LIVE UPDATES
Bota

DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet kyçe në Kosovë

Teksa e ka publikuar raportin, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se raportet e publikuara për një pjesë të mirë të vendeve të botës demonstrojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar të drejtat e njeriut në botë.

20 Mars 2023, 21:07 Nga I.A
DASH: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër problemet
DASH

SHBA- Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën. Telegrafi shkruan se probleme tjera në raportin për vitin 2022 përfshijnë edhe format tjera të dhunës, si dhe krime apo kërcënime ndaj minoriteve etnike e grupeve tjera të margjinalizuara. Teksa e ka publikuar raportin, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se raportet e publikuara për një pjesë të mirë të vendeve të botës demonstrojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të avancuar të drejtat e njeriut në botë.

Në raportin për vitin 2022 përmendet që ligji parasheh ndëshkime penale për zyrtarët e përfshirë në korrupsion, por që Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në tërësi.

“Kanë qenë disa raste të raportimit të korrupsionit në nivel qeveritar. Zyrtarët ndonjëherë janë përfshirë në praktika korruptive, pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe brishtësia për zbatim të ligjit ka rezultuar me këtë problem”, është thënë në raport.

Aty është përmendur se disa raste të korrupsionit janë apeluar vazhdimisht dhe se sistemi gjyqësor, me raste, e ka lejuar skadimin e afatit të parashkrimit të rasteve.

Në dhjetor të vitit 2021, Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka identifikuar 11 raste të korrupsionit që kanë rrezikuar parashkrim; në janar shtatë nga këto raste kanë skaduar për shkak të parashkrimit”.

Në raport janë përmendur edhe Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit, si përgjegjëse për luftim të korrupsionit qeveritar.

“Deri në shtator, Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar 29 opinione për raste specifike që potencialisht kanë qenë konflikte interesi dhe aktivitetet që në të ardhmen mund të përbëjnë konflikte interesi. Prokurorët kanë ngritur 150 aktakuza lidhur me korrupsionin dhe për 34 raste janë shqiptuar dënimet deri në tetor”.

Në raportin për vitin 2022 është përmendur, po ashtu, që organizatat joqeveritare në Kosovë, por edhe organizatat ndërkombëtare, kanë vënë në pah disa herë dështimet e sistemit gjyqësor për të ndëshkuar rastet e korrupsionit, prandaj shumë pak raste të zyrtarëve të lartë, të përfshirë në këto shkelje, kanë përfunduar me dënime.

Për më shumë, në pjesën për korrupsion, janë përmendur edhe dy hetime të mëdha korrupsioni në kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Hetimet kanë rezultuar me arrestimin e 74 zyrtarëve të Policisë së Kosovës, dy zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe 34 zyrtarëve të Policisë së Shqipërisë. Më pas, në shtator, tre zyrtarë policorë janë dënuar me 15 deri në 30 muaj burgim për abuzim të pozitave të tyre, për pranim të ryshfetit dhe për ofrimin e ndihmës për kontrabandim mallrash në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë,".

Në një pjesë të raportit përmendet që gjyqi i nisur më 2019 ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo ende nuk ka epilog. Ai dhe tetë zyrtarë të tjerë të ministrisë janë akuzuar për abuzim të pushtetit, pasi dyshohet se kanë manipuluar me grante. Në pjesën për mungesën e hetimeve për dhunën me bazë gjinore, raporti përmend se rastet e tilla, përfshirë dhunën seksuale dhe dhunime tjera, nuk raportohen shpesh nga viktimat, për shkak të stigmës shoqërore dhe mungesës së besimit në autoritete.

“Deri në shtator [të vitit 2022], prokurorët kanë hetuar 160 raste të dhunimeve dhe kanë ngritur 30 padi”.

Në raport përmendet rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar, një i rritur dhe katër të mitur.

“Në dhjetor, prokurorët kanë ngritur padi kundër të dyshuarve, duke i akuzuar me trafikim të personave, përdorim i shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit dhe pornografi fëmijësh”.

Më pas, është përmendur edhe vrasja e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në muajin nëntor. I dyshuari, i ka ikur arrestimit dhe ka kryer vetëvrasje dy ditë më vonë.

“Policia e ka konfirmuar se viktima më parë ka raportuar për dhunë në familje dhe ka qenë në mbrojtje policore”.

Në raport konkludohet, po ashtu, se më pak gra mbajnë pozita udhëheqëse në biznese, polici apo qeveri.

“Institucioni i Avokatit të Popullit ka raportuar se gratë janë shpesh subjekte të praktikave diskriminuese të punësimit, si dhe të formave të diskriminimit, përfshirë ngacmimet seksuale në vendin e punës, si në sektorin publik, ashtu edhe atë privat”.

Sipas gjetjeve të raportit, gratë në Kosovë janë të nënpërfaqësuara në tregun e punës, pasi, vetëm një në pesë gra është pjesë aktive e tregut formal të punës.

dash raporti i dash per kosoven

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale