Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili tha se ky hap korrigjon gabimin e bërë në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, kur shteti ndaloi prodhimin e energjisë bërthamore.
SERBI- Pesë ministri në Serbi nënshkruan të mërkurën një memorandum mirëkuptimi në fushën e aplikimit të energjisë bërthamore, bashkë me 20 institucione dhe institute shkencore-akademike, bëri të ditur Qeveria e Serbisë.
Me këtë veprim, siç paralajmëroi më herët Ministria e Minierave dhe Energjetikës e Serbisë, filloi debati publik për mundësitë e përdorimit të energjisë bërthamore në Serbi, në kohë paqeje.
Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili tha se ky hap korrigjon gabimin e bërë në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, kur shteti ndaloi prodhimin e energjisë bërthamore.
Ai iu referua një moratoriumi të vitit 1989 mbi ndërtimin e termocentraleve bërthamore në territorin e Serbisë, i cili daton nga periudha e Jugosllavisë socialiste. Vuçeviç tha se është e mundur që të zhvillohet energjia bërthamore, pa rrezikuar mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve të Serbisë.
“Besoj se ky është një shans i madh për zhvillimin e Serbisë. Pres nga ju që të punoni në mënyrë transparente dhe të hapur”, tha Vuçeviç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Memorandumin në Pallatin e Serbisë në Beograd e nënshkruan Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit, Ministria e Minierave dhe Energjisë, Ministria e Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, bashkë me Elektrodistribucionin e Serbisë, Rrjetin Elektrik të Serbisë, Institutin e Shkencave Bërthamore Vinça etj.
Zyrtarët në Serbi janë duke shqyrtuar zhvillimin dhe përdorimin e energjisë bërthamore në përpjekje për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit dhe për t’u zhvendosur nga karburantet fosile te burimet e rinovueshme të energjisë.
Serbia është nënshkruese e Deklaratës për Agjendën e Gjelbër, e miratuar në vitin 2020 në Samitin e Sofjes. Me këtë deklaratë, Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë zotuar se do të heqin dorë nga qymyri deri në vitin 2050. Sipas Agjencisë së Energjisë në Serbi, ky vend, për prodhimin e energjisë elektrike, mbështetet kryesisht në termocentralet me qymyr./REL
takimi SHBA- Aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO ishin temë e takimit mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osm...
carla bruni sarkozy FRANCË- Ish-zonja e parë franceze Carla Bruni-Sarkozy është akuzuar për presion ndaj një dëshmitari ...
volodymyr zelenskyy SHBA- Ukraina ka nevojë për më shumë se 120 avionë luftarakë F-16, për të arritur barazinë...
foto ilustruese SEUL- Një politikan në Korenë e Jugut po kritikohet për komente të rrezikshme pasi e lidhi rritjen e vetëvras...
foto ilustruese SHBA- Më shumë se 160 milionë njerëz në SHBA jetojnë në zona nën paralajmërime të nx...
IZRAEL- Optimizmi për një marrëveshje armëpushimi-peng Izrael-Hamas u zbeh këtë javë pasi Izraeli vendosi kushte për m...
hristijan mickoski SHBA- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski, i cili drejton delegacionin e Maqedonisë së Ve...
viktor orban HUNGARI- Hungaria mori më 1 korrik 2024 presidencën e radhës së Këshillit Europian, që do ta mbajë...
foto ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të martën se ka goditur një fushatë propagandistike ruse n&e...
donald trump SHBA- Komiteti Kombëtar Republikan ka publikuar platformën e vitit 2024, e cila reflekton politikat dhe axhendën e kandidatit ...