LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Sulm në stacionin e autobusëve në Jerusalem, gjashtë persona të vrarë dhe 12 të plagosur, mes viktimave edhe autorët

Policia e Izraelit tha se sulmuesit qëlluan në drejtim të njerëzve që po prisnin në stacionin e autobusit. Një ushtar izraelit dhe një civil që ndodheshin në vendngjarje qëlluan dhe i vranë sulmuesit, tha policia.

8 Shtator 2025, 14:01 Nga E. D
VIDEO/ Sulm në stacionin e autobusëve në Jerusalem, gjashtë
pamje nga vendngjarja

JERUSALEM- Disa sulmues palestinezë hapën zjarr në një stacion autobusi në veri të Jerusalemit të hënën, duke i vrarë gjashtë njerëz dhe duke i plagosur 12 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite. Policia e Izraelit tha se sulmuesit qëlluan në drejtim të njerëzve që po prisnin në stacionin e autobusit. Një ushtar izraelit dhe një civil që ndodheshin në vendngjarje qëlluan dhe i vranë sulmuesit, tha policia.

Lufta në Rripin e Gazës ka shkaktuar një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor - i pushtuar nga Izraeli - si dhe brenda vetë Izraelit. Militantët palestinezë kanë sulmuar dhe vrarë izraelitë në Izrael dhe në Bregun Perëndimor, ndërkohë që është rritur edhe dhuna e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve. Sulmi i së hënës ndodhi në një kryqëzim të madh në hyrjen veriore të Jerusalemit, në një rrugë që të çon drejt vendbanimeve hebraike në Jerusalemin lindor.

Pamje nga vendi i ngjarjeve shfaqën dhjetëra njerëz duke vrapuar për t’u larguar nga stacioni i autobusit. Një autobus, xhami i përparmë i të cilit ishte dëmtuar nga plumbat, mbeti në stacion, me sende të shpërndara në rrugë. Ekipet emergjente që mbërritën në vend thanë se zona ishte kaotike dhe e mbuluar me xhama të thyer, me njerëz të plagosur e të shtrirë pandjenja në rrugë dhe në trotuarin pranë stacionit të autobusit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mbërriti në vendngjarje rreth dy orë pas sulmit. Netanyahu duhej të ishte në gjyq të hënën për gjykimin ndaj tij për korrupsion, por seanca u shty për shkak të situatës së sigurisë. Ai paralajmëroi se Izraeli po “lufton një luftë në disa fronte”, duke përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor dhe vetë Izraelin. Netanyahu gjithashtu vlerësoi ushtarin që vrau sulmuesin, i cili ishte pjesë e një njësie të sapoformuar për ushtarë ultraortodoksë.

Qindra forca sigurie mbërritën në vend për të kërkuar sulmues të tjerë ose eksplozivë të mundshëm të vendosur në zonë. Ushtria izraelite tha se po rrethon fshatra palestineze në periferi të qytetit të afërt të Ramallahut në Bregun Perëndimor, ndërsa po rrit masat mbrojtëse pas sulmit. Hamas – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e përshëndeti sulmin, por nuk e mori përgjegjësinë për të, duke e quajtur atë “përgjigje e natyrshme ndaj krimeve të okupatorit kundër popullit tonë”.

Sulmi i së hënës ishte më vdekjeprurësi që prej tetorit 2024, kur dy palestinezë nga Bregu Perëndimor hapën zjarr brenda një treni të transportit urban në Tel Aviv, duke vrarë shtatë persona dhe plagosur shumë të tjerë. Krahu ushtarak i Hamasit mori përgjegjësinë për atë sulm. Të dhënat nga zyra humanitare e OKB-së tregojnë se të paktën 49 izraelitë janë vrarë nga palestinezë në Izrael ose në Bregun Perëndimor nga fillimi i luftës deri në korrik të vitit 2025. Në të njëjtën periudhë, forcat dhe civilët izraelitë kanë vrarë të paktën 968 palestinezë në Izrael dhe në Bregun Perëndimor.

sulm ne jerusalem

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet