Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vaksinat e miratuara janë të kompanive Pfizer dhe Moderna. Sipas Administratës për Barnat dhe Ushqimet (FDA) duke filluar nga mosha 5 vjeç, shumica e njerëzve mund të marrin një dozë të vetme edhe nëse nuk kanë bërë më parë vaksinën kundër COVID-19.
SHBA- Shumica e amerikanëve duhet të marrin vaksinën më të fundit ndaj COVID-it, njoftuan të martën zyrtarët e shëndetësisë. Komisioni këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) miratoi vaksinat e reja për personat e moshës nga 6 muaj e lart, dhe ky sugjerim u mbështet menjëherë nga drejtorja e këtij institucioni.
Ashpërsia e pandemisë COVID-19 ka rënë, por ka ende mijëra raste shtrimesh në spitale dhe qindra vdekje çdo javë në Shtetet e Bashkuara. Shtrimet në spital janë shtuar që nga fundi i verës, megjithëse duket se shifrat kanë tendencën të bien, në veçanti në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.
Ekspertët megjithatë shqetësohen se imuniteti nga vaksinimet dhe infektimet e mëparshme mund të jetë duke u zbehur tek shumë persona, dhe mendojnë se një vaksinë e re do të shpëtonte shumë jetë. Sipas një anketimi të cituar nga CDC-ja muajin e kaluar, rreth 42% të të pyeturve thanë se do ta bënin një vaksinë të re. Megjithatë, vetëm 20% e personave në moshë madhore morën një dozë të përditësuar të vaksinës, kur ajo u ofrua vitin e kaluar.
Doktorët shpresojnë që të vaksinohen mjaftueshëm njerëz për të ndihmuar në shmangien e një epidemie të trefishtë, siç ndodhi vitin e kaluar, kur u mbingarkuan spitalet me një sezon të hershëm gripi, me një valë të sindromës të rrugëve të frymëmarrjes, dhe një tjetër valë dimërore të koronavirusit.
Vaksinat e miratuara janë të kompanive Pfizer dhe Moderna. Sipas Administratës për Barnat dhe Ushqimet (FDA) duke filluar nga mosha 5 vjeç, shumica e njerëzve mund të marrin një dozë të vetme edhe nëse nuk kanë bërë më parë vaksinën kundër COVID-19. Fëmijët më të vegjël mund të kenë nevojë për doza të mëtejshme, në varësi të historikut të tyre të vaksinimit dhe infektimeve.
Ashtu siç veprohet me vaksinat e gripit, të cilat përditësohen çdo vit, FDA-ja i dha një formulë të re firmave prodhuese të vaksinave ndaj COVID-19ës. Dozat më të fundit do të kenë në objektiv një nënvariant të omikronit, të emërtuar XBB.1.5. Ky është një ndryshim i madh nga viti i kaluar, kur vaksinat patën në objektiv një gamë të gjerë variantesh të koronavirusit dhe të një versioni më të hershëm të omikronit.
Marrë nga VOA
Donald Tusk POLONI- Me zhvillimin e kongreseve fundjavën e fundit, të dy partitë kryesore të Polonisë u futën në fa...
Michael Roth Michael Roth qëndroi në Shkup në kuadër të përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për të vazh...
Ekonomia gjermane pritet të tkurret në vitin 2023, tha të hënën Komisioni Evropian. Produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë...
Joe Biden Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha më 12 shtator se ka iniciuar nisjen e hetimit për gjykimin ...
foto ilustruese SUEDI- Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike në...
pamje nga vendngjarja VIETNAM- Të paktë 30 persona kanë humbur jetë si pasojë e një zjarri të madh në nj&...
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un RUSI- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan n&eum...
Gabriel Escobar KOSOVË- Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë...
Kevin McCarthy SHBA- Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy njoftoi të martën se ligjvënësit ...
Qemal Minxhozi dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë...