LIVE UPDATES
Bota

Derisa Ukraina dhe Perëndimi kërkojnë paqe, Rusia zotohet për ofensivë të re në rajonet e pushtuara

Shefi i ushtrisë ruse ka njoftuar se ushtria po i përcakton synimet e ardhshme për forcat ushtarake të Kremlinit.

31 Gusht 2025, 12:27 Nga I.A

Derisa Ukraina dhe Perëndimi kërkojnë paqe, Rusia zotohet

RUSI- Derisa Kievi, aleatët e tij evropianë dhe Uashingtoni po vazhdojnë të kërkojnë gjetjen e një mënyre për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Rusia ka shpalosur plane për një ofensivë të re në vjeshtë.

Shefi i ushtrisë ruse ka njoftuar se ushtria po i përcakton synimet e ardhshme për forcat ushtarake të Kremlinit.

“Sot, po përcaktojmë detyrat për grupet e forcave të armatosura që synojnë periudhën e vjeshtës”, tha më 30 gusht Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë.

“Grupi i kombinuar i trupave po vazhdon një ofensivë të pandërprerë përgjatë pothuajse gjithë vijës së frontit. Iniciativa strategjike është plotësisht në duart e forcave ruse”, shtoi Gerasimov.

Ai pretendoi se 99.7 për qind e rajonit Luhansk është nën kontrollin e forcave ruse, bashkë me 79 për qind të Donjeckut, 76 për qind të Hersonit dhe 74 për qind të Zaporizhjas.

Nuk është e mundur të vërtetohen në mënyrë të pavarur këto pretendime të ushtrisë ruse.

Kremlini pretendon se i ka aneksuar këto katër rajone të Ukrainës.

Ukraina është zotuar se nuk do ta dorëzojë asnjë copë të tokës së vet sovrane në duart e Rusisë në ndonjë marrëveshje për paqe në të ardhmen.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Viktor Trehubov, i kundërshtoi pretendimet e rusëve, duke thënë për televizionin ukrainas se forcat e Kievit po korrin sukses në frenimin e trupave armike në rajonet e Donjeckut dhe Dnipropetrovskut.

“Pavarësisht veprimeve agresive, pavarësisht suksesit në disa pika në ushtrimin e presionit mbi pozicionet ukrainase, Rusia nuk ka arritur asnjë fitore të shpejtë”, tha ai.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh më pak i sigurt se mund ta organizonte një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, por theksoi se një takim trepalësh, ku do të merrte pjesë dhe ai, është ende i mundur.

“Ne kaluam mirë”, tha Trump për Putinin në një intervistë me faqen konservatore Daily Caller.

“E patë, kemi pasur marrëdhënie të mirë ndër vite, shumë të mirë, në fakt”, shtoi ai.

“Prandaj, mendova vërtet se do t’i kishim dhënë fund kësaj pune”, tha ai, duke iu referuar një takimi dypalësh Putin-Zelensky. “Do të kisha dashur shumë të ishte realizuar”.

Me gjithë bisedat për paqe, Rusia nuk ka treguar asnjë shenjë se do t’i japë fund dhunës.

Shumë vëzhgues thonë se Kremlini nuk është i interesuar për bisedime të menjëhershme për paqe, duke besuar se mban përparësi ushtarake kundër forcave ukrainase, të cilat janë më të vogla në numër dhe më të dobëta.

Zelensky e akuzoi Moskën se po përdor vonesa diplomatike për t’i intensifikuar sulmet dhe bëri thirrje për sanksione më të forta kundër sektorëve bankarë dhe energjetik të Rusisë.

Lideri ukrainas tha se raportet e inteligjencës së vendit treguan se Rusia po përgatitet ta nisë një ofensivë të re në lindje të Ukrainës, pasi ka përqendruar rreth 100.000 trupa pranë qytetit strategjik të minierave, Pokrovsk.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, më 30 gusht tha se beson se Kremlini nuk do ta pranojë një zgjidhje diplomatike të luftës tani për tani.

“Të gjitha përpjekjet e javëve të fundit kanë marrë përgjigje me një qasje edhe më agresive nga ky regjim në Moskë kundër popullatës në Ukrainë”, tha Merz.

“Kjo gjithashtu nuk do të ndalet derisa të sigurohemi së bashku që Rusia, të paktën për arsye ekonomike, e ndoshta edhe ushtarake… të mos mund ta vazhdojë më këtë luftë”, shtoi ai./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj