LIVE UPDATES
Bota

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së

Të dyja vendet e Evropës Lindore u çiftuan qëkurse aplikuan për anëtarësim në BE, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

8 Shtator 2025, 14:14 Nga r.ll
Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky me presidenten moldave, Maia Sandu

UKRAINË- Kjo verë ka qenë e mbushur me thashetheme dhe aluzione nga zyrtarë të Brukselit se Ukraina dhe Moldavia mund t’i ndajnë rrugët e tyre përkatëse drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të dyja vendet e Evropës Lindore u çiftuan qëkurse aplikuan për anëtarësim në BE, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Ato e morën statusin e vendeve kandidate njëkohësisht në verën e atij viti, dhe në fund të vitit 2023 shtetet anëtare të BE-së treguan se të dyja mund t’i nisin negociatat e anëtarësimit.

Por, këto negociata nuk kanë nisur kurrë me asnjërën prej tyre – kryekëput për shkak se Hungaria e bllokoi të gjithë procesit, sepse Budapesti ankohet për, siç thotë, diskriminim të pakicës hungareze në Ukrainë.

Ky vend i Evropës Qendrore mbajti referendum këshillimor në fillim të këtij viti, në të cilin 95 për qind e pjesëmarrësve ishin kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Derisa shumica e vendeve të tjera anëtare e hodhën poshtë këtë votim si thjesht një shfaqje tjetër politike të Budapestit, pak kush beson se vendi është i gatshëm ta heqë veton për të nisur negociatat së shpejti.

Dhe, disa mendojnë se kjo është e padrejtë për Moldavinë, pasi asnjë nga 27 vendet e BE-së nuk e kundërshton fillimin e bisedimeve me Kishinjevin.

Komisionarja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, foli për idenë e ndarjes formale kur dha një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) këtë pranverë. Ideja e saj dukej se mori hov gjatë verës kur Brukseli u trondit përkohësisht nga lëvizja e papritur e presidentit Volodymyr Zelensky në korrik për të kufizuar pavarësinë e dy agjencive të rëndësishme kundër korrupsionit.

E vërteta është se ndarje të tilla politike kanë ndodhur edhe më parë, së fundi vitin e kaluar, kur Shqipërisë iu lejua të ecte përpara me negociatat e anëtarësimit, ndërsa Bullgaria vazhdoi të vendoste veto ndaj të njëjtave hapa për fqinjën e saj, Maqedoninë e Veriut.

Por, kur ministrat evropianë të bllokut, të cilët merren me çështjet e zgjerimit, u takuan në Danimarkë më 1 dhe 2 shtator, nuk pati asnjë fjalë për ndarjen e Moldavisë dhe Ukrainës, përveç se një gjë e tillë u përjashtua, të paktën tani për tani.

Ka tri arsye për këtë: Mosdorëzimi para asaj që shumë shtete e shohin si shantazh të Hungarisë, ndjesia se një veprim i tillë do të ishte strategjikisht i pafavorshëm si për BE-në ashtu edhe për Ukrainën tani, dhe fakti që do të kishte ndikim të kufizuar për Moldavinë gjithsesi.

Në çështjen e parë, zhgënjimi po rritet se Budapesti po përpiqet t’i diktojë shumë nga politika e BE-së ndaj Ukrainës.

Dhe, është e drejtë të thuhet se Hungaria po ia del ta bëjë këtë.

Financimi institucional i BE-së, përmes Mekanizmit Evropian të Paqes (EPF), për armët e Ukrainës është bllokuar tashmë për dy vjet dhe, kah fundi i kësaj jave, diplomatët evropianë me shumë gjasë do të pranojnë që Budapesti – së bashku me Bratislavën – do të arrijë t’i heqë disa oligarkë nga lista e zezë e sanksioneve ndaj Rusisë për ta siguruar njëzëshmërinë për t’i zgjatur edhe për gjashtë muaj të gjitha masave kufizuese.

Mendimi këtu është se, në vend që t’i jepet Hungarisë një fitore tjetër, mbase do të ishte më zgjuarsi të pritej deri në zgjedhjet parlamentare në Hungari, në prill të vitit 2026, sepse sondazhet tregojnë se opozita ka shanse reale për ta marrë pushtetin.

Kjo nuk do të thotë se politika e Hungarisë karshi Ukrainës pëson ndryshim të plotë menjëherë, por pak zyrtarë të BE-së mendojnë se ndërsa Ukraina po humbet kohë të çmuar, disa muaj të tjerë pritjeje janë të parëndësishëm në një proces më të madh që mund të zgjasë me vite ose ndoshta dekada.

Së dyti, shumë nga mbështetësit më të zjarrtë të Ukrainës në bllok, si shtetet baltike dhe Republika Çeke, nisën menjëherë një kundërsulm diplomatik kundër çdo lloj ndarjeje sapo filluan të qarkullonin zërat se ajo po shqyrtohej.

Lituania përgatiti një dokument diskutimi, të cilin e ka parë REL-i, ku argumenton se BE-26, që do të thotë i gjithë blloku përveç Hungarisë, duhet të zhvillojë negociata joformale me Ukrainën dhe Moldavinë në ndërkohë, dhe se negociatat për shumicën e 33 kapitujve të anëtarësimit do të hapeshin “në mënyrë të përshpejtuar kur të rikthehet mbështetja e BE-27”.

Vendimtare ishte që Franca dhe Gjermania, dy vende të rëndësishme në BE, u bashkuan kundër çdo ndarjeje tani, sidomos pasi Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO me shumë gjasa nuk do të jetë në tavolinë të bisedimeve të mundshme për paqe me Rusinë.

Prandaj, anëtarësimi në BE për Kievin bëhet edhe më i rëndësishëm, sipas shumicës së diplomatëve të BE-së që e shohin këtë si garancinë më të qartë të sigurisë dhe politike që kombet evropiane mund t’ia ofrojnë një vendi të shkatërruar nga lufta.

Më në fund, ka pasur gjithashtu sinjale nga Moldavia se as Kishinjevi nuk është shumë i interesuar për ndarje, të paktën tani.

Shumë zyrtarë evropianë kishin dashur t’i jepnin një shtysë Qeverisë pro-BE të vendit, para asaj që pritet të jetë një garë e ngushtë në zgjedhjet parlamentare më 28 shtator, duke hapur negociatat e anëtarësimit disa ditë ose javë para votimit.

Megjithatë, të tjerë, në kryeqytetet e BE-së dhe në Kishinjev, argumentuan se kjo do të kishte rezultat të kufizuar për dy arsye.

Së pari, pak njerëz jashtë korridoreve të pushtetit në Bruksel kuptojnë teknikalitetet ose rëndësinë e nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE.
Siç tha një diplomat i BE-së: “Njerëzit duan të dinë kur vendi i tyre mund të anëtarësohet dhe çfarë do të thotë kjo për ta, e jo kur disa diplomatë të panjohur takohen”.

Së dyti, ekziston një qëndrim mes të gjitha vendeve kandidate për në BE, por sidomos Moldavisë, se është Ukraina dhe përpjekjet e saj për ta zmbrapsur pushtimin rus që ka ringjallur procesin e zgjerimit të BE-së në përgjithësi.

Në fakt, Kishinjevi u përfshi në valën e Ukrainës kur aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2022.

Për momentin, ato do të mbeten të lidhura, por nuk duhet përjashtuar mundësia që debati për ndarje e tyre të rihapet më vonë gjatë vitit./REL

ukraine moldavi integrimi ne be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet