Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prokuroria Speciale tha se i pandehuri tashmë gjendet në paraburgim, duke mos dhënë më shumë detaje.
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Z.N, të nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer veprën penale "krime lufte kundër popullatës civile" në Kosovë.
“Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar”, u tha në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Prokuroria Speciale tha se i pandehuri tashmë gjendet në paraburgim, duke mos dhënë më shumë detaje. Por, më 4 mars të këtij viti Policia e Kosovës kishte njoftuar se Z.N., i nacionalitetit serb ishte arrestuar në Mitrovicë të Veriut gjatë një aksioni të përbashkët mes Policisë dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, nën dyshimet për krime lufte dhe dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Atëbotë, autoritetet thanë se i pandehuri, 70 vjeç, dyshohet se ka kryer krimet gjatë vitit 1999 në qytetin e Vushtrrisë. Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.
Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).
Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Ndërsa, numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë./ REL
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg SHBA- Elon Musk doli në mbështetje të sipërmarrësit rus njëkohësisht pronarit të...
Ndërtesë për pasurimin e uraniumit në Iran SHBA- Ringjallja e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive bërthamore v...
Foto ilustruese UKRAINA- Rusia kreu sulme të gjera me dronë dhe raketa kundër Ukrainës të hënën, duke vrarë të...
Foto ilustruese GREQIA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi ...
Pavel Durov RUSI- Kremlini tha më 26 gusht se nuk ka pranuar asnjë informacion nga Franca pse e ka arrestuar Pavel Durov, miliarderin e lindur n&...
Trump dhe Harris SHBA- Zgjedhjet presidenciale amerikane ka të ngjarë të varen nga rezultati në shtatë shtete të fushëbe...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizat...
AFGANISTAN- Ngjarjet e tmerrshme të 26 gushtit të vitit 2021 janë ngulitur në kujtesën e Shafiullah Samsorit. Njëzetedyvje&...
UKRAINË- Autoriteti shtetëror i energjisë i Ukrainës njoftoi se po aplikon ndërprerje emergjente të energjisë pas një ...
Olaf Scholz SOLINGEN- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshiron të rrisë deportimet e migrantëve të ...