Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket kësaj marrëveshjeje. Kosova insiston se marrëveshja duhet të përfshijë njohjen reciproke, por Serbia insiston në një zgjidhje kompromis, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL
Bajram Begaj KOSOVË- Në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti priti presidentin e ...
Nikola Gruevski SHKUP- Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i dha sot të drejtë gjykatave në Maqedoninë e ...
Alyena Olmez TURQI- Një vajzë adoleshente është shpëtuar 248 orë pas tërmetit shkatërrues të javës s...
Maria Ponomarenko RUSI- Gazetarja ruse Maria Ponomarenko është dënuar me gjashtë vjet burg për një postim në Telegram n&...
Elon Musk SHBA- Tesla po tërheq 362,758 makina nga tregu në SHBA, duke pretenduar se ka probleme me softuerin plotësisht autonom të dre...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ditën e pavar&eum...
Pamje nga Turqia TURQI- Dhjetëra mijëra njerëz humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti, por frika po rritet se fatkeq&eu...
Mbreti Charles III BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka uruar Kosovën për pavarësinë. Presid...
Edi Rama Socialistët refuzuan të merrnin në shqyrtim në Kuvend kërkesën e opozitës për ngritjen komisionit që ...
Mike Pompeo SHBA- Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbrojtur kontrollin prej dekadash të Izraelit mbi territoret palestineze duke ...